A është Thaçi arsyeja pse familja Jashari nuk e mbështeti “Marshin për Drejtësi”?!

Opinione

A është Thaçi arsyeja pse familja Jashari nuk e mbështeti “Marshin për Drejtësi”?!

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 4 prill 2023 Në ora: 21:32
Hashim Thaçi

Të dielën që lamë pas, një ditë para nisjes së gjykimit ndaj ish - krerëve të UÇK, u mbajt protesta popullore në mbështetje të tyre. Nga organizatorët u tha se numri ishte mbi 100 mijë, derisa të tjerë dhanë shifra më të vogla bazuar edhe mbi kapacitete që posedon sheshi në Prishtinë. Gjithsesi, aty munguan themeltaret e UÇK, emblema e saj-familja Jashari.

Mungesa e tyre si dhe asnjë reagim as në rrjetet sociale ngërthen disa pikëpyetje: A është injoruar familja Jashari nga organizatorët, a ka hatër-mbetje familja Jashari me katër ish pjesëtarët e UÇK-së në Hagë, apo ka familja Jashari gjëra që opinionin nuk i di për ata?!. Në bazë të së kaluarës mund të themi se prishja e raporteve mes Thaçit dhe familjes Jashari ka kohë që ka ndodhur.

Ka shumë vite që Thaçi nuk pritej në kullën e tyre, familja Jashari mungoi në inaugurimin e Thaçit si president në 2016. Këto dhe shumë të tjera, zbërthejnë arsyen e mungesës së tyre në këtë marsh. Të kujtojmë se vet djali i Hamëz Jasharit, Bekim Jashari kishte zbuluar arsyen se pse nuk flisnin Hashim Thaçi me të birin e komandantit legjendar. Lulzim Jashari.

“Ka pas debat unë dhe Lulzimi me Hashimin në kohën kur është menaxhuar kompleksi nga Ministria e Ambientit. Luli i ka thënë troç: ‘Nuk më intereson kush i merr(tenderët), por në momentin që unë dëgjoj që lypni 10 përqind, haraq firmave edhe në këtë vend, mbi gjakun e atyre, harrojeni që ka me ju shkel këmba në Prekaz’.

Ka pasur kësi debati. Pjesë tjera kanë qenë mos sinqeriteti dhe burrnia tamam nga Hashim Thaçi direkt me Lulin. “Pra, kjo deklaratë dhe tjera që s’janë bërë publike tregojnë më së miri raportet jo të mira mes Thaçit dhe familjes Jashari. Besoj, se familja Jashari e njeh më mirë se kushdo tjetër jo vetëm Hashimin, por të gjithë ata që abuzuan në emër të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat