Hashimi kurrë s’do e themelonte Gjykatën Speciale, po ta dinte se vet do përfundonte në burg!

Opinione

Hashimi kurrë s’do e themelonte Gjykatën Speciale, po ta dinte se vet do përfundonte në burg!

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 3 prill 2023 Në ora: 21:43
Hashim Thaçi

Pas më shumë se dy vjet nga arrestimi i ish krerëve të UÇK, këtë të hënë nisi gjykimi ndaj tyre. Pa dashur nënvlerësuar tjerët dhe ato çfarë u thanë, vëmendje mori deklarata e bërë nga prokurori i specializuar, Alex Whiting, i cili deklaroi që ish-kreu i UÇK-së Hashim Thaçi kishte shkuar disa herë në Hagë dhe ishte intervistuar nga Zyra e Prokurorisë Speciale për rolin e tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Thaçi gjithnjë e kishte mohuar se ishte intervistuar dhe jo vetëm kaq, sipas prokurorit “Gjatë hetimit të kësaj çështjeje, Hashim Thaçi erdhi disa herë fshehurazi në Hagë për t’u dhënë prokurorëve të ZPS-së një intervistë të zgjatur të video incizuar”.

Dhe jo vetëm kaq, por Thaçi që gjithnjë thirrej se ishte pjesëmarrës i luftës dhe figura kyçe e UÇK, në Hagë "ai mohoi shumëçka lidhur me rolin e tij gjatë luftës dhe rolin e UÇK-së".

Kjo dëshmon për përpjekjet e tij për të shpëtuar veten nga çdo përgjegjësi, duke mohuar edhe rolin e tij brenda luftës në emër të së cilës bënte fushatë në Kosovë. Thaçi ishte i bindur se vet s’do përfundonte në Hagë, përndryshe do bënte çdo gjë për të penguar themelimin e Speciales. Pas themelimit të saj, dhe pas intervistave të shumta në Hagë Thaçi duket se e ka kuptuar se akuzat janë serioze.

Andaj, edhe bëri çdo gjë për ta zhbërë, për këtë mori iniciativën për korrigjimin e kufijve. Dhe pasi nuk ia doli në momentin e fundit, ishte i detyruar të dorëzohet në Hagë. Kjo është vetëm nisja, në vazhdim do të dalin edhe shumë të panjohura, me Thaçin protagonist. Gjykata është instrumenti të cilin Hashimi mundua ta përdor për të tjerët, ra vet “viktimë” e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat