Vuçiq tha se nuk është i çmendur?!

Opinione

Vuçiq tha se nuk është i çmendur?!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 2 prill 2023 Në ora: 18:40
Autori Sherif Ramabaja

Kohët e fundit gjithnjë e më shumë në Serbi po më quajnë të çmendur, duke u nisur edhe nga Rada Trajkoviq dhe Rashiq. Të tillëve u përgjigjem se ç´bënë ata më shumë se unë, derisa ishin në pushtet? Sa kilometra hekurudhë i kanë bërë? Si ishte Serbia e armatosur në kohën e tyre? Sa investime kishte atëherë, e sa ka sot?

Si ishte pozita e serbëve në Bosnje dhe Kosovë atëherë, e si është sot? Sa dinte dikush për botën serbë atëherë, e sa sot? Si ndodhej atëherë pozita e Serbisë, e si është sot?

Pra kush din t´iu përgjigjej këtyre pyetjeve, do të konstatonte pastaj se cili është më çmendur në Serbi, e cili jo?

Unë jetoi, marr frymë, flejë, zgjohem dhe vdes për Serbinë. Kush nuk e ka ditur, duhet ta mësoi këtë.

Po mos ta sulmonte Putini Ukrainën, unë isha i gatshëm njëqind për qind të kthehesha në Kosovë. Këto plane jo vetëm që i kisha gati, po ditë e natë  punoja në to. Tash kur Putini e filloi luftën, e ka dhie punën tërësisht.

Jo vetëm Rusinë që e ka sjellë buzë falimentimit dhe shpërbërjes, por tërësisht e ka keqësuar edhe pozitën e Serbisë.

Më thonë prit edhe pak. Prit edhe këtë javë, muaj e vit, po situata nuk po ndryshon. Mua për këtë gjendje tash në Serbi po më quajnë, të çmendur.

Serbinë para se të shpërthente konflikti e armatosa nga Kina, po ashtu dhe nga Rusia. Perëndimin e kisha vënë në lojë dhe investonin miliona e miliarda dollarë, në këmbim që t´i kundërvihesha Rusisë.

Nxitja shtete, në çnjohjen e Kosovës. Me ndihmën e Listës Serbe arrita që t´i ngritja serbët në rebelim. U larguan të gjithë nga puna. U tërhoqën të gjithë nga institucionet e Kosovës. Policia i dorëzoi pajisjet dhe Veriu mbeti pa kurrfarë përkujdesje. Atje vepron secili si t´ia dojë shpirti. Rendi mbahet vetëm nga serbët, pa guxuar të hyjnë forcat e sigurisë së Kosovës.

Me këto veprime i nxita SHBA dhe EU, ta pranonin pa kushte Asociacionin. Në bisedimet e Ohrit nuk e firmosa marrëveshjen. Putini si duket ende po sheh ëndrra të bukura dhe më pengon në firmosjen e marrëveshjes.

Ndoshta kështu është më mirë, se nuk mund të më obligoi asnjë institucion në zbatimin e saj, pasi mungon firma ime.

Në realitet ne nuk na përgjigjet, asgjë më pak se Bota Serbe. Nuk na përgjigjet asgjë, përpos ndarjes së Kosovës. Nuk na përgjigjet asgjë më pak, përpos kthimit në Kosovë, prandaj ne nuk kemi asnjë interes që ta zbatojmë, apo ta implementojmë një marrëveshje të tillë.

Pozicioni i Serbisë mund të keqësohet, vetëm nëse Rusia e humb luftën. Pozicioni i Serbisë do të vihet në pikëpyetje, vetëm nëse Rusia shpërbëhet. Derisa nuk ka shenja të tilla, nuk do të ketë dorëzim.

Mua le të më quajnë të çmendur, po unë luftoi për kohë. Koha për popullin serb është e artë. Merreni me mend nëse Rusia rastësisht do ta pushtoi Ukrainën. Do ta sulmoi menjëherë Moldavinë, pastaj Lituaninë e pse jo, do të nisej drejt Berlinit. Këtë e ka synim Putini.

Nëse këto plane realizohen paramendoni, se çdo të ndodh në Ballkan. Bota serbe do të bëhej realitet. Serbia me ndihmën e Rusisë, do ta kthente Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë, Bosnjën dhe do ta kërcënonim edhe Kroacinë.

Më quani ju mua të çmendur, por nuk e di se cili është më i çmendur se unë.

Mars – Rover (Satirë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat