Ambasador Christopher Hill, larg duart nga Kosova

Opinione

Ambasador Christopher Hill, larg duart nga Kosova

Nga: Rexhep Torte Më: 8 mars 2023 Në ora: 11:40
Autori Rexhep Torte

Nuk mund ta dalloj Christopher Hillin, a është ambasador i SHBA-së në Beograd, apo është Aleksandër Vuçiq, apo është Ivica Daçiq i Serbisë gjenocidale, apo Vladimir Putin, apo Sergej Lavrov i Rusisë gjenocidale?!

Christopher Hill- ambasadori i SHBA-ve në Beograd, me deklaratat e tij skandaloze anti Kosovës, po i denigron SHBA-të dhe demokracinë.

Christopher Hill punën e parë që është dashur ta bëjë kur erdhi ambasador në Beograd, ishte t’i detyrojë Serbinë gjenocidale dhe kriminelin Aleksandër Vuçiq, që ta zbardhin vrasjen mizore të tre vëllezërve Bytyqi-shtetas të SHBA-ve, të cilët në vitin 1999 u kapën nga policët serbë, u plaçkit ën dhe u vranë mizorisht, ndërsa deri sot Serbia gjenocidale dhe krimineli Aleksandër Vuçiq nuk po i tregojnë policët vrasës.

Amabasdori Christopher Hill në Beograd të hetohet nga FBI-ja e SHBA-ve

Christopher Hill, besoj se është mashtruar e korruptuar rëndë nga Serbia gjenocidale dhe krimineli Aleksandër Vuçiq, sa që s’e ka ndërmend t’i bindë dhe t’i detyrojë Serbinë gjenocidale dhe kriminelin Aleksandër Vuçiq t’i vendosin sanksione Rusisë gjenocidale siç i ka vendosur e tërë bota demokratike.

Nuk i kritikoi Serbinë gjenocidale dhe kriminelin Aleksandër Vuçiq për protestat pro Rusisë që i bënë në mes të Beogradit në mbështetje të Rusisë gjenocidale për agresionin ndaj Ukrainës, ku u kënduan himnet e Serbisë dhe të Rusisë. Ku serbët brohoritnin dhe mbanin në duar pankarta ku shkruhej, “Serbët dhe rusët janë vëllezër të një gjaku”, “Ukraina është Rusi dhe Kosova është Serbi”, “Jo NATO” etj.

Departamenti Amerikan i Shtetit dhe FBI-ja amerikane duhet t’i vë nën dioptrinë e tyre Christopher Hillin dhe deklaratat e tij , kur muaj më parë deklaroi se, “ I vjen keq që Perëndimi dhe NATO e bombarduan Serbinë në vitin 1999” dhe se në takimin në Rambuje, “ Unë isha kundër Pavarësisë së Kosovës, dhe se isha për një autonomi të saj”, deklaroi Hill.

Christopher Hill nuk u dëgjua asnjëherë ta kritikojë Serbinë kriminale për kolonitë që Serbia po i ndërton në trojet shqiptare në Veri të Kosovës, në trojet e 14 mijë shqiptarëve që në vitin 2000 i dëboi me vrasje e plagosje, e tani në këto ko koloni Serbia po vendosën serbë që kurrë më pare nuk kanë jetuar në Kosovë.

Ambasadorin Hill nuk e dëgjuam asnjëherë ta kritikojë Serbinë për strukturat paralele në Veri të Kosovës , për grupet e armatosura kriminale dhe për agjentët serbë e rusë, të cilët me urdhër nga Beogradi ngritnin barrikada barrikada dhe gjuanin me armë kundër policisë së Kosovës, kundër gazetarëve dhe kundre EULEX-it.

Nuk është detyrë dhe punë e Ambasadorit Hill në Beograd që të merret me Kosovën. Kosova e ka Qeverinë, Presidencën dhe Parlamentin e saj, institucione demokratike, të cilat do të dinë t’i dalin zot Kosovës në përballje me të gjitha sfidat.

Ambasadori Christopher Hill dhe askush tjetër për shkak të paaftësive të tyre, nuk mund ta përdorin Kosovën mish për top, me shpresë se do ta shkëpusin Serbinë gjenocidale nga Rusia gjenocidale.

Ambasadiri Chritopher Hill dhe homologu i tij Marko Gjuriq-ambasadori i Serbisë në SHBA, I cili ishte edhe organizatori kryesor i djegies së Ambasadës së SHBA-ve në Beograd në vitin 2008, lirisht mund të themelojnë Asociacion të komunave serbe në SHBA, para se të këmbëngulin që ky Asociacion serb të themelohet në Kosovë.

Ambasadori Christophrt Hill me 6 mars 2023, para mediave deklaroi e, “ Marrëveshjet e arritura në Bruksel në dialogun Kosovë-Serbi duhet të respektohen, dhe se kjo është një test për autoritetet e Kosovës. Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhej të formohej pasi është paraparë me marrëveshjen e arritur 10 vite më parë. Nuk duhet të jesh historian apo antropolog për të ditur se serbët kanë jetuar me shekuj në Kosovë dhe se kanë të drejtë që të vendosin për të ardhmen e tyre”, deklaroi Hill.

Ambsadori Christophr Hill po e lexon historinë sipas cirilikës serbe

Ambasadori Hill, duhet ta din se pakica serbe është mbeturinë e hordhive të egra serbe që erdh ën n ë Ballkan nga Karpatet. Qe kjo pakicë serbe në Kosovë i gëzon të drejtat dhe liritë më shumë se çdo pakicë tjetër në botë, të garantuara me Kushtetutë demokratikë të Kosovës. Se serbët në Kosovë gjithmonë kanë qenë vrasës dhe okupatorë. Se në të gjitha gërmimet arkeologjike në Kosovë gjenden vetëm relikte Dardane-Ilire, pasardhës të të cilëve janë vetëm shqiptar ët autoktonë që kanë jetuar gjer përtej Nishi.

Ambasadori Hill, duhet ta din se Serbët me vrasje, masakra e dëbime të shqiptarëve autoktonë kanë depërtuar gjer në bregdetin e Detit Adriatik, por që janë detyruar të tërhiqen.

Fakte historike që e demantojnë ambasadorin Christopher Hill

Po ia rikujtojmë Ambasadorit Hill se, për shkak të politikës së Serbisë hegjemoniste, Sanxhaku dhe Lugina e Preshevës edhe sot e kësaj dite kanë mbetur nën Serbi, ndërsa trojet tjera shqiptare kanë mbetur jashtë Shqipërisë amë, në Maqedoni dhe në Malin ZI.

Këtë më së miri e dëshmon kjo Hartë e Enciklopedisë Ruse e vitit 1817, ku shihet sa e vogël ka qenë Serbia në ato vite që janë shënuar në brendësi të kësaj harte.

Serbia kriminale me shekuj ka kryer gjenocide ndaj shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm për t’i zgjeruar kufijtë e saj në trojet shqiptare.

Këtë e dëshmon më së miri edhe Leo Freudlich, shkrimtari hebre austriak në librin e tij “Golgota Shqiptare” të viteve 1912/13.

Fakte tronditëse të gjenocidit serb: Femrat shqiptare përdhunoheshin, mbuloheshin me kashtë dhe digjeshin të gjalla.

Leo Freundlich, është hebreu austriak qe botoi librin Golgota Shqiptare, libër qe protestonte kundër zhdukjes masive të shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913, e njëjta ushtri vrau mbi gjysmë milion shqiptare.

Libri i tij “Akuza që ulërijnë” është dëshmia e parë për shfarosjen kolektive të një populli evropian para atij Hebraik. Mbi 250 mijë shqiptarë të masakruar vetëm në veriun etnik të Shqipërisë gjatë vjeshtës e vitit 1912.

Kopja e vetme e librit të Freundlich “Akuza që ulërijnë”, i cili përmban protestën ndaj Evropës që nuk reagoi në mbrojtje të shqiptarëve gjatë zhdukjen masive të pjesës më të madhe të popullit shqiptar në Ballkan, qe gjetur në bibliotekën e Universitetit të Harvardit në SHBA, në vitin 1982 nga studiuesja shqiptare Safete Juka, me banim në SHBA-të.

Shkrimtari hebre Leo Freundlich me banim në Vjenë, është njëri ndër intelektualët e pakët që mbajti koleksionin e të gjitha gazetave të mëdha të kohës që tregonin mbi shfarosjen e së paku një gjysmë milioni shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913.

“Me qindra e mijëra kufoma të masakruara notonin në rrjedhat e lumenjve. Ata që mundin t’i shpëtonin sëmundjeve, urisë, plumbave të pushkëve të këmbësorisë dhe gjyleve të artilerisë serbe, grumbulloheshin në vende të caktuara dhe u jepej nga një plumb kokës. Më zi e pësonin ato që fshiheshin në shtëpitë e tyre.

Pas kontrolleve të imta që bëheshin për plaçkitje dhe florinj, gjendeshin lehtë dhe thereshin si berrat. Torturat më të mëdha i pësonin gratë shqiptare, të cilat përdhunoheshin, lidheshin më pas, bëheshin kapicë, mbuloheshin me kashtë dhe digjeshin të gjalla.

Në rast se ata ishin shtatzëna, ju çahej barku me bajonetë dhe pasi u nxirrej fëmija nga barku e vendosnin në majë të bajonetës apo të hunjve.

Pas masakrimit serbët pinin verë, këndonin dhe hidhnin valle. Kishte raste që ata gjatë therjes mblidhnin gjakun në kupa dhe e hapnin gostinë me të”. Kështu i përshkruante masakrat mizore serbe ndaj shqiptarëve, Leo Freundlich në librin: Albanienes Golgotha, Ëien, 1913 (“Golgota shqiptare, Vjenë 1913”) të kryera nga mesi i tetorit 1912 (kur filloj lufta e parë ballkanike) deri në mars 1913. Më 12 nëntor të 1912-ës, gazeta “Daily Chronicle” (Kronika ditore) kishte raportuar se masakrimi i mijëra shqiptarëve i kryer nga serbët ishte fakt i pamohueshëm.

Afër Shkupit – 2000 shqiptarë myslimanë dhe 5000 të tjerë jo larg Prizrenit u masakruan. Shumë fshatrave u ishte dhënë flaka dhe banorët e tyre ishin masakruar. Kur shtëpitë ishin kontrolluar për armë, shqiptarët vriteshin në mënyrën më të thjesht, edhe pse kurrfarë arme nuk kishin gjetur në shtëpitë e tyre. Serbët bënë të qartë se shqiptarët myslimanë duhet zhdukur dhe çrrënjosur. Ata pohonin se kjo është mënyra më efektive për ta qetësuar vendin.” (Leo Freundlich, Albanienes Golgotha, Ëien, 1913, f. 8-9).

Në një artikull të publikuar në “Crusading”, profesori Shiman (Schiemann), konstaton se “serbët janë duke bërë një luftë gjenocidi kundër shqiptarëve. Ata duan që ta shfarosin tërë kombin – me rrënjë dhe degë”. (L.Freundlich, po aty) Një mjek rumun, dr.Leonte, më 6 janar 1913 kishte raportuar në “Adeverul” të Bukureshtit se mizoritë të cilat i kishte bërë armata serbe mbi shqiptarët e të cilat i kishte parë vetë, kishin qenë shumë më të trishtueshme sesa mund t’i imagjinojë ndonjë njeri. Dr. Leonte në një përshkrim të dëbimit të qindra shqiptarëve të zënë rob, shkruan:

“…këta njerëz të shkretë duke ecur rrugëve nga rraskapitja, uria dhe etja rrëzoheshin për tokë, kurse ushtarët serbë në ato çaste ua ngulnin bajonetat në fyt duke shkuar currili i gjakut dhe duke mbetur përplot kufoma të tyre të pavarrosur rrugëve. Edhe fushat, ishin mbuluar me kufoma të trupave të vrarë, duke përfshirë të rinj, gra po edhe fëmijë.”

(Po aty) “Një vajzë shqiptare 15 vjeçare” – shkruan Dr. Leonte – “ishte rrëmbyer dhe ishte dërguar në Kështjellën e Nishit. Ajo ishte e dyshimtë se ka hedhur bomba kundër serbëve, të cilët kishin hyrë në Ferizaj. E gjora vajzë e vogël e cila ishte ngarkuar me krim iu dorëzua ushtarëve serbë në vend se të dërgohej në gjyqin ushtarak. Ushtarët i mëshuan në kafkë me dajak derisa ia thyen kokën grimca – grimca”!

(Po aty) Dr.Leonte, ngjashëm me këto i përshkruan edhe masakrat e bëra nga serbët në Kumanovë, Prizren e gjetiu. Gazeta “Humanite” e Parisit publikoi një shpjegim zyrtar i cili ishte komunikuar në Konsulatën e Selanikut, ku tregon lidhur me mënyrën se si serbët kishin vepruar në Shqipëri – për grabitjet e tyre, shkatërrimet dhe masakrat. Aty vihet në pah shkatërrimi i 31 lokaliteteve shqiptare, plaçkitja e të gjitha lokaliteteve në rajonin e Kratovës dhe Koçanit si dhe djegjjen dhe vrasjen e popullatës shqiptare. Në këtë kronikë, gazeta shkruan, se në “Rajonin e Kavadarcit (Kavadar), nga gjithsej 98 fshatra, u dogjën dhe u shkatërruan 34 prej tyre… ndërkaq në Drenovë, të gjithë banorët ishin vrarë. Midis këtij vendi dhe Palikurës ishin zbuluar me radhë shumë varreza, ku dukeshin prej disave kokat e nxjerra jashtë. Të fundit ishin varret e martirëve të cilët ishin varrosur për së gjalli.” (L.Freundlich, po aty) etj.

Dëshmi tronditëse nga agresioni gjenocidal i Serbinë në Kosovë në vitet 1998/99

Ambasadorit Christopher Hill, për ta kuptuar se gjenocidet e Serbisë ndaj shqiptarëve autoktonë ndër shekuj e kanë pasur të njëjtën egërsi, po ia prezantojmë edhe disa copëza të vogla nga rrëfimet autentike të përshkruara në librin me titull “ Rrëfimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë” (1998/99) i autores kosovare Luljeta Selimi:

“ Ma pushkatuan nënën e vëllain, kurse mua më dhunuan dhe trupin tim e masakruan për së gjalli me cigare”. Një nga mjeket deklaron se, ”Vajzës së dhunuar i ishte shqyer mitra dhe se në organet gjenitale i kishin futur rërë, këmbët e gërvishtura dhe mes dy gjinjve me majën e thikës kishte të vizatuar kryqin serb”. Ose rrëfimet e tjera,”Fëmijët vajtonin mbi trupin e përgjakur të babait të tyre të vrarë, e mua më çnderonin vetëm disa metra larg tij”, ” Pasi ma vranë djalin, mua më çnderuan disa ditë me radhë”, “Djalit dy vjeçar ia prenë veshin dhe tre gishtërinj, e pastaj më dhunuan”, “Cigaren e ndezur n ë gjinjtë e mi”, “ Më dhunuan dhe me thikë shkruan fjalë mbi trupin tim”, “Më detyronin t’i shikoja femrat që po i dhunonin me radhë”, “Pasi më dhunuan, m’i hoqën thonjtë me dana”, “Motrën e mbytën me kondak të pushkës”, “14- vjeçarja u dhunua në borë”, “Pasi e dhunuan 13-vjeçaren e hodhën në pus”, “Më çnderuan para syve të babait dhe nënës”, “Në muajin e tetë të shtatzënisë më përdhunoi para vjehrrës dhe burrit, e pastaj më goditi në gjoks e në bark dhe linda fëmijën e vdekur”, “ Më dhunuan dhe në krah ma vizatuan kryqin serb”, “Pasi i çnderuan tri vajza, ua prenë organet gjenitale…”

Ambasadori Chritopher Hill, le ta lexojë me vëmendje edhe këtë dëshmi trishtuese argumentuese për krimet e Serbisë në Kosovë.

Sheradin Berisha, në WEB faqen e “Bota Sot”, të mediumit mbarë kombëtar shqiptar me seli në Zvicër dhe Kosovë, më datë 26 prill 2021, në rubrikën Opinione, botoi shkrimin e tij tmerrues me titull “ Gjenocidi i pandëshkuar”. Në këtë shkrim të tij të shoqëruar edhe me 9 fotografi, shkruan se: “Pas përfundimit të luftës në qershor 1999 gjurmët e krimit serb u gjetën kudo në vendbanimet e Kosovës. Shqiptarët e shpërngulur kur janë kthyer në shtëpitë e tyre kanë gjetur qindra dokumente edhe fotografi ku shihen kriminelët serbë , duke buzëqeshur me armë në dorë përpara shtëpive që i kishte kapur zjarri duke i plaçkitur shtëpitë e shqiptarëve. Edhe trupat e NATO-së ( KFOR-it) gjatë dislokimit të tyre në Kosovë kanë gjetur dhjetëra varreza masive dhe objekte publike e private, në të cilat janë torturuar e vrarë mizorisht shqiptarët. Me këtë rast po e vë në spikamë zbulimin e një qendre serbe të krimit në Prishtinë të zbuluar nga KFOR-i anglez. Njësitë parashutiste të KFOR-it anglez gjatë kontrollit të objekteve publike e private , në një ndërtesë disa katërshe kanë gjetur dhoma, ku forcat kriminale serbe kanë kryer tortura e pastaj kanë ekzekutuar mizorisht qindra shqiptarë.

Në këto dhoma torturimi janë gjetur shpata të gjata, thika e maska të zeza, e sende tjera metali, shufra e boksa metali, shkopinj të thyer bejsbolli, drogë e shiringa, litarë të përgjakur për ngufatje, krevatë ku shqiptarët e lidhur këmbë e duar janë mbytur. Mbi një tavolinë është gjetur një motosharre me shenja gjaku, që tregon se aty janë prerë koka dhe gjymtyrë të shqiptarëve. Në një dhomë tjetër është gjetur edhe një akumulator që është përdorur për mbytje me elektroshok. Janë gjetur edhe shumë fotografi të fëmijëve shqiptarë të evidentuar me numra, ngjashëm siç kishte vepruar Hitleri në Luftën e Dytë Botërore në llogoret e vdekjes. Në dhomat e krimit janë gjetur edhe shumë uniforma të policisë serbe, armë dhe arka me municion dhe një inventar me qindra dokumente (dosje), që dëshmojnë qartë krimin monstruoz të kryer në këtë objekt të regjimit kriminal të Millosheviqit. Pas zbulimit këtë qendër të krimit për herë të parë e ka vizituar ekipi i prokurorëve dhe hetuesve të Hagës, i cili i ka mbledhur dhe evidentuar të gjitha provat e gjetura aty. Tani po pyes, ku përfunduan këto dëshmi të tmerrshme nga Tribunali i Hagës ?! Pas 21 vitesh nga përfundimi i luftës, askush nga kryerësit e këtij krimi të pashembullt në historinë njerëzore nuk është arrestuar apo nxjerrë para drejtësisë ?!

As policia, as prokuroria , as gjyqtarët e UNMIK-ut (1999- 2008).

As ato të EULEX-it 2008, shkruan mes tjerash në shkrimin e tij Sheradin Berisha.

Në Kosovë ekzistojnë mijëra dëshmi të këtilla të masakrave serbe të shkruara dhe të incizuara .

Esat Shala me shokët e tij gjatë agresionit gjenocidal të Serbisë në vitet 1998/99, kanë incizuar 2 mijë kaseta dhe CD të masakrave që Serbia i kreu në Kosovë. Serbia i ka ofruar Esat Shalës 2 milionë euro që Esat Shala t’ia dorëzojë këto kaseta e CD, dhe se për këtë arsye Serbia e kërcënon dhe jetë.

Përmes njerëzve të papërgjegjshëm si ambasadori Christopher Hill, Serbia gjenocidale mundohet t’i mbulojë dhe t’i mohojë krimet e kryera në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat