Për Viola von Cramon-raportuese e Parlamentit Evropian për Kosovën

Opinione

Për Viola von Cramon-raportuese e Parlamentit Evropian për Kosovën

Nga: Rexhep Torte Më: 2 prill 2023 Në ora: 17:56
Autori Rexhep Torte

E nderuara Viola von Cramon, fillimisht Ju lutem që si grua, si motër, si nënë dhe si krijesë njerëzore, vendoseni dorën në zemër dhe mendoni, çfarë qëndrimi do të kishit ndaj Serbisë gjenocidale, po qe se Serbia do t’i kishte kryer tërë ato krime ndaj familjes tuaj, ndaj farefisit tuaj, ndaj kombit tuaj dhe ndaj shtetit tuaj.

Këtë pyetje drejtoheni edhe te Presidenti edhe tërë diplomatët në Parlamentin Evropian.

BE dhe SHBA nuk kanë të drejtë morale, njerëzore e demokratike ta amnistojnë Serbinë gjenocidale për krimet e kryera në Kosovë dhe për reparacionet e dëmeve të luftës që Serbia duhet t’i paguajë.

BE dhe SHBA e mashtrojnë veten me premtimet se për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi do të investojnë financiarisht në të mirë të dy vendeve.

Shqiptarët nuk do të lejojnë kurrë që dinjiteti i viktimave të pafajshme shqiptare të shkaktuara nga Serbia gjenocidale të shkelet me para e investime.

Kosova, viktimë e agresionit gjenocidal të Serbisë kriminale të kryer në vitet 1998/99, kërkon vetëm të drejtën dhe të vërtetën e saj, e asgjë më shumë.

Kosova nuk e sulmoi Beogradin, por Serbia gjenocidale e sulmoi Kosovën për ta okupuar me spastrim etnik ndaj shqiptarëve autoktonë.

E nderuara z. Viola von Cramon- raportuese e Parlamentit Evropian për Kosovën, e lexova me vëmendje deklaratën T'uaj më 31 mars 2023, botuar në ËEB faqen e “Bot Sot”, në mediumin më të fuqishëm e të pavarur mbarë kombërtar shqiptar me seli në Prishtinë dhe në Zvicër, të titulluar “ Edhe Serbia edhe Kosova fajtore për mungesë progresi në dialog”.

Ju mes tjerash deklaroni se Prishtina nuk i lehtëson gjërat dhe nuk ndihmon duke thënë se nuk do të pajtoheshin me asgje të ngjashme me Asociacionin për të cilin insiston Beogradi. Sipas Jush Pala Kosovare duhet të kuptojë se një komptomis është në interes të popullit të tyre dhe se është e nevojshmë për të ardhmen e gjeneratës së ardhshme”.

WiliIam Walker-ish diplomati i OSBE-së, i cili gjatë agresionit gjenocidal të Serbisë në Kosovë, në vitin 1999 e pa me sytë e tij dhe i konfirmoi në vend masakrën e Reçakut dhe masakrat e tjera në Kosovë, këtyre ditëve në Ambasadën e Kosovës në Vashington, në takimin e organizuar për nder të Glauk Konjufcës –Krye parlamentar i Kosovës, mbajti një fjalim të shkurtër, ku mes tjerash deklaroi se, “ Unë jam bindur si sot si para disa muajsh, që duke shikuar të gjitha kriteret që kërkohen që demokracia të jetë demokraci, tani Kosova është shteti më demokratik në Evropë, nëse jo në botë. Keni arritur të funksionalizoni sistemin e drejtësisë, Parlamentin, të bëni ndryshime nga një parti në tjetër pa probleme”, tha Wilijam Walker.

Ambasadori Wiliiam Walker insistimin e SHBA-ve dhe të BE-së që në Kosovë të themelohet Asociacioni serb, e quan të pakuptimtë, me argumentin se Kushtetuta e Kosovës pakicës serbe ia garanton maksimalisht liritë dhe të drejtat.

Prof. Daniel Server-profesor në Universitetin Jons Hopkins dhe Prof. Paul WiliIams- ligjërues në Universitetin Amerikan, që të dy njohës të shkëlqyer të situatës në Kosovë dhe në Ballkan, me argumente e kundërshtojnë themelimin e këtij Asociacioni serb në Kosovë.

Prof. Daniel Server dhe Prof. Paul Wiliams thonë se nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi pa njohje të ndërsjellë paraprake.

Robert Menendez- Kryetari i Komitetit për Politikë të Jashtme i Senatit Amerikan, më 17 shkurt 2023, deklaroi se, “Asociacioni serb është jo kushtetues dhe se fillimisht duhet njohja reciproke Kosovë-Serbi. Vetëm nëpërmjet njohjes reciproke Kosovë-Serbi, deklaroi Robert Menendez.

Ndaj Serbisë gjenocidale nevojiten sanksione rigoroze e jo përkëdhelje

E nderuara Viola von Cramon, fajtorë kryesorë të dialogut Kosovë-Serbi në 11 vitet e kaluara janë qëndrimet pro serbe të Ketrin Eshton, Frederika Mogherini, Johanes Hahn, Joseph Borell dhe Miroslav Lajçak, nga BE-ja dhe John Bolton, Matheë Palmer, Richard Grenel dhe Gabriel Escobar nga SHBA-të.

Me Joseph Borell, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar, dialogu Kosovë-Serbi kurrë nuk do të ketë rezultat pozitiv për paqen dhe sigurinë në Ballkan.

Besoj se jeni e vetëdijshme se Serbia gjenocidale me kriminelët Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq nuk do të shkëputet kurrë nga Rusia gjenocidale.

SHBA dhe BE paaftësinë e tyre për t’i vënë sanksione rigoroze Serbisë gjenocidale për ta shkëputur nga Rusia gjenocidale, synojnë Kosovën ta përdorin si kurban për ta joshur Serbinë drejt Perëndimit, kjo është rrugë e gabuar.

Aleksandër Vuçiq e ka gjetur pikën e dobët të BE-së dhe të SHBA-ve dhe është duke i shfrytëzuar ndihmat financiare nga SHBA-të dhe BE-ja, ndërsa po sillet me arrogancë mospërfillëse dhe nuk i vendos sanksione Rusisë gjenocidale, nuk i shkëput marrëdhëniet me Rusinë gjenocidale, por përkundrazi po i forcon edhe më shumë.

Beogradi po manipulon me pakicën serbe në Kosovë për qëllime hegjemoniste

E nderuara Viola von Cramon, pakica serbe në Kosovë mbi bazën e Kushtetutës demokratike të Kosovës i gëzon të drejtat dhe liritë më shumë se çdo pakicë tjetër në botë.

Pakica serbe në Veri të Kosovë është e manipuluar nga Serbia gjenocidale për qëllime hegjemoniste. Pakica serbe në Veri të Kosovës tashmë 20 vite nuk po e paguan energjinë elektrike dhe ujin që e konsumon, për çka nga Buxheti i Kosovës çdo vit ndahen miliona euro për t’i paguar borxhet e tyre, ky është shembulli i vetëm këtillë në botë.

Pakica serbe në Kosovë në asnjë mënyrë nuk është e rrezikuar nga shqiptarët.

Kosova viktimë e krimeve trishtuese nuk mund të bëjë kompromis me Serbinë gjenocidale

E nderuara Viola von Cramon, Serbia kriminale dhe krimineli Aleksandër Vuçiq para disa vitesh lancuan tezën hegjemoniste, duke thënë se, “Kosova nuk mundet të merr gjithçka e Serbia asgjë, dhe se dialogu Kosovë-Serbi duhet të përfundojë mbi bazën e arritjes së një kompromisi”.

Çfarë kompromisi po lyp Serbia gjenocidale, e cila në agresionin në vitet 1998/99 në Kosovë vrau dhe masakroi afër 15 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm, në mesin e tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënës, në mesin e tyre duke vrarë nëna shtatzëna dhe fëmijët e tyre para syve të prindërve?!

Serbia gjenocidle dhunoi në mënyrën më shtazarake 20 mijë femra shqiptare autoktone e të pafajshme. Rrëmbeu 1643 shqiptarë autoktonë e të pafajshëm, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

E bëri shkrumb e hi Kosovën dhe i detyroi më shumë se 1 milion shqiptarë autoktonë të marrin rrugën e eksodit.

Çfarë kompromisi po lyp Serbia gjenocidale kur mijëra shqiptarë të vrarë e të masakruar në Kosovë, i transportoi dhe i varrosi në varreza masive në Serbi dhe i dogji në mënyrën më mizore në hekuranat e Serbisë, për t’i fshehur Serbia krimet e kryera?!

Krimineli Aleksandër Vuçiq, bashkëpunëtori i ngushtë i kriminelit Sllobodan Millosheviq dhe ministër i Millosheviqit, asokohe publikisht deklaronte që për një ushtar serb të vrarë të vriten 100 civilë të pafajshëm.

Krimineli Aleksandër Vuçiq e din dhe nuk po e tregon vend-ndodhjen e varrezave masive në Serbi ku janë varrosur shqiptarët e vrarë e të masakruar në Kosovë.

E nderuara Viola von Cramon, po Jua rikujtoj se serbët janë mbeturinë e hordhive të egra të ardhur nga Karpatet në Ballkan në shekullin e 6-të. Serbët nuk kanë identitet. Identiteti i tyre janë egërsia, luftërat, vrasjet dhe masakrat, e më së shumti ndaj shqiptarëve autoktonë që kanë jetuar gjer përtej Nishi.

Serbia kriminale me shekuj ka kryer gjenocide ndaj shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm për t’i zgjeruar kufijtë e saj në trojet shqiptare.

Këtë e dëshmon më së miri edhe Leo Freudlich, shkrimtari hebre austriak në librin e tij “Golgota Shqiptare” të viteve 1912/13.

Fakte tronditëse të gjenocidit serb: Femrat shqiptare përdhunoheshin, mbuloheshin me kashtë dhe digjeshin të gjalla.

Leo Freundlich, është hebreu austriak qe botoi librin Golgota Shqiptare, libër qe protestonte kundër zhdukjes masive të shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913, e njëjta ushtri vrau mbi gjysmë milion shqiptare.

Libri i tij “Akuza që ulërijnë” është dëshmia e parë për shfarosjen kolektive të një populli evropian para atij Hebraik. Mbi 250 mijë shqiptarë të masakruar vetëm në veriun etnik të Shqipërisë gjatë vjeshtës e vitit 1912.

Shkrimtari hebre Leo Freundlich me banim në Vjenë, është njëri ndër intelektualët e pakët që mbajti koleksionin e të gjitha gazetave të mëdha të kohës që tregonin mbi shfarosjen e së paku një gjysmë milioni shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913.

“Me qindra e mijëra kufoma të masakruara notonin në rrjedhat e lumenjve. Ata që mundin t’i shpëtonin sëmundjeve, urisë, plumbave të pushkëve të këmbësorisë dhe gjyleve të artilerisë serbe, grumbulloheshin në vende të caktuara dhe u jepej nga një plumb kokës. Më zi e pësonin ato që fshiheshin në shtëpitë e tyre.

Pas kontrolleve të imta që bëheshin për plaçkitje dhe florinj, gjendeshin lehtë dhe thereshin si berrat. Torturat më të mëdha i pësonin gratë shqiptare, të cilat përdhunoheshin, lidheshin më pas, bëheshin kapicë, mbuloheshin me kashtë dhe digjeshin të gjalla.

Në rast se ata ishin shtatzëna, ju çahej barku me bajonetë dhe pasi u nxirrej fëmija nga barku e vendosnin në majë të bajonetës apo të hunjve.

Pas masakrimit serbët pinin verë, këndonin dhe hidhnin valle. Kishte raste që ata gjatë therjes mbildhnin gjakun në kupa dhe e hapnin gostinë me të”. Kështu i përshkruante maskrat mizore serbe ndaj shqiptarëve, Leo Freundlich në librin: Albanienes Golgotha, Ëien, 1913 (“Golgota shqiptare, Vjenë 1913”) të kryera nga mesi i tetorit 1912 (kur filloj lufta e parë ballkanike) deri në mars 1913. Më 12 nëntor të 1912-ës, gazeta “Daily Chronicle” (Kronika ditore) kishte raportuar se masakrimi i mijëra shqiptarëve i kryer nga serbët ishte fakt i pamohueshëm.

Afër Shkupit – 2000 shqiptarë myslimanë dhe 5000 të tjerë jo larg Prizrenit u masakruan. Shumë fshatrave u ishte dhënë flaka dhe banorët e tyre ishin masakruar. Kur shtëpitë ishin kontrolluar për armë, shqiptarët vriteshin në mënyrën më të thjesht, edhe pse kurrfarë arme nuk kishin gjetur në shtëpitë e tyre. Serbët bënë të qartë se shqiptarët myslimanë duhet zhdukur dhe çrrënjosur. Ata pohonin se kjo është mënyra më efektive për ta qetësuar vendin.” (Leo Freundlich, Albanienes Golgotha, Ëien, 1913, f. 8-9).

Në një artikull të publikuar në “Crusading”, profesori Shiman (Schiemann), konstaton se “serbët janë duke bërë një luftë gjenocidi kundër shqiptarëve. Ata duan që ta shfarosin tërë kombin – me rrënjë dhe degë”. (L.Freundlich, po aty) Një mjek rumun, dr.Leonte, më 6 janar 1913 kishte raportuar në “Adeverul” të Bukureshtit se mizoritë të cilat i kishte bërë armata serbe mbi shqiptarët e të cilat i kishte parë vetë, kishin qenë shumë më të trishtueshme sesa mund t’i imagjinojë ndonjë njeri. Dr.Leonte në një përshkrim të dëbimit të qindra shqiptarëve të zënë robë, shkruan:

“…këta njerëz të shkretë duke ecur rrugëve nga rraskapitja, uria dhe etja rrëzoheshin për tokë, kurse ushtarët serbë në ato çaste ua ngulnin bajonetat në fyt duke shkuar currili i gjakut dhe duke mbetur përplot kufoma të tyre të pavarrosur rrugëve. Edhe fushat, ishin mbuluar me kufoma të trupave të vrarë, duke përfshirë të rinj, gra po edhe fëmijë.”

(Po aty) “Një vajzë shqiptare 15 vjeçare” – shkruan Dr. Leonte – “ishte rrëmbyer dhe ishte dërguar në Kështjellën e Nishit. Ajo ishte e dyshimtë se ka hedhur bomba kundër serbëve, të cilët kishin hyrë në Ferizaj. E gjora vajzë e vogël e cila ishte ngarkuar me krim iu dorëzua ushtarëve serbë në vend se të dërgohej në gjyqin ushtarak. Ushtarët i mëshuan në kafkë me dajak derisa ia thyen kokën grimca – grimca”!

(Po aty) Dr.Leonte, ngjashëm me këto i përshkruan edhe masakrat e bëra nga serbët në Kumanovë, Prizren e gjetiu. Gazeta “Humanite” e Parisit publikoi një shpjegim zyrtar i cili ishte komunikuar në Konsulatën e Selanikut, ku tregon lidhur me mënyrën se si serbët kishin vepruar në Shqipëri – për grabitjet e tyre, shkatërrimet dhe masakrat. Aty vihet në pah shkatërrimi i 31 lokaliteteve shqiptare, plaçkitja e të gjitha lokaliteteve në rajonin e Kratovës dhe Koçanit si dhe djegien dhe vrasjen e popullatës shqiptare. Në këtë kronikë, gazeta shkruan, se në “Rajonin e Kavadarcit (Kavadar), nga gjithsej 98 fshatra, u dogjën dhe u shkatërruan 34 prej tyre… ndërkaq në Drenovë, të gjithë banorët ishin vrarë. Midis këtij vendi dhe Palikurës ishin zbuluar me radhë shumë varreza, ku dukeshin prej disave kokat e nxjerra jashtë. Të fundit ishin varret e martirëve të cilët ishin varrosur për së gjalli.” (L.Freundlich, po aty) etj.

E nderuara Viola von Cramon, për ta kuptuar se gjenocidet e Serbisë kriminale ndaj shqiptarëve autoktonë ndër shekuj e kanë patur të njëjtën egërsi, po Jua prezantoj edhe disa copëza të vogla nga rrëfimet autentike të përshkruara në librin me titull “ Rrëfimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë” (1998/99) i autores kosovare Luljeta Selimi:

“ Ma pushkatuan nënën e vëllain, kurse mua më dhunuan dhe trupin tim e masakruan për së gjalli me cigare”. Një nga mjeket deklaron se, ”Vajzës së dhunuar i ishte shqyer mitra dhe se në organet gjenitale i kishin futur rërë, këmbët e gërvishtura dhe mes dy gjinjve me majën e thikës kishte të vizatuar kryqin serb”. Ose rrëfimet e tjera,” Fëmijët vajtonin mbi trupin e përgjakur të babait të tyre të vrarë, e mua më çnderonin vetëm disa metra larg tij”, ” Pasi ma vranë djalin, mua më çnderuan disa ditë me radhë”, “Djalit dy vjeçar ia prenë veshin dhe tre gishtërinj, e pastaj më dhunuan”, “Cigaren e ndezur e fgjinjtë e mi”, “ Më dhunuan dhe me thikë shkruan fjalë mbi trupin tim”, “Më detyronin t’i shikoja femrat që po i dhunonin me radhë”, “Pasi më dhunuan, m’i hoqën thonjtë me dana”, “Motrën e mbytën me kundak të pushkës”, “14- vjeçarja u dhunua në borë”, “Pasi e dhunuan 13-vjeçaren e hodhën në pus”, “Më çnderuan para syve të babait dhe nënës”, “Në muajin e tetë të shtatzënisë më përdhunoi para vjehrrës dhe burrit, e pastaj më goditi në gjoks e në bark dhe linda fëmijën e vdekur”, “ Më dhunuan dhe në krah ma vizatuan kryqin serb”, “Pasi i çnderuan tri vajza, ua prenë organet gjenitale…”

E nderuara Viola von Cramon, lexojeni me vëmendje edhe këtë dëshmi trishtuese argumentuese për krimet e Serbisë në Kosovë.

Sheradin Berisha, në ËEB faqen e “Bota Sot”, të mediumit mbarë kombëtar shqiptar me seli në Zvicër dhe Kosovë, më datë 26 prill 2021, në rubrikën Opinione, botoi shkrimin e tij tmerrues me titull “ Gjenocidi i pandëshkuar”. Në këtë shkrim të tij të shoqëruar edhe me 9 fotografi, shkruan se: “Pas përfundimit të luftës në qershor 1999 gjurmët e krimit serb u gjetën kudo në vendbanimet e Kosovës. Shqiptarët e shpërngulur kur janë kthyer në shtëpitë e tyre kanë gjetur qindra dokumente edhe fotografi ku shihen kriminelët serbë , duke buzëqeshur me armë në dorë përpara shtëpive që i kishte kapur zjarri duke i plaçkitur shtëpitë e shqiptarëve. Edhe trupat e NATO-së ( KFOR-it) gjatë dislokimit të tyre në Kosovë kanë gjetur dhjetëra varreza masive dhe objekte publike e private, në të cilat janë torturuar e vrarë mizorisht shqiptarët. Me këtë rast po e vë në spikamë zbulimin e një qendre serbe të krimit në Prishtinë të zbuluar nga KFOR-i anglez. Njësitë parashutiste të KFOR-it anglez gjatë kontrollit të objektve publike e private , në një ndërtesë disa katëshe kanë gjetur dhoma, ku forcat kriminale serbe kanë kryer tortura e pastaj kanë ekzekutuar mizorisht qindra shqiptarë.

Në këto dhoma torturimi janë gjetur shpata të gjata, thika e maska të zeza, e sende tjera metali, shufra e boksa metali, shkopinj të thyer bejsboli, drogë e shiringa, litarë të përgjakur për ngulfatje, kravatë ku shqiptarët e lidhur këmbë e duar janë mbytur. Mbi një tavolinë është gjetur një motosharrë me shenja gjaku, që tregon se aty janë prerë koka dhe gjymtyrë të shqiptarëve. Në një dhomë tjetër është gjetur edhe një akumulator që është përdorur për mbytje me elektroshok. Janë gjetur edhe shumë fotografi të fëmijëve shqiptarë të evidentuar me numra, ngjashëm siç kishte vepruar Hitleri në Luftën e Dytë Botërore në llogoret e vdekjes. Në dhomat e krimit janë gjetur edhe shumë uniforma të policisë serbe, armë dhe arka me municion dhe një inventar me qindra dokumente (dosje), që dëshmojnë qartë krimin monstruoz të kryer në këtë objekt të regjimit kriminal të Millosheviqit. Pas zbulimit këtë qendër të krimit për herë të parë e ka vizituar ekipi i prokurorëve dhe hetuesve të Hagës, i cili i ka mbledhur dhe evidentuar të gjitha provat e gjetura aty. Tani po pyes, ku përfunduan këto dëshmi të tmerrshme nga Tribunali i Hagës ?! Pas 21 vitesh nga përfundimi i luftës, askush nga kryerësit e këtij krimi të pashembullt në historinë njerëzore nuk është arrestuar apo nxjerrë para drejtësisë ?!

As policia, as prokuroria , as gjyqtarët e UNMIK-ut (1999- 2008).

As ato të EULEX-it 2008, shkruan mes tjerash në shkrimin e tij Sheradin Berisha.

E nderuara Viola von Cramon, në Kosovë ekzistojnë mijëra dëshmi të këtilla të masakrave serbe të shkruara dhe të incizuara .

Esat Shala me shokët e tij gjatë agresionit gjenocidal të Serbisë në vitet 1998/99, kanë incizuar 2 mijë kaseta dhe CD të masakrave që Serbia i kreu në Kosovë.

Serbia i ka ofruar Esat Shalës 2 milionë euro që Esat Shala t’ia dorëzojë këto kaseta e CD, dhe se për këtë arsye Serbia e kërcënon këtë Kosovar edhe me vdekje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat