Shqipëria në prag të zgjedhjeve vendore të 14 Majit, ndërsa Basha me agjendën e tij në Europë dhe SHBA

Opinione

Shqipëria në prag të zgjedhjeve vendore të 14 Majit, ndërsa Basha me agjendën e tij në Europë dhe SHBA

Nga: Skënder Sadri Kapiti Më: 2 prill 2023 Në ora: 17:52
Skënder Sadri Kapiti

Para disa ditësh Partitë Popullore Europiane, Partitë e djathta të Evropës, përmes përfaqësuesve në Këshillin e Europës, kanë dorëzuar një Rezolutë që mbështet rindërtimin e Ukrainës. Rezoluta është hartuar nga deputeti shqiptar Lulzim Basha, në cilësinë e anëtarit të Partive Popullore Evropian.Kjo rezolutw wshtw publikuar në faqen zyrtare të Këshillit te Europës, e cila është e mbështetur nga përfaqësues të të gjitha grupeve parlamentare.

Kjo shënon kështu për Bashën një sukses të madh politik e diplomatik të tij personal , të Partisë Demokratike si deputet i saj si dhe si deputet i parlamentit të Shqipërisë.

Më pas agjenda e Bashës vazhdon me vizitën e tij në SHBA.

Pra Basha po zhvillon një agjendë të suksesshme politike në Europë e SHBA, Basha ishkandidat për kryeministër i Shqipërisë në zgjedhjet e 25 prillit 2021, zgjedhje të cilat u blenë nga korrupsioni dhe pushteti i Edi Ramës. Basha ndodhet për vizitë në Europë e SHBA në kohën kur Shqipëria është në prag të zgjedhjeve vendore të 14 Majit 2023 .

Realiteti kryesisht por edhe intuita thonë se perendimi e SHBA kanë si partner politik kryesor dhe të besueshëm në Shqipëri Lulzim Bashën pavarësisht se si dhe kush fiton zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023 në Shqipëri.

Ish kreu i PD-së, Lulzim Basha gjendet prej disa ditësh në Uashington.D.C ku po zhvillon disa takime informale me zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit.Mediat kanë siguruar foto të Bashës duke biseduar me Martin McDowell, Drejtorin e Rajonit tonë në Departamentin Amerikan të Shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat