Gratë, nënat dhe motrat e errësirës ëndërrojnë dritën dhe barazinë gjinore!

Opinione

Gratë, nënat dhe motrat e errësirës ëndërrojnë dritën dhe barazinë gjinore!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 11 mars 2023 Në ora: 13:30
Foto ilustrim

Faktet flasin se, asnjë shoqëri njerëzore në mbarë globin e tokës mëmë, qofshin nga ato shtetetet më të përpatuara në aspektin demokratik dhe kulturor, nuk i kanë plotësue kushtet për një barazi të plotë gjinore!

Si gjithënjë debatohet nga ata të politikës për këtë temë dhe çështjet e tjera të rëndësishme feministe!

Një pjesë e grave dhe motrave në parlamentin e Kosovës janë shumë të prirura për të renditur të gjitha problemet që lidhen me gratë, nënat dhe motrat tona! Mbrenda një dite nuk bëhet diçka konkrete derisa burrat dhe një pjesë e grave të politikës janë në bisht të problemit! Çka është bë në dekadat e fundit nga shteti ynë për shifrën njëzetëmijë motrave dhe nënave tona që u turpëruan nga forcat e gjenocidit serbosllav? Deri më sot, asgjë, sepse, “friga nga turpi mbrojë turpin” edhe nga shteti, dhe viktimat e pa fajshme!

Ndoshta u mungon guximi, të gjitha grave që ishin larg këtij krimi makabër, të deklarohen dhe të ndjejnë dhemshuri për nënat, motarat dhe gjyshet e tyre përderisa, vetë janë nëna me fat dhe larg atij podhtërimi!

A mund të thuhet edhe sot se edukimi i femrës dhe punësimi, nuk është i rëndësishëm, kur dihet se shumica e grave që nuk e fitojnë lekun, janë “lypsare në shtëpinë e burrit dhe familjes”, andaj kjo e vështirëson në të njëjtën kohë vendim marrjen e lirshme për jetën e tyre personale? Por edhe atëherë kur ato punojnë, janë të diskriminuara në raport me burrat.

A mund të thuhet se, çdo herë pyeten nënat, gratë dhe motrat tona, se sa herë janë të gatshme për të lind fëmijë? Deri kur sipas tekeve dhe “traditës”?

Barra e rëndë e gruas që bartin, s’peshohet dot nga burrat, dhe të gjitha ato gra që ndoshta janë rritë sikurse princeshat në familjet e tyre.

Këto mentalitete, të cilat anashkalojnë gjykime të drejta, kjo edukatë e ndikuar nga një synim interesi për dominim në pronë nga ana e burrit dhe familjes së gjërë është traditë e vjetër, kur vajzat nuk marrin fare pjesë në ndarjen e pronësisë prindërore!

Padrejtësitë fillojnë mbrapsht që nga në familjet tona kur privilegjet përqafojnë vetëm djemt! Ato përcillen më vonë me një dallim diametralisht të ndryshëm edhe në bashkëjetesën dhe martesën e më vonshme!

Martesat e dështuara, shkurorzimet e prindërve që kanë edhe fëmijë, janë mëkatet më të pa falshme për burrat kur ata mundohen të largojnë fëmiun nga nëna!

Kush e lakmon këtë të drejtë në kundërshtim me ligjin e barazisë, është armiku më i rrezikshëm i ardhmërisë tonë gjithëkombëtare.

Ka raporte të sakta se autoritetet konservatore të cilat kufizojnë lirinë e grave dhe të drejtat e tyre.
Ka raporte se gratë detyrohen të lindin fëmijën e përdhunuesit të tyre!

Ka raporte se shumë shtete kanë hequr të drejtën për abort të sigurt, sikurse janë në Turqia, Irani dhe Egjipt, ku termi "feministe" është i ndaluar.

Këto bindje të errëta ushqehen edhe në oborrin tonë, të kamufluara me “lirinë e detyrimit”, e cila avanson rolin konservator të gjinisë! Duan të ndjekin errësirën për gjininë e bukur, duan që gratë të jenë gra, dhe burrat, burra kur kemi të bëjmë me barazinë.

Pra, varfëria “shpërblehet” nga këto forca të errëta me paratë nga “qielli”për të lartësua slogane arkaike në kurriz të demokracisë dhe barazisë.

Teologët tanë kombëtarë dhe përparimtar, të ciët përcjellin në hap edhe të arriturat e shkencës, teknologjisë dhe demokracisë janë më të arsyeshëm edhe nga ana fetare, kur bëhet fjalë për barazinë gjinore!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat