A është Mali i Zi në udhëkryq pas humbjes së Gjukanoviqit në zgjedhjet presidenciale?

Opinione

A është Mali i Zi në udhëkryq pas humbjes së Gjukanoviqit në zgjedhjet presidenciale?

Nga: Skender Mulliqi Më: 3 prill 2023 Në ora: 11:39
Skender Mulliqi

A do të jetë largimi i Millo Gjukanoviqit, pas 30 vitesh në krye të Malit te Zi, fat apo fatkeqësi për këtë republikë, mbetet të shihet. Gjukanoviq i humbi zgjedhjet presidenciale nga kandidati i Lëvizjes ”Evropa Tash” të Jakov Milatoviqit në rrethin e dytë më 58.9 të votave.

Gjukanoviq ishte kësaj radhe kandidat i opozitës të themi ashtu, kurse Milatoviq kandidat i pushtetit në largim të Abazoviqit. Shumica mendojnë se ardhja e Millatoviqit nuk do të thotë reforma demokratike dhe as e ardhmja e Malit të Zi. Milatoviq në fokusin e jetës publike ka arritur pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në vitin 2020. Ai ka qenë ministër i ekonomisë, kur në krye të qeverisë ishte Zdravko Krivokapiq.

Analizat politike flasin së adhuruesi i krypeshkopit Amfolije do të këtë lidhje dhe bashkëpunim të ngushtë më Serbinë. Pas fitores në këto zgjedhje, kur mundi Gjukanoviqin, ai u pa i shoqëruar nga Dritan Abazoviq dhe njerëzit e tjerë të bllokut fitues. Ky 37 vjeçar kishte marrë përkrahje të partive të afërta më Serbinë, pastaj të Rusisë dhe të Kishës Ortodokse Serbe.

Pra, po shihet se kemi të bëjmë më një president të ri me orientime proruse dhe proserbe, edhe pse ai deklarohet pak më ndryshe. Duket se deri të fitorja bindëse e Milatoviqit, ka ndikuar të votuesit malazez edhe e dhëna së Gjukanoviq, kishte kaluar tashmë 30 vite në pushtet. I shkrova këto radhë për zgjedhjet në Mal të Zi, lexues të nderuar, edhe për faktin së ky ndryshim në krye të presidencës të Malit të Zi, mund të këtë zhvillime negative politike për mbarë rajonin. Të shumica me orientime propërendimore ekziston mendimi së Milatoviq është një mashtrues, është njeri që e përmbanë projektin e Serbisë të Madhe, shkurt kemi të bëjmë me një serbomadh.

Ardhja e Milatoviqit mendohet se nuk është për të mirën as të shqiptarëve dhe të muslimanëve në këtë republikë. Se Mali i Zi do të vazhdojë rrugën Euroatlantike apo atë të Botës Serbe në rajon mbetet të shihet nga hapat e ri politik të Millatoviqit. Rusia dhe Serbia sigurisht nuk kanë investuar në Milatoviqin për të parën…!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat