Edi Rama është fatkeqësi kombëtare

Opinione

Edi Rama është fatkeqësi kombëtare

Nga: Skënder Kapiti Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 12:22
Skënder Kapiti

Nuk ka faj korrupsioni, tradhtia dhe padrejtësia e pushtetit në Shqipëri, pse votuesit zgjedhin e votojnë keq, pra kur shumica gabojnë

Edi Rama dhe Hashim Thaçi, dy matrapazët politikë që janë treguar gjithmonë gati për të bërë gjithcka edhe në dëm të interesave kombëtare; të cilët janë dakordësuar edhe me Serbinë, edhe me ndërkombetarët vetëm për hatër dhe për të pasur mbështetje për interesa personale pushteti; të dy janë treguar të gatshëm për cdo marrëveshje kundër interesave kombëtare.

Edi Rama është fatkeqësi kombëtare.

Por përderisa Rama po qeveris tre mandate,atëhere kush është ndjellakeqi keqdashës që ia mundëson pushtetin një individi të tillë të papërgjegjshëm, arrogant, tallës dhe dëmprurës kombëtar?!

Cili është gabimi dhe kush po gabon më shumë këtu, Edi Rama apo votuesit?

Nëse gabojnë shumica e votuesve atëhere vuajtjet vijnë për meritë të tyre, dhe nuk ka faj për këtë as demokracia por as edhe korrupsioni e padrejtësia pse zgjedhin e votojnë keq ata që gabojnë.

Vuçiç-Rama-Zaev dhe “Open Ballkan” - hapje e liri për ndikimin ruso-serb në Ballkanin Perendimor

Edi Rama me Ballkanin e Hapur synon për t’ia deleguar legjitimitetin juridik, politik dhe sidomos atë ekonomik Beogradit, gjë të cilën edhe e ka deklaruar që kur i dha Vuçiqit të drejtën për të folur edhe në emër të Shqipërisë gjatë takimit të Vuçiq me presidentin francez Makron ne Nentor 2019. Vetë presidenti i Serbisë në një intervistë që ia ka dhënë gazetës gjermane me Der Spiegel e ka deklaruar kete fakt:

Unë isha me kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Samitin e Ohrit dhe ne u pajtuam pothuaj në të gjitha pikat, përfshirë edhe atë se unë do të flas me Macronin në emër të secilit, gjë që edhe e kam bërë javën e kaluar”, ka thënë Vuçiqi. 

Pra historia e ka shënuar edhe këtë tradhti të Edi Ramës, ashtu si dikur Enver Hoxha që gjithcka ia delegonte Titos e më pas Stalinit.

Edi Rama, në vend që të dalë tani nga “Open Ballkan”, ai vazhdon paturpësisht t’i mëshojë, propagandojë e të mbrojë këtë Marrëveshje tradhtie. Dhe këtë e bën madje edhe tani kur Serbia është kundër BE-së, OKB, KiE dhe SHBA e NATO-s, pasi ka dalë përkrah agresionit rus kundër Ukrainës.

Tashmë u vertetua qartësisht dhe katërcipërisht se Marrëveshja për “Open Ballkan” ishte projekt ruso-serb kundër shqiptarëve dhe kundër integrimit euroatlantik, ishte një projekt që kishte qëllim dominimin rus të Ballkanit Perendimor dhe si një projekt që e largonte Shqipërinë dhe që e sabotonte punën për antarësim të saj në BE.

Por, ky projekt dëmin më të madh ia bënte Kosovës dhe shqiptarëve të Kosovës, të cilëve Kryeministri Rama u kërkonte dhe vazhdon e u kërkon që Kosova të antarësohet në këtë projekt jo si shtet por si krahinë autonome pasi dhe për faktet se Serbia qe e udheheq kete marreveshje, ajo nuk e njeh Shtetin e Kosovës; edhe pse Serbia lobon fort kundër njohjeve dhe bën maksimumin për cnjohje ; edhe për faktin se Serbia punon në maksimum për destabilizimin e Kosovës si dhe madje edhe e kërcënon ushtarakisht Shtetin e Kosovës; edhe për faktin tjetër se Serbia është në krah të Rusisë në luftën e Ukrainës.

Edi Rama arrin dhe e lavdëron Vuçiqin pse zbaton kontratat për grurin e misrin , por ama duhet të kemi parasysh se politika e Ramës për bujqësinë shqiptare e ka rrënuar tërësisht prodhimin bujqësor e blektoral në Shqipëri me qëllim që ato të blihen në Beograd. Kjo do të thotë se ai edhe i shërben Beogradit, por edhe po vetë ai edhe e lavdëron veten dhe Vuçiqin.

Shikoni se si me aq servilizëm dhe se sa me djallëzi mundohet Edi Rama që ta mbështesë e ta justifiokojë si jetike Marrëveshjen antishqiptare të minisherngenit, apo të “Open Ballkanit”, të kësaj marrëveshjeje të hapjes dhe të futjes lirshëm të ndikimin ruso-serb edhe në Shqipëri.

Edi Rama që është një kosovarofob, që urren Kosovën, kjo tashmë dihet,sepse janë fjalët,veprimet e sjelljet e tij të cilat duken hapur.

Shikoni se si Edi Rama, Kryeministri i Shqipëisë i cili nuk thotë një fjalë kundër Bashkësisë së Komuna Serbe, sepse indiferenca e tij është sa kriminale aq edhe djallëzore e tradhtare, pasi si ideator për “Open Ballkanin”, ai këtë projekt e paska pasur si maskë për të fshehur synimin për coptimin dhe ndarjen e Kosovës, ashtu sikurse që edhe me parë i quante gomar ata që kundërshtoninplanin Rama-Thaçi-Vuçiq për coptimin e Kosovës. Shikoni se si Edi Rama nuk harxhon një dollar për lobim për njohje të Kosovës por shpenzon me qindra-mijra për të shpifur e lobuar kundër Lulzim Bashës dhe opozitës.

Por shikoni se si edhe Albin Kurti e Vjosa Omani nuk afrojnë dhe nuk u janë mirënjohës atyre, të cilët kundërshtojnë fuqishëm Edi Ramën më shumë se ata të dy, por duan që vetëm ata të dy të duken si patriotë e të aftë.

Vjosa dhe Albini nuk janë shkëputur as ata të dy nga kompleksi i inferioritetit, as nga egoja personale dhe hipokrizia ashtu si janë tërë politikanët shqiptarë të cilët mbajnë pranë vetes dhe në administratë servilë dhe injorantë.Pse Albini dhe Vjosa nuk përkrahin dhe as minimalisht nuk u janë mirënjohës disa intelektualëve nga Shqipëria të cilit bëjnë oponencë të guximshme dhe të fuqishme kundër politikës antiKosovë në Shqipëri, kurse Edi Rama me mediat pro tij në Tiranë ka marrë nga Kosova opinionistët injirantë si : enveristin Milaim Zeka dhe titistin Baton Haxhiu, Stanishiqi e madje pati bërë antarë kabineti edhe nja dy kosovarë si ministra me të cilët tallej e qeshnin opinioni.Albin dhe Vjosa mos t’u pëlqen vetëm vetëvetja e mos mbani servilë rreth vetes sepse shikoni se ku përfundoi LDK-ja, pse Rugova kishte mbajtur pranë bicim të tillë individësh si Bukoshi, Mustafa, Agim Veliu, Skënder Hyseni etj.

Shikoni se si Edi Rama asnjë lobim për njohjet ndërkombëtare të Kosovës nuk ka bërë dhe aspak nuk lëkundet Rama në qëndrimiet e tij pro Beogradit e kundër Kosovës. Askujt nuk ka pse i duket cudi që më shumë proKosovës janë Turqia e Kroacia se sa Shqipëria,pasi si Turqia dhe Kroacia mbështesin antarësimin e Kosovës në NATO, ndërsa Edi Rama as nuk e zë në gojë. Kjo pasi Ramës i intereson vetëm projekti ruso-serb i “Open Ballkanit” të cilin ai po e mbron madje edhe tani kur Serbia mban anën e Rusisë në agresionin e saj kundër Ukrainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat