Fjalët e “zorit” që shpëtuan jetë

Opinione

Fjalët e “zorit” që shpëtuan jetë

Nga: Mislim Berisha Më: 5 prill 2023 Në ora: 12:29
Ramadan Rexhep Berisha dhe autori Mislim Berisha

Ju më hidhni mua, por unë po i lë edhe tetë djem pas veti.

Babai im, ndjesë pastë, Ramadan Rexhep Berisha nga Kramoviku u mor në pyetje për „veprimtari armiqësore“ nga SUP-i i Qarkut Prizrenit. U dërgua po në atë dhomën dhe po afër dritares ku mendohet se është hedhur një mësues afërsisht dy javë më parë (në atë kohë, viti 1982).

Vesel Krasniqi, Kryesupovci i Qarkut të Prizrenit (ku përfshihej edhe Komuna e Rahovecit, pra edhe Kramoviku) ndër maltretimet tjera i thotë babës: a po e din ku je?

U ndi ngushtë babai, megjithatë po-i tha, pranë dritares prej aty ku ju e keni hedhur para dy javesh mësuesin, Xhemajl Berisha nga BresU pre në fytyrë Kryesupovci, Vesel Krasniqi (tregonte babai) dhe i tha: e tash ose do të bashkëpunosh ose do të hedhim edhe ty.
Fjala e ZORIT të babait ishte: Ju më hidhni mua, por unë i lë edhe tetë djem pas veti.

U shqetësua Kryesupovci dhe i tha: e çka bëjnë djemtë e tu bre?

Babai i thotë: mbesin pa bukë dhe e thyejnë ndonjë bankë e unë s’jam t’i ndali.
I futë shpullë bukur të fortë babit tim Vesel Krasniqi, bukur fort ia kish përdredhë qafën dhe urdhëron lirimin e tij.

Por një gjë ta dini. Ju vini nga filan fshati. Shtëpinë e keni në filan rrugë, gruaja e juaj e ka emrin kështu, keni dy vajza dhe e kanë emrin kështu e ashtu…“. Kur të doni më vritni.

Nesim Ramadan Berisha, vëllai ynë më i riu, gjatë shërbimit ushtarak, diku nga dy muajt e fundit komisari politik i ushtrisë („zmija“ i thoshin të gjithë), e merrte shpeshherë në pyetje Nesimin (së paku dy herë në javë). Nuk e linte rehat, e thërriste zakonisht natën, nga mesnata, në tre të mëngjesit, pra kohë pa kohë për ta futur në ndonjë kurth me thënie të dyshimtë dhe, dihet pastaj, në atë kohë shumë ushtarë ktheheshin në arkivol.

Duke e parë veten ngushtë (në zor) Nesimi e pyet një bashkë-ushtarë i cili vinte nga rrethina e tij se a mos e njeh „zmijën“. Po, i thotë ushtari. E shoh se të ka marrë ty në sy të keq, por nëse s’tregon nga kush e ke kuptuar, shumë shpejtë marr informata të plota për të. E di që është nga një fshat i rrethinës sonë, por më duhet ta pyes dikë të familjes që është më i madh dhe që e njeh më mirë atë zonë dhe besoj se edhe vetë komisarin e njeh. Vëllai e siguron që kurrë emri i tij nuk do t’i del nga goja.

Pas një jave, në një natë bukur të errët, komisari përsëri urdhëron që Nesimi të zgjohet nga gjumi dhe të shkoj në raport te ai. Nesimi shkon. Filloi „zmija“ me avazin e tij.

Nesimi e ndjeu veten në „ZOR“ dhe iu drejtua: „E di pse po më thërret kaq shpesh në raport politik. E di që shumë shqiptarë po kthehen të vdekur nga ushtria. Edhe unë e di veten të vdekur. Por një gjë ta dini Ju. Ju vini nga filan fshati. Shtëpinë e keni në filan rrugë. Gruaja juaj e ka emrin kështu, keni dy vajza dhe e kanë emrin kështu e ashtu…“. Kur të doni më vritni.

U qu n ‘këmbë komisari dhe po e shan Nesimin me Nanë e Babë, me Zot e Tokë e me krejt çka ka. Po i thotë: nuk është ai qëllimi im dhe e përzuri nga zyra.

Nesimi sot jeton, punon dhe vepron në Mynih.

Rezyme:
1 Vesel Krasniqi ndoshta edhe se ka pritur një gjë të tillë të thuhet nga babai. Por e vërteta është se ne kemi kërkuar prejardhjen e Kryesupovcit, Vesel Krasniqit (nga Drenoci), me kë rrin, kush është gruaja e tij, fëmijët etj. (edhe Vesel Xalja, i thoshin). Vesel Krasniqi, ka jetuar në mërgim viteve të fundit të jetës së tij. Në Aeroport të Shkupit takohet me një të afërm dhe i kërkon falje për gabimet e bëra. Megjithatë për t’u larë pak borxhit, i tregon edhe diçka: se nga kush i kanë shkuar informatat atij. Ishte një fqinj dhe i afërm i yni.

2. Komisarit politik mendoj se i ka ra në befasi thënia e Nesimit dhe s’ka ditur se nga mund t’i vjen. Thënë të drejtën në kushte të tilla, përkundër rrethanave të asaj kohe, lëvizja ka qene e lirë nëpër ish-Jugosllavi dhe ka pasur të drejtë frikën.

Tjetra është se Nesimi këtë situatë na e ka treguar veç kur është kthyer nga shërbimi ushtarak. Atë edhe do ta kishin likuiduar për sa do ta dinim se kush ishte shkaktari kryesorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat