Edi Rama dhe Kosova

Opinione

Edi Rama dhe Kosova

Nga: Skënder Sadri Kapiti Më: 4 prill 2023 Në ora: 09:23
Skënder Sadri Kapiti

Nga sot me 3 prill 2023 Vlora Hyseni do jetë në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror.Unë jam nga Durrësi dhe Veteran i UCK-së,dhe me formim, edukatë e bindje nacionaliste. Jam kritik i Edi Ramës për shumë gjëra që unë i kam shkruar kritikë kundër tij ashtu sikur dhe ka shumë kritikë e kritikues e deri akuza kundër tij në lidhje me Kosovën.

Por nuk mund të paragjykoj, as te zbuloj e as të “fantazoj” hamendësime, gjëra e “secrete” në lidhje me ato për të cilat për të cilat më vjen mirë kur kryeministri shqiptar është nismëtari i mbledhjeve të përbashkëta të dy qeverive shqiptare; kur kryeministri Edi Rama mori në qeverinë e tij dhe emeroi dy ministra shqiptarë nga Kosova; kur ai respekton, dekoron e nderon sportistë , artistë e këngëtarë të Kosovës dhe kur edhe drejtimin e Shërbimit Informativ të Shtetit Rama e Begaj ia besuan shqiptares nga Kosova.

Unë me origjinë jam nga Kosova, kam lindur në Shqipëri dhe e njoh mirë mentalitetin dhe opinionin negativ të politikës, mediave,dhe deri edhe të një mase të madhe të opinionit publik që është i cuditshëm ne lidhje me kundërshtinë dhe të “turbullirës” që shkaktohet kur vjen puna për një kandidat për deputet, kryekomunar, apo për ministër në Shqipëri të individëve me origjinë shqiptarë nga Kosova. Në këtë aspekt këto kohët e fundit në politikën shqiptare Rama sjell një risi të re, i cili nuk “pyeti” as partinë e tij në këtë gjë, pavarësisht se ka mosdëshirë dhe kundërshti nga opozita, intelektualë,mediatikë dhe nga të vetët politik për integrimin në qeverisjen e tij si ministra, shqiptarë nga Kosova ashtu edhe me rastin e emërimit të Vlora Hysenit si drejtoreshë të Shërbimit Informativ të Shtetit.

Unë ndjehem mirë për këtë vlerësim e respekt që i bëjnë kryeministri Rama dhe Presidenti Begaj Kosovës.

Pra, unë ndjehem shume mirë pa marrë parasysh dhe pa u ndikuar as nga bindjet politike te mia, ndjehem mirë si nacionalist kur pushteti e shteti i Shqipërisë respekton shqiptarët edhe të Kosovës dhe Kosovën sic veproi tani së fundi edhe Presidenti dhe Kryeministri i Shqipërisë me emërimin e Vlora Hysenit si drejtoreshë të Shërbimit Informativ të Shtetit.

Këtë shëmbull duhet të marrin edhe Abin Kurti ,Vjosa Osmani e Donika Gërvalla që edhe ata të respektojnë shqiptarët nga Shqipëria, të paktën ata që kanë sakrifikuar e kontribuar për Kosovën.

PRA KUR BËHEN VEPRIME TË TILLA SI MBLEDHJE BASHKËQEVERISH, KUR MERR E VË MINISTRA,KËSHILLTARË E DERI DHE SHEFA TË SHËRBIMIT SHTETEROR NGA KOSOVA; KUR NDERON, DEKORON DHE U JEP MIRENJOHJE KOMBETARE ARTISTËVE, SPORTISTËVE E KENGËTARËVE NGA KOSOVA, KJO GJYKOJ UNË ËSHTË NË TË MIRËN GJITHKOMBETARE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat