Politika ka nevojë të transformohet në aktivitet punësh dhe zbatimesh konkrete të fjalëve dhe premtimeve

Opinione

Politika ka nevojë të transformohet në aktivitet punësh dhe zbatimesh konkrete të fjalëve dhe premtimeve

Nga: Ejup Berisha Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 13:34
Ejup Berisha

Te ne njerëzit më shumë flasin sesa që punojnë, është shumë e qartë se gjithmonë është më lehtë të flitet sesa të veprohet. Pra këtu në mesin tonë nuk ka mungesë mjeshtërish të fjalëve por një kohë shumë të gjatë te ne ndjehet mungesë e mjeshtërve të punës. Dhe thuhet se nga e thëna në të bërë ka një det të tërë.

Po lexoja se çfarë kishte thënë Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut Veriut Stevo Pendarovski gjatë vizitës së tij të realizuar në qytetin e Sveti Nikolës. Ishin fjalë të bukura dhe me vend apo shprehje të vullnetit të mirë për të bërë gjëra apo dhe vepra të nevojshme dhe të domosdodhme në interesin dhe në të mirën e qytetarëve të këtij qyteteti.

Të mos keqkuptohemi nuk janë kontestuese fjalët e Presidentit Pendarovski me të cilat ky shpreh dëshira për tu bërë vepra dhe punë të mira e të domosdoshme në fund të fundit Presidenti i RMV-së akoma gëzon reputacion dhe besueshmëri të lartë për qëndrimet e shprehura të tij në opinion dhe për sjelljet e tija konkrete në skenën politike. Do të thotë se unë nuk shpreh dyshime në sinçeritetin e tij por kur fillova që ta shkuaj këtë shkrim ideja ime ishte që të gjindet një model tjetërfare i sjelljes dhe i qasjes së politikanëve në skenën politike,pra fjalën e kamë për të gjithë politikanët aktiv këtu te ne.

Është shumë banale sjellja që gjithmonë të flitet dhe të shprehet gatishmëri formale për të bërë punë dhe veprime të mira pa lëvizur fare vendit për ti shëndrruar këto fjalë në punë konkrete. Pra duhet realizim konkret apo të vijë në shprehje ajo fjalia "Mjaft folëm tani të  kalojmë në vepra". E fjalët realizohen me punë konkrete pasiqë asnjëher nuk ka pasur vetrealizim të fjalëve pa u zgjuar në këmbë njerëzit për të vepruar konkretisht. Vetrealizim fjalësh ka vetëm në dy raste dhe atë në ëndrrat e njerëzve dhe në imagjinatat e tyre. Por ky vetrealizim zgjat vetëmse sa të zgjasin ëndrrat dhe imagjinatat e njerëzve.  

Fjalët pa realizim janë të bukura por bukuria e tyre zgjat shumë shkurt, e këto fjalë gjithmonë e kanë humbur vlerën e tyre kur nuk kanë gjetur realizim konkret dhe  praktikë në jetën e përditshme. Në momente të caktuara jo gjithmonë por shkurtë edhe fjalët e kanë vlerën e tyre këto nevoiten për ti ngritur disponimin dhe moralin e qytetarëve.  

Por për të zgjatur këto gjëra te njerëzit në një afat më të gjatë kohor gjithmonë  duhet të kalohet nga fjalët në vepra. Është koha e duhur që këtu në Ballkan politikanët përfundimisht të mos flasin më asgjë sepse të gjitha gjërat dhe fjalët tanimë janë thënë dhe dëgjuar.  Por siç thashë të fillohet me zbatimin asaj risisë që u përmenda më herët në këtë shkrim  me të cilën do të mundësohet zbatimi praktik i fjalëve të thëna dhe të dhëna në politikë.

Pra detyrimisht duhet të bëhen gjëra të nevojshme dhe të duhura që do të jenë në interesin dhe në levërdinë e qytetarëve. Politikanët e di që nuk janë punëtorë krahu që të dalin në teren e ti pëvjelin mëngët e tyre që të veprojnë apo të punojnë vet për ta bërë realizimin gatishmërive dhe premtimeve të tyre por këta duhet të krijojnë kushte të volitshme me qëllim që institucionet kompetente shtetërore dhe publike pra ato që veprojnë në interein e qytetarëve që të zbatojnë punë dhe veprime konkrete në të mirën dhe në interesin e përgjithshëm shoqëror.

Kjo risi patjetër duhet të ndodhë përndryshe do të mbetemi në gjendjen e premtimeve permanente dhe pa fund por një gjë është e sigurtë se nga fjalët e kota askush nuk i ka ndjerë dhe nuk i ka parë asnjëher ndryshimin e këto në shtetet demokratike dhe bashkëkohore duhet të jenë të përhershme. Kështuqë duhet të ketë ardhur koha tani që edhe politikanët të ndryshojnë strategji qëndrim,sjellje dhe çasje në politikë, këta shkurt dhe çartë thënë duhet të jenë më pozitiv dhe më produktiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat