“Asociacioni trehapësh” i Vuçiqit dhe ”mbreti është cullak”

Opinione

“Asociacioni trehapësh” i Vuçiqit dhe ”mbreti është cullak”

Nga: Prof. Dr. Zija Lleshi Më: 15 mars 2023 Në ora: 12:54
Prof. Dr. Zija Lleshi

Prsesidenti i Sërbisë, Aleksander Vuciq, në takimin me Kryeminstrin e Kosovës, Albin Kurti, në Bruksel, më 27 shkurt 2023, sado që u dakordua për mbështetje, megjithatë ka refuzuar ta nënshkruan Planin Frëngo-Gjerman për Normalizimin e Marrëdhënieve të Serbisë dhe Kosovës, edhepse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shprehi gatishmërinë për nënshkrimin e këtij dokumenti të BE-së. Vuciqi në cdo takim me Kurtin mendët i ka te rikthimi i juridiksionit të Sërbisë në Kosovë. Ai vetëm aso plane nëshkruan. Tjetër plan e ka vështirë të nënshkruaj.

Vuciqi e ka bërë publike rrugëtimin e tij politik që nga koha kur është deklaruar se “Millosheviqi ka qenë i mirë, por metodat e tij nuk kanë qenë të mira”. Në “metoda” ka menduar në mundësi tjera meqë metodat e më parëshme nuk kanë cuar deri te realizimi i vizionit të Millosheviqit. Vizioni pra qenka i mirë, por duhet gjetur metoda. Nga Vuciqi nuk mund të priten të mira tjera, përpos “të mirat” e Millosheviqit. Prandaj Vuciqi, që konsiderohet “fëmiu politik” i gjenocidistit Millosheviq, krejt angazhimin e vetë e ka drejtuar kah kërkimi dhe gjetja e metodave tjera që sjellin edhe realizimin e të njëjtit vizion. Vizionin dhe metodat i konsideron Vuciqi si një paketë e pandashme.

Kjo paketë është ëndërra e tij, e shëndruar në obsesion dhe smundje të pashërueshme të tij. Dhe më në fund mendoi se e zbuloi metodën. Ky “zbulim epokal” i tij është “Asociacioni i komunave sërbe”, sic e quan ai atë asociacion në Kosovë. Dhe, jo cfarëdo asociacioni, por “Asociacion” me kompetenca eksekutive! Pra, një strukturim dhe përbashkim të sërbëve në Kosovë, ku janë rreth 5%, i cili asociacion të ketë kufijët e vetë, Gjyqësinë, Ministrinë e Jashtme, Sigurinë (që do të thot Policinë), etj., etj. të veta. Me fjalë tjera një minishtet në shtetin e Kosovës ose një “Republikë Sërbe” në Kosovë, në shembullin e Bosnjë e Hercegovinës. Një asociacion i tillë mandej lehtë do të ia siguronte edhe shkëputje nga Kosova dhe bashkangjitje Sërbisë. Një asociacion të tillë poashtu do ta pëlqenin me entuziazëm edhe bashkëpuntorët e ngushët në regjimin e Millosheviqit dhe “shokët e tij të idealit” që janë akoma apo që kanë qenë në burgun e Hagës të dënuar si kriminel lufte. Kuptohet se është diskriminuese që në një shoqëri pluraliste të thirret çfarëdo institucioni në emra ekskluziv nacional si dhe të organizohet struktura ekskluzive njënacionale, dhe tepër rrezik cafarëdo forme e asociacionit si organizatë qeveritare, sic e ka konstatuar edhe Gjykata Supreme e BeH.

Është thënur edhe është shkruar edhe më herët në këto faqe të këtij mediumi, shumë të përkushtuar dhe në shërbim e mbrojtje të cështjeve të Kosovës, për trehapshin e Vuciqit – asociacion, disociacion, aneksion -- dhe që Vuciqi synon atë asociacion (përbashkim) të pakicës etnike sërbe në Kosovë që shpie në disociacion (shkëputje) dhe mandej përfundimisht në rikolonizim dhe aneksion (bashakngjitje) Sërbisë. Këtë “zbulim epokal” pushtues e rikolonizues ai e konsideron kulmin e rezultatit të aktivitetit tij politik.

Për presidentin e Sërbisë, Vuciq, nuk mjafton as shpjegimi dhe përgjigjeja e prerë e Kryeministrit të Kosovës, A. Kurti, i cili bazuar në fakte e drejtësi ka thënë se Kosova me Kushtetutë është shtet multietnik dhe ligjet si dhe Kushtetuta e Kosovës nuk lejon krijimin e asociacioneve njëetnike. Sërbët në Kosovë sipas Kushtetutës së Kosovës i gëzojn të gjitha liritë dhe të drejtat e tyre, në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe me të drejtën ndërkombëtare – ka thënë Kurti.

Më tutje, Sërbia nuk e njef egzistimin e shtetit të pavarur të Kosovës dhe prandaj nuk e njef në kuptimin e mirëfllët të fjalës as pakicën etnike sërbe në Kosovë si pakicë etnike (sepse: ku pakicë kur nuk egzistoeka shteti?!). Pra në formulimin e mirëfillët ose egzistojn të dyja, ose nuk egziston asnjëra në emërtimet e tyre gjegjëse. Një kontraverzë dhe të menduar tipik hegjemonist e përpjekjës së Sërbisë vetëm e vetëm se si të zgjerohet territorialisht. Ky është argumenti më bindës se Sërbia mendon në një “Asociacion trehapësh”. Këtë gjykim Sërbia e ka shprehur qartazi dhe në mënyra të ndryshme gjatë tërë historisë. Prandaj Sërbia përpiqet që, në në shtetin që kinse nuk egzistoeka, nëpërmet një asociacion ta shkëpus këtë asociacion dhe ta bashkangjesë Sërbisë. Vuciq, shumë konfuz e kontraverz me vedin, nëpërmjet “Asociacionit” dëshiron që sërbët në Kosovë të jenë pakicë etnike aq kohë dhe vetëm sa për të fituar të drejtën për asociim me të drejta ekzekutive. Por ai kështu nuk mendon për shqiptarët në Luginën e preshevës, apo për hungarezët në Vojvodinë, etj. etj., për pakica tjera në Sërbi.

Pra Vuciqit iu kanë ndalur akrepat e orës së historisë, dhe ka mbetur në periudhën historike të gjenocidistit Millosheviq, të burgosurit numër një e kryesor dhe të akuzuarit në Hagë si kryekrimnel lufte, dhe kështu Vuciq nuk pajtohet kurrsesi me faktin se tani ka lindur një Evropë e Re, e cila i ka kuptuar të gjitha mashtrimet dhe synimet e Vuciqit dhe rrezikun nga ky.

Megjithatë, Vuciqi vazhdon edhe më tutje me djallëzinë e vetë. I dehur nga obsesioni i pashërueshëm, me atë djallëzi të cilën, sic thot populli, edhe “Zogjtë në degë e kanë kuptuar “, Vuciq ka për qellim që në hapat tjerë të shkëput pjesën më të pasur të Kosovës, ku përpos sërbëve si ardhacak dhe kolonizues të zbritur nga “Pashalluku i Beogradit” në këtë pjesë me mija vjetë banojnë edhe shqiptarët autokton, dhe mandej pjesën e shkëputur të Kosovës të ia bashkangjesë Sërbisë.

Qellimin, në fakt mashtrimin, e Vuciqit tani nuk ka njëri i cili nuk e ka kuptuar. Kjo situatë të kujton atë përrallën e shkrimtarit danez, H. C. Andersen: “Mbreti është cullak”. Aty shkrimtari atakon dhe i përqesh obsesionet e individëve. Fabulla e kësaj përrallle është shumë e thjeshët. Mbreti kishte obsesion rrobet e reja e të bukura. Ajo ishte smundje e pashërueshme e tij. Edhe i ati i tij ishte mbret dhe ky si “fëmi mbretëror” e kishte trashëguar mbreterinë nga i ati i tij. Kështu dy të rinjë, duke e njohur këtë smundje të mbretit, shkojnë te ai dhe prezentohen si rrobaqepës të shkëlqyeshëm dhe i ofrojnë qepjën e një palë rrobeve të tilla të bukura. Mbreti gëzueshëm e pranon ofertën dhe iu jepë të holla si avans për ta blerë shtofin.

Pas disa ditësh mbreti e dërgon oborrtarin më të zgjuar të tij që të vlerësojë si shkojnë punët me rrobaqepësi. Mjeshtërit i tregojn modelin oborrtarit dhe punimin deri ku kanë arritur në qepje me një pëlhurë përndryshe me ngjyra shumë të bukura por të tejdukshme dhe i thojnë oborrtarit se ai model është msheftësi, nuk guxon ta dijë askush, dhe modeli quhet “Ai që tregon se cfarë modeli është, ai është budalla”, dhe porositin që të sjellë herën e ardhshme pjesën tjetër të të hollave. Oborrtari vjen tek mbreti dhe që të mos rezultojë budalla i thot se punët shkojn shumë mirë dhe se mjeshtërve u duhen edhe pjesa tjetër e të hollave. Herën e dytë oborrtari sjellë pjesën tjetër të të hollave dhe merrën vesh për ditën kur rrobet do të ia sjellin mbretit.

Ajo ditë u tregua e vecant. Sheshi kryesor e më i madhi në qytet ishte përplot me njerëz. Të gjithë pritshin mbretin. Më në fund mbreti i obsesionuar u paraqit në madhshtinë e tij me rrobe të reja. Duartrokitje frenetike nga i gjithë publiku. As që mendohej sjellje tjetër e publikut gjithmonë të frikësuar, sepse mbreti ishte një diktator i vërtet. Por një fëmi nga publiku, që ende nuk kishte arritur të dijë se cka është frika, i befasuar nga pamja, në sinqeritetin fëmijëror, bërtiti me zë shumë të lartë: Mbreti është cullak, mbreti është cullak,... Kështu “u thye akulli”, u largua frika, dhe mandej filluan edhe të tjerët, në fillim në grupe e mandej të gjithë së bashku në kor, të bërtasin: Mbreti është cullak, mbreti është cullak,... cullak, ...cullak, ....llak llak llak, llak llak llak, ... llake-llake, llake- llake, zëri nuk dëgjohej mirë e qartazi nga zhurma e madhe e shumë të pranishmëve.

Askush nuk dyshon se në obsesionin e tij, Vuciq me asociacionin trehapësh dëshiron të realizojë në kushte të paqës dështimin e qellimeve të luftës. Dhe kjo të kujton prallën e përmendur më lartë dhe atë reagim e bërtimë të publikut: ... llake-llake, llake-llake,......nake-nake, nake-nake, .....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat