Në Shqipëri votuesit duhet të votojnë atë politikë që mbështesin e që është e besueshme te ShBA-ja

Opinione

Në Shqipëri votuesit duhet të votojnë atë politikë që mbështesin e që është e besueshme te ShBA-ja

Nga: Skënder Sadri Kapiti Më: 3 prill 2023 Në ora: 16:49
Skënder Sadri Kapiti

Përderisa politika shqiptare, e gjitha pothuajse deklarohet demokratike, patriotike dhe properëndimore, dhe sidomos proamerikane, pasi ShBA-ja është aleat strategjik e jetik i shqiptarëve, gjë e cila është mëse e vërtetuar historikisht, atëhere edhe votuesit shqiptarë duhet ta marrin në konsideratë këtë fakt dhe se ata duhet t’ia besojnë votën dhe pushtetin atyre kandidatëve intelektualë fisnikë e patriotë që kanë moral, që janë të pastër, të pakorruptuar dhe profesionalisht cilësorë dhe që kanë ndjesi kombëtare e sociale, si dhe asaj politike e cila konsiderohet nga ShBA si partnere besnike e tyre.

Shqiptarët duhet të votojnë atë politikë e cila është në një linjë me politikën amerikane, pasi shteti amerikan, pavarësisht se kush qeveris atje, mbështet politikën shqiptare në betejën kundër korrupsionit dhe krimit; kundër autokracisë dhe asaj antidemokratike; duhet votuar ajo politikë e cila punon për sundimin e ligjit dhe të shtetndërtimit modern. Shqiptarët duhet ta votojnë atë politikë e cila kërkon dekriminalizimin dhe dekomunistifikimin e vëndit; duhet ta mbështesin atë politikë e cila punon për ta ndarë dhe shkeputur Shqipërinë nga ky tranzicion traumatizues dhe për të përshpejtuar integrimin.

Dhe logjikshëm pra vjen edhe konkludimi se, që të realizohe kjo duhet ndëshkuar e gjithë politika e vjetër e tranzicionit. Në realitetin shqiptar politika e vjetër është autore, shkaktare dhe bartëse e të gjitha të këqijave politike, demokratike,ekonomike, sociale, juridike dhe kundërintegruese. Kjo politikë tashmë është ekspozuar si e keqja më e madhe kombëtare, e cila është e gjithë politika e vjetër.

Shpresa e besimi jane tek Elita e Re Politike e PD euroatlantike; te Basha, Alibeaj etj., te cilet mbeshteten edhe nga ShBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat