Çfarë po ndodh në LDK, a u largua Shqipe Mjekiqi pas mospajtimeve me Lumir Abdixhikun?

Opinione

Çfarë po ndodh në LDK, a u largua Shqipe Mjekiqi pas mospajtimeve me Lumir Abdixhikun?

Faton Mehmeti, Bota sot Nga Faton Mehmeti, Bota sot Më 15 mars 2023 Në ora: 22:45
Lumir Abdixhiku dhe Shqipe Mjekiqi

Në vazhdën e propagandës së reformave, si rrufe në qiell të hapur erdhi njoftimi për dorëheqjen e Shqipe Mjekiqit nga pozita e nënkryetares së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ndonëse nuk janë bëre ende të ditura arsyet, heshtje si nga zonja Mjekiqi ashtu edhe nga zyrtarët e LDK-së. Pavarësisht se nga media ishte raportuar edhe për dorëheqjen e zëdhënëses Sibel Halimi, e njëjta ka demantuar një gjë të tillë.

E habitshme mbetet dorëheqja e Shqipe Mjekiqit, e cila më 20 mars të 2021-së me propozimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ishte emëruar nënkryetare e partisë.

Ndonëse edhe kryetari i partisë e kishte pritur ardhjen e saj me pompozitet tani është mbyllur pas largimit të saj, e papranueshme për një kryetar partie që synon të drejtojë qeverinë në të ardhmen.

Heshtja sikur mos të ketë ndodhur asgjë është mungese transparente përballë votuesve të LDK-së.

Edhe ish nënkryetarja Mjekiqi e ka obligim moral me shpjegu arsyet, heshtja vetëm sa krijon mjegull dhe pastaj interpretime të ndryshme.

Janë dy arsye tē mundshme në lidhje me dorëheqjen e zonjës Mjekiqi: mospajtimet me kryetarin ose ato personale. Tek e dyta nuk mund dhe s’kemi të drejtën as të deklarohem derisa tek e para mundem dhe ka gjasa të jetë kjo arsya e vërtetë.

Mungesa e reformave të vërteta dhe cilësore mund të jetë arsya e vërtetë e largimit të zonjës Mjekiqi, duke mos u pajtuar me veprimet e kryetarit Abdixhiku.

Mungesa e reformave cilësore është shqetësuese për LDK, ardhjet e disa figurave të konsumuara nuk japin shpresë për rikthimin e saj.

Duhet reflektim nga LDK në krye me kryetarin e saj për gjendjen ku ndodhet partia dikur më e madhe në vend. Largimet nga mungesa e hapësirave për kuadra të vërteta veç sa dëmton LDK-në dhe të ardhmen e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat