Partia Demokratike e Shqipërisë dhe SHBA

Opinione

Partia Demokratike e Shqipërisë dhe SHBA

Nga: Skënder Kapiti Më: 11 mars 2023 Në ora: 09:46
Skënder Kapiti

( Sqarim për ata që nuk e dinë, për ata që bëjnë sikur nuk kuptojnë dhe për ata që nuk u intereson dhe nuk duan që ta kuptojnë)

Proamerikanizëm do të thotë që të respektosh demokracinë amerikane, do të thotë të respektosh vullnetin e popullit amerikan; do të thotë të respektosh Qeverinë dhe Presidentin e SHBA-ve. Dhe më kryesorja duhet që shqiptarët, duhet t’u jene mirënjohes SHBA-ve për atë kontribut të jashtëzakonshëm që ato kanë dhënë në të mirë të shqiptarëve gjithmone dhe pavaresisht se kush ka qene ne pushtet atje dhe kush ka qene President i SHBA-ve. SHBA-ve duhet t’u jemi mirenjohes për atë se ato u janë gjetur pranë shqiptarëve në momentet më të vështira të historisë së tyre.

Halli i Partisë Demokratike dhe i shqiptarëve është si ta largojnë regjimin e Edi Ramës, kurse halli i Foltores është si t’a bëjmë e t’a mbajmë kryetar të PD-së Berishën.Pra, Foltorja të parin ka Berishën , dhe jo interesin e PD-së dhe as atë të përgjithshëm. Kjo sepse edhe foltoristët e dinë mirë se kurrë regjimin e Edi Ramës nuk e rrëzojnë foltoristët dhe kryefoltoristi i shpallur “non grata” nga SHBA.

Dhe ky grupimi i foltores dhe disa asish të tjerësh para saj,përfitues,ishdeputete e ishfunksionarë të lartë të PD-së dhe ish funksionarë e ishpushtetarë të kohës së Brishës janë shkaktartët e humbjeve të Partisë Domokratike, këta që sot janë edhe kundërshtarët më të mëdhej të Partisë Demokratike institucionale, te Bashës, Alibeajt dhe të SHBA-ve.

Nuk ka dëm më i madh që po u bëhet Shqipërisë e shqiptarëve dhe sidomos Partisë Demokratike Shqiptare nga interesat personale dhe fryma antiamerikane e Foltores dhe e Berishës, në një kohë kur korrupsioni, papërgjegjshmëria, tradhtia dhe hajnija e superskandalet e Qeverië së Ramës kanë precipituar në fundërri, dhe kur shansi për të ardhur në pushtet Partia Demokratike nuk ka qenë kurrë më i favorshën në këto 30 vite tranzicion se sa tani, sot.

Berisha dhe fanatikët mbeshtetës të tij u intereson vetëm sulmi dhe shpifjet kundër Bashës dhe Alibeajt të cilët faktikisht Berisha i ka armiqt kryesor politik të të gjithë karrierës së tij politike; i ka këta të dy dhe SHBA-të të cilat mbështesin Partinë Dmokratie dhe Bashën e Alibeajn.Berisha nuk ka pasur armiq politik as Ramiz Alnë, as Nanon, as Metën e as Ramën sepse janë gatuar ,edukuar dhe rritur në oborrin e cadrën e komunizmit dhe kanë sunduar pseudemokracinë e paskomunizmit.

Se kush është Partia Demokratike e Shqipërisë dhe raporti i saj me SHBA-të, si dhe Basha si partner besnik i SHBA-ve, këtë e thotë mjaft mirë ambasadorja e SHBA-ve, e cila ua thotë atyre që nuk e dinë, ua thotë atyre të cilët bëjnë sikur nuk kuptojnë dhe atyre që nuk u intereson dhe atyre që nuk duan ta kuptojnë. Ja si i sqaron ata ambasadorja e SHBA në Tiranë kur ajo i ka përcjellë Bashës “mesazhin nga Washingtoni” pas dëbimit nga Grupi parlamentar i Partisë Demokratike .që Basha i bëri të shpallurit “non grata” Sali Berishës

“I thashë kryetarit Basha se Washingtoni mbetet i angazhuar të punojë edhe më afër me Partinë Demokratike,” deklaroi ajo.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka pasur gjithmonë një marrëdhënie shumë të fortë dhe speciale me Partinë Demokratike që nga fillimi,” tha Yuri Kim. “Ne kemi qenë atje me Partinë Demokratike kur ajo mori pushtetin për herë të parë dhe shpresojmë që të jemi në të njëjtin pozicion dhe të festojmë kur ajo të marrë pushtetin sërish.”

“Ne jemi shumë të vetëdijshëm se ky është një çast i vështirë për Partinë Demokratike, por është një çast tranzicioni, është një mundësi dhe shpresa jonë si SHBA që Partia Demokratike do të dalë më e fortë, do të dalë më e bashkuar dhe do të jetë edhe një herë në pozicion për të fituar zgjedhjet,” deklaronte Yuri Kim.https://www.reporter.al/2021/09/24/shba-mbeshtet-bashen-kunder-berishes/

Kjo që deklaron ambasadorja amerikane ka brënda saj të vërtetën e madhe , atë se PD-në e kanë mbështetur fuqishëm SHBA-të; atëhere kur Xhejms Bejker, mbështeti fushatën elektorale të PD-së në vitin 1992;
Edhe në vitin 1997 të vetmit që takuan ish Presudentin Berisha ishin Presidenti Bush dhe Sekretari i shtetit.

Në vitin 2009 kur pushtetin e kishte PD-ja dhe Minister i Jashtem ishte Basha, SHBA e mbeshteten fuqishem antaresimin e Shqipërise në NATO, kur Shqipëria nuk kishte as ushtri.

Edhe për Bashkinë e Tiranës kur kandidoi Lulzim Basha, amdasadori amerikan në Shqipëri shkoi dhe monitoroi procesin e numrimit te votava te PD-se, kandidatit Basha .

Pra SHBA-të gjithnjë kanë mbështetur PD-në. Mirëpo SHBA-të nuk mbështesin dhe nuk pëkrahin korrupsionin, as pushtetin e korruptuar dhe as ata që pengojnë demokracinë sic bënë kundër Berishës të cilin e shpallën non grata. Pas kësaj Basha , kryetari i PD-së e perjashtoi Berishën nga Grupi Parlamentar i PD-së sepse nuk mund ta mbronte Berishën , sepse nuk mund të shpallej non grata i gjithë grupi parlamentar i PD-së, nëse ai bëhej unik kundër SHBA-ve në mbrojtje të Berishës.

Dhe Ambasada Amerikane doli me një deklaratë në mbështetje të Bashës:

Vendimi i vështirë i shpallur dje nga Kryetari Lulzim Basha meriton respekt. Ky vendim demonstron se, ashtu siç ndodhi 30 vjet më parë dhe në momente të tjera kritike në historinë e Shqipërisë, Partia Demokratike ka kurajon për t’u ndarë nga e shkuara me qëllim që të ndërtojë të ardhmen, për të ndihmuar që ta udhëheqë Shqipërinë përpara. Shtetet e Bashkuara kanë pasur një marrëdhënie të veçantë me Partinë Demokratike që nga themelimi i saj dhe presim me kënaqësi të punojmë më ngushtë se kurrë me Kryetarin Basha dhe Partinë Demokratike për të forcuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri. Deklarata për Shtyphttps://al.usembassy.gov/sq/deklarate-e-ambasades-se-shba-51/

Në vazhdimësi Basha pati mbështetje jo vetëm nga SHBA,por edhe nga ambasadorë të tjerë të shteteve kryesore të BE-së, kur 6 ambasadorë në selinë e PD-së patën takim me Bashën me 14 12 2021

-Gjatë një prononcimi për mediet më pas, Basha iu përgjigj interesimit për këtë takim.

“Takimi i sotëm me ambasadorët ishte për të djeshmen, për të sotmen dhe për të ardhmen”, u shpreh ai.

Edhe pasi Basha dha dorëheqjen, ai pati ftesa dhe ka bërë vizita të rëndësishme në SHBA, duke rrëzuar të gjitha gënjeshtrat , shpifjet dhe alibitë se Basha nuk mund të shkojë në SHBA.

Në Qendrën Amerikane për Studime Strategjike në kryeqytetin amerikan, Basha është takuar edhe me presidenten e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Odile Renaud-Bass

Proamerikanizëm do të thotë që të respektosh demokracinë amerikane, do të thotë të respektosh vullnetin e popullit amerikan; do të thotë të respektosh Qeverinë dhe Presidentin e SHBA-ve; dhe më kryesorja duhet që SHBA-ve t’u jesh mirenjohës për atë kontribut të jashtëzakonshëm që ato kanë dhënë në të mirë të shqiparëve; dhe për atë se ato u janë gjetur pranë shqiptarëve në momeëntet më të vështira të historisë së tyre.

Ish-kreu i PD-së Lulzim Basha:“Takim shumë i frytshëm me Presidentin e Institutit Ndërkombëtar Republikan Daniel Tëining në selinë e IRI në Ëashington. Diskutuam gjerësisht mbi situatën në Shqipëri, domosdoshmërinë e forcimit të demokracisë, shtetit të së drejtës, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ramë dakort për intensifikimin e bashkëpunimit në mënyrë që vlerat Euro-Atlantike të jenë udhërrëfyes për ndërtimin e një qeverisje dhe shteti në shërbim të qytetarëve dhe jo një grupi individësh”.

Ish Kreu i PD Lulzim Basha ka zhvilluar takimin e radhës, në Washington, me Presidentin e Institutit Kombëtar Demokratik - NDI, z. Derek Mitchell.

Lulzim Basha:

"Në takimin që zhvillova në Ëashington me Presidentin e Institutit Kombëtar Demokratik - NDI, z. Derek Mitchell, diskutuam për rolin e veçantë të mbështetjes dhe ndihmës së SHBA për sfidat e demokracisë funksionale dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri, për lirinë e medias, luftën kundër korrupsionit, reformat politike dhe fuqizimin e rolit të brezit të ri në jetën politike dhe në vendimmarrjen në Shqipëri". https://alfapress.al/politike/lulzim-basha-takim-me-me-presidentin-e-institutit-kombetar-demokratik-t-i43211

Pra ky shkrimi shkurtër shërben si sqarim për ata që nuk kuptojnë, për ata që bëjnë sikur nuk kuptojnë dhe për ata që nuk u interesonn të kuptojnë; dhe si sqarim e kujtesë edhe për politikën e vjetër, atë të korrupsionit dhe të “Trekëndëshit të Bermudës” , sidomos për faktin se Lulzim Basha është partneri më i besueshëm dhe më proamerikan, i cili ka mbështetjen e SHBA-ve për të ardhur në pushtet Partia Demokratike.

Pra këto janë disa të vërteta të mëdha, që i ka hipotekuar historia dhe që ka edhe të trera. Dhe nuk mund të harrohen dhe nuk mundet që politika e vjetër,korrupsioni dhe as mediat e shitura e mercenare që t’i shlyejnë, as t’i errësiojnë e as nuk do munden që t’i eklipsojnë ato.

Por duhet theksuar edhe fakti se Përfaqësues të Ambasadës Amerikane kanë qenë të pranishëm edhe në Gjykatën e Apelit me dt.3 Mars 2023 për të monitoruar dhe ndjekur nga afër procesin gjyqësor. Pra ata ishin të interesuar që drejtësia të merrte vendim të drejtë dhe të pavarur, ku drejtimi i PD-së të mos i jepej të shpallurve non grata nga SHBA. Pasi SHBA nuk e njeh foltoren jashtëinstitucionale si Parti Demokratike dhe as Berishën e shpallur non grata si kryetar të saj, por e njohin Partinë Demokratike institucionale që është regjistruar në Gjykatë dhe me kryetar Bashën.

Pra SHBA njohin dhe përkrahin PD-në, atë për të cilën ambasadorja e SHBA ka deklaruar se “I thashë kryetarit Basha se Washingtoni mbetet i angazhuar të punojë edhe më afër me Partinë Demokratike,” dhe se “Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka pasur gjithmonë një marrëdhënie shumë të fortë dhe speciale me Partinë Demokratike që nga fillimi,” tha Yuri Kim. “Ne kemi qenë atje me Partinë Demokratike kur ajo mori pushtetin për herë të parë dhe shpresojmë që të jemi në të njëjtin pozicion dhe të festojmë kur ajo të marrë pushtetin sërish”.Edhe tani ë kuadër të zgjedhjeve vendore që do të mbahen më 14 Maj 2023 , ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim zhvilloi të mërkurën takim me drejtues të Partisë Demokratike Institucionale,Z. Alibeaj duke shmangur Foltoren dhe Berishen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat