Nuk besoj se Astrit Dehari është vetëvra, të zbardhet e vërteta sa më shpejt

Opinione

Nuk besoj se Astrit Dehari është vetëvra, të zbardhet e vërteta sa më shpejt

Nga: Faton Mehmeti Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 19:32
Autori Faton Mehmeti

E pafalshme, jo njerëzore me përdor njeriun e vdekur për qëllime të politikës ditore. Aq më tepër nga dikush që ka qenë ka heshtur derisa kishte privilegje, hakmerret kur i humb ato drejt njeriut të përcaktuar si shkaktar i dështimeve të tija.

Derisa tha se ka video për humbjen e mostrave, qenka edhe e lehtë për t'u kuptuar se kush qëndron pas vrasjes së pretenduar. Kur para dy muajve Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, njoftoi se janë zhdukur mostrat e ish-aktivistit të LVV-së, Astrit Dehari nga Laboratori i Toksikologjisë në kuadër të Institutit të Mjekësisë Ligjore, ishte tronditëse kur dihet vet historiku i dramës së Astritit të ndjerë. Natyrisht se një akt i tillë është i rëndë dhe kriminal.

Që nga vdekja e Astritit janë ngritur shumë hipoteza, edhe tani në vitin e shtatë të vdekjes së tij, misteri vazhdon pavarësisht se prokurori që e ka hetuar rastin e quan vetëvrasje.

E vështirë të besohet vetëvrasja nga publikimi i fotove nga qelia ku ndërroi jetë Astriti, ndër të tjera u gjenden edhe foto të të ndjerit me lëndimet në kokë, dorë, krahë e në pjesën e parakrahut.

Ka shumë elemente të tjera që e bëjnë të pabesueshme versionin e vetëvrasjes, ky rast kam frikë se asnjëherë s’do marr epilogun e vërtetë me lejimin e hapësirave për ta përdorur për qëllime politike. Nuk është e drejtë nga familja Dehari të maltretohen me shumë, përveç dhimbjes së madhe. Mbase, s’do ishte keq zhvarrimi i trupit të tij me hetues të huaj për të nisur nga fillimi të gjithë procedurën.

Pavarësisht se do të jetë e dhimbshme për familjen, përfshirja e interesave politike e ka bërë këtë rast të pabesueshme në versionin e vetëvrasjes. Edhe ngjarjet pas rastit në fjalë, me vdekjet e shokëve të burgut në mënyrë misterioze, shton edhe më shumë dyshimet për rastin në fjalë. Kushdo që e përdor rastin “Dehari" për interesa politike është i mjerë.

...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat