Ardhja në Kosovë e Vuçiqit, sikur të ngjallet kufoma e Millosheviqit

Opinione

Ardhja në Kosovë e Vuçiqit, sikur të ngjallet kufoma e Millosheviqit

Nga: Dedë Preqi Më: 4 prill 2023 Në ora: 09:59
Dedë Preqi

Aleksandër Vuçiqit, duhet t’i ndalohet përjetësisht Kosova, poashtu t’i ndalohen edhe gjitha vendet tjera demokratike të botës, sepse politika e tij ishte e rrezikshme për sëcilin popull në botë, e cila është e rrezikshme edhe sot, që lidhet me shumëçka shkatërruese dhe degjeneruese, e një ndër ato edhe me nxitjen e një luftë të re ballkanike, duke përfshirë Kosovën, në shënjestër të kësaj strategjie.

Kongresmenët amerikan me të drejtë i dërgojnë letër presidentit të SHBA-ve, z.Joe Beden, që të merr parasysh dhe të vendos sanksione gjithë atyre që cënojnë të drejtat dhe paqën ndërnjerëzore në botë, duke veçuar Ballkanin perëndimor, që në shënjestër të kësaj letre drejtpërsëdrejti është cekur presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili Kosovën, e ka në thumb të planit të tij shofenist.

Një vendim i tillë do të ishte shumë i arsyeshëm, duke marrë parasysh marrëdhëniet e acaruara ndërnjerëzore në këtë pjesë të Ballkanit perëndimor, duke përfshi edhe Kosovën, e cila edhe mbas 23 viteve të mbarimit të luftës që shkakëtoj Serbia, ky vend po ballafaqohet akoma me problemet dhe politikat e saj hegjemoniste, duke u bërë pengesë në çdo hap të shtetndërtimit dhe jetës politike e institucionale e këtij vendi, dhe duke u përzier në çështjet e brendshme dhe ato të jashtme të këtij vendi, i cili është shtet sovran dhe demokratik, i pranuar nga shumica e vendeve të botës.

Letra e kongresmenëve amerikan i drejtohet presidentit dhe shtetit amerikan, i cili është një ndër vendet më tradicionale të botës demokratike, që të reagojë kudo në ato vende ku shkelen dhe cënohen të drejtat njerëzore, në mënyrë që të bëhët një përpjekje që nënkupton brenda një ekzistence njerëzore në gjitha shoqëritë demokratike të krijohet një rregullore e shoqërisë njerëzore.

Prandaj, Serbia sikur e ka humbur toruan dhe kuptimin e vet në ecurinë e kohës bashkëkohore demokratike përshkak të udhëheqjes së saj kapreçioze dhe jo paqësore, duke mos ndryshuar programet dhe strategjitë e vjetra të miteve serbe dhe ato milosheviqiane, të cilat në vend të shfajësimit të tyre dhe «kërkimfaljes» , dredhitë e saj fashiste interpretohen në vazhdimësi si të tilla edhe sot e kësaj dite.

Serbia e sotme në krye me Vuçiqin, është vendi që jep mesazhin më brengosës dhe diskutabil në rajon, duke shqetësuar dhe acaruar marrëdhëniet me sëcilin shtet fqinjë, në veqanti me Kosovën, me Malin e Zi, me Bosnjen dhe Kroacinë, dhe përveq kësaj, Serbia tani për tani është vendi më autokratik në rajon dhe një ndër vendet ballkanike më të korruptuara, e cila për t’ia humbur gjurmët korrupsionit, po e mbulon një pjesë të saj përmes shitjeve të armëve nëpër vende të ndryshme të botës, ku ka kriza të luftrave.

Shumica e mediave serbe në Serbi, janë të shtrenguara që të punojnë për pushtetin e Vuçiqit, pothuaj se ato janë të detyruara të shkruajnë ashtu sikur u dikton pushteti dhe këtij detyrimi me një gjuhë tjetër i thojnë dhunë dhe kërcënim ndaj fjalës së lirë, si një përpjekje e shefit të qeverisë serbe, për të përfituar pushtet brenda një ekzistence të pa lakmuar edhe nga qytetarët e vet.

Vuçiqi dhe pushteti aktual i Serbisë, sa herë që dëshirojnë për ta tensionuar gjendjen dhe për ta destabilizuar Kosovën, përmes Listës serbe, e cila e ka përjashtuar vetvetën nga zgjedhjet e ardhshme të këtij prilli, por është aktive, duke organizuar grupe të ndryshme kriminale nga serbët lokal të veriut dhe të tjerë që vijnë enkas nga vendet tjera të Serbisë, ndër ta edhe kriminel nga Rusia, për të bërë protesta kundër zgjedhjeve në veri të vendit tonë, dhe për të ndërtuar barikada nëpër rrugët kryesore dhe pikat kufitare që lidhen me Serbinë.

Prandaj, ardhja e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Kosovë, është e njëjtë, sikur të ngjallet kufoma e Millosheviqit, kur sa herë vinte në këtë vend, përmes mitingjeve dhe fjalimeve të tij shofeniste i nxiste dhe i mobilizonte serbët kundër shqiptarëve, të cilët edhe i futi në luftë të përgjakshme kundër njëri-tjetrit.

Bashkëkrimineli më i ngushtë i Millosheviqit, është duke e udhëhequr sot Serbinë, i cili nuk i ka ndryshuar hapat e tij, por mund të jetë edhe më i rrezikshëm, sepse përmes lidhjes së ngushtë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, do të shkakëtoj trazira dhe ndonjë luftë të re edhe në Baalkanin perëdimor, që në shënjestër të këtij plani është Kosova.

Kosova dhe populli i saj, do të ishte me fat, duke ditur se NATO, nuk do të qëndrojë duarkryq dhe këtë e di fare mirë edhe Vuçiqi, sepse e ka përjetuar edhe vet rrolin e saj, duke e kërkuar birën e minit me u fshehë, prandaj, SHBA-të, dhe NATO, nuk do ta lejojnë Vuçiqin, dhe as të tjerët, që të shkelin të drejtat njerëzore dhe të provokojnë me ambiciet e tyre, në këtë rast ndaj shtetit të Kosovës.

Qeveria e Kosovës, në krye me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, nuk duhe t’a lejojnë Vuçiqin, të hyjë në Kosovë, por t’i ndalohet hyrja si një përson «nongrata», sepse ky vend është shkelë e nëpërkëmbur mjaftë nga kriminelët e tillë, ndër ata gjaksorë ishte edhe vetë Vuçiqi, presidenti i sotëm i Serbisë, me shumë bashkëkriminel të tij, që i ky president i ka dekoruar dhe i ka shpallur heronj për të bëmat dhe luftën kriminale, që kanë bërë ndaj popullatës shqiptare në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat