Për Joe Biden, Olaf Scholz, Rishi Sunak, Emanuel Macron dhe Antonio Tajani

Opinione

Për Joe Biden, Olaf Scholz, Rishi Sunak, Emanuel Macron dhe Antonio Tajani

Nga: Rexhep Torte Më: 19 prill 2023 Në ora: 17:24
Autori Rexhep Torte

Pse jeni hileqarë për Kosovën dhe për shqiptarët autoktonë fisnikë e besnikë ndaj SHBA-ve dhe BE-së. Pse po i lazdroni Serbinë gjenocidale pro ruse dhe serbët surrogatë pro rusë që janë mbeturinë e hordhive të egra të ardhura në Ballkan nga Karpatet ?!

Vetëm armatosja e Kosovës dhe pranimi i saj në NATO, ua shuajnë ëndrrat hegjemoniste Serbisë dhe Rusisë gjenocidale.

Kjo do ta detyrojë Serbinë gjenocidale që të reformohet dhe të demokratizohet, e jo përkëdheljet dhe investimet në këtë shtet gjenocidal.

Të nderuar Joe Biden-Presidenti i SHBA-ve, Olaf Scholz- Kancelar i Gjermanisë, Rishi Sunak- kreministri i Mbretërisë së Bashkuar, Emanuel Macron- President i Francës dhe Antonio Tajani- Kryeministër i Italisë, mos e tradhtoni moralin dhe karakterin tuaj etik njerëzor duke e mbrojtur Serbinë gjenocidale.

Serbia gjenocidale mund të disiplinohet, demokratizohet dhe të shkëputet nga Rusia gjenocidale vetëm duke i vendosur sanksione rigoroze ekonomike dhe financiare, ndryshe Serbia gjenocidale nuk do të shkëputet kurrë nga vëllazëria shekullore me Rusinë gjenocidale dhe nga vëllazëria me Kishën Ortodokse të Rusisë.

Me kriminelët Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq, bashkëpunëtorë të ngushtë të ish kriminelit Sllobodan Millosheviq i cili në fundshekullin e 20- shkaktoi katër luftëra gjenocidale okupuese në Ballkan, nuk mund të arrihet normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq urgjentisht duhet të vendosen prapa grilave në Gjykatën për Krimet e Luftës në Hagë.

Unë jam një gazetar i moshës 78 vjeçe ku më shumë se gjysmë shekulli e kam kaluar në gazetari, kam qenë student i Universitetit të Beogradit, jam ish i përndjekur dhe ish burgosur nga sistemi ish komunist i Titos dhe e njoh egërsinë hegjemoniste serbe ndaj kombit autokton shqiptar.

Të nderuar Joe Biden, Olaf Scholz, Rishi Sunak, Emanuel Macron dhe Antonio Tajani, po Jua rikujtoj dhe po Ju pyes se, a ka krim dhe tmerr më makabër se ai që Serbia gjenocidale bëri në Kosovë, duke i vrarë nënat dhe foshnjat autoktone shqiptare në momentin kur foshnjat ishin duke pi qumësht në gjoksin e nënave dhe ua ndërpresin foshnjave qumështin në fyt?!

A ka krim dhe tmerr më të madh se, momentet kur ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë gjenocidale ua rrëmbyen nga duart e prindërve shqiptarë fëmijët e tyre të pafajshëm, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur?!

A ka krim dhe tmerr më të madh se, momentet kur nënave shqiptare u kanë mbetur në dorë vetëm disa qime flokësh nga vajzat e tyre në përpjekje për t’i mbrojtur dhe shpëtuar nga duart mizore rrëmbyese të ushtarëve, paramilitarëve dhe policëve të Serbisë gjenocidale, që i rrëmbyen nga shtëpitë shqiptare këto vajza të reja, fati i të cilave ende nuk është zbardhur?!

A ka krim dhe tmerr më të madh se, momentet kur Serbia gjenocidale vrau e masakroi afër 15 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm, të të gjitha moshave e gjinive, dhe mijëra e mijëra kufoma i transportoi dhe i varrosi në varreza masive në Serbi, apo i dogji edhe në furrat e hekuranave në Serbi, për t’i fshehur Serbia gjurmët e krimeve ?!

A ka krim dhe tmerr më të madh se, përkundër tërë këtyre krimeve dhe tmerreve, Serbia gjenocidale tashmë 24 vite mohon se ka kryer krime ndaj shqiptarëve autoktonë në Kosovë, krime të cilat i shikoi e të bota nëpërmjet mediave elektronike dhe të shkruara, për të cilat ekzistojnë dëshmi, fakte, fotografi dhe 2000 kaseta dhe CD në të cilat Esat Shala me shokë i kanë incizuar masakrat që Serbia gjenocidale i kreu në Kosovë ?!

A ka krim dhe tmerr më të madh se, momentet kur ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë gjenocidale dhunuan në mënyrën më shtazarake 20 mijë femra të pafajshme autoktone shqiptare ?!

Të nderuar Joe Biden, Olaf Scholz, Rishi Synak, Emanuel Macron dhe Antonio Tajani, Ju lutem vendoseni dorën në zemër, dhe mendoni si njerëz me moral, karakter me shpirt njeriu dhe si prindë, çfarë qëndrimi do të kishit ndaj Serbisë gjenocidale, po qe se këto krime dhe tmerre Serbia gjenocidale do t’i kishte kryer ndaj familjes Tuaj, farefisit Tuaj, popullit Tuaj dhe shtetit Tuaj?!

Serbia gjenocidale po armatoset me ndihmën e Rusisë gjenocidale me të cilën i lidh vëllazëria shekullore, sepse janë të një gjaku, të një mentaliteti e karakteri dhe të të njejtës Kishë Ortodoksë, e cila në vend të misionit të saj fisnik, besimtarët i edukon dhe i nxit për luftë.

Papa Françesku nga Vatikani në vazhdimësi është duke bërë apele që të ndalet lufta në Ukrainë dhe jep mesazhe paqeje mbarë njerëzore.

Patriarku i Kishës Ortodoksë të Rusisë dhe Patriarku i Kishës Ortodoksë të Serbisë, përkundrazi i nxisin shtetet e tyre dhe besimtarët ortodoksë që të jenë vrasës dhe masakrues të popujve tjerë paqedashës dhe të jenë okupues të trojeve të huaja.

Serbia gjenocidale sot i ngjan qenit që leh e nuk kafshon

Të nderuar Joe Biden, Olaf Scholz, Rishi Sunak, Emanuel Macron dhe Antonio Tajani, Serbia gjenocidale edhe pse po armatosjet, nuk e ka mundësinë për realizimin e kërcënimeve që po i bën ndaj Kosovës për krijimin e Serbisë të Madhe.

Sepse Serbia gjenocidale njëzet viteve të fundit po ballafaqohet me ulje drastike të natalitetit serb.

Serbia gjenocidale për ta rritur natalitetin tashmë njëzet vite është duke blerë vajza shqiptare në Shqipëri për dhëndurët serbë, duke paguar nga 2-3 mijë euro për secilën femër shqiptare.

Qindra e qindra femra shqiptare tashmë në Serbi kanë lindur dhe po lindin fëmijë surogatë serbë.

Serbisë gjenocidle po t’ia heqësh hungarezët e Vojvodinës, shqiptarët dhe boshnjakët e Sanxhakut, shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe romët, i mbesin shumë pak serbë të pastër siç e quajnë veten.

Shtrohet pyetja se hungarezët, shqiptarët, boshnjakët e romët që jetojnë në Serbi, nuk janë aq budallenj që të luftojnë dhe ta japin jetën e tyre për qëllimet okupuese dhe hegjemoniste të Serbisë gjenocidale?

Pakica serbe në Kosovë me Kushtetutën demokratike të Kosovës, i gëzon të drejtat dhe liritë më shumë se çdo pakicë tjetër në botë, megjithatë kjo pakicë serbe e instrumentalizuar nga Beogradi i synon ta copëtojë dhe ta destabilizojë Kosovën shtet të pavarur e sovran pro BE-së, pro SHBA-ve dhe pro NATO-s.

Sot në Ballkan jetojnë 12 milionë shqiptarë së bashku me gjashtë milionë shqiptarë sa janë bërë që kur Serbia i dëboi për në Turqi, dhe këta shqiptarë në vazhdimësi mbajnë lidhje të ngushta me vendlindjen.

Serbia gjenocidale e din se sot shqiptarët në Ballkan janë numërikisht disa herë më shumë se serbët.

Serbia gjenocidale me kërcënimet ndaj Kosovës shpreh vetëm shizofreninë e saj dhe i ngjan një qeni që vetëm leh dhe nuk guxon të kafshojë.

Mos u besoni mashtrimeve dhe kukuvajkave të Serbisë

Të nderuar Joe Bden, Olaf Scholz, Rishi Sunak, Emanuel Makron dhe dhe Antonio Tajani, po Jua rikujtoj se që në kohën kur Donald Trump ishte president i SHBA-ve, Ana Bërnabiq- kryeministre e Serbisë gjenocidale bëri deklaratën e saj se, “Serbia arriti ta thyejë akullin e marrëdhënieve me SHBA-të, sepse deri dje SHBA-të na e kthenin shpinën, ndërsa tani së paku kanë vullnetin të na dëgjojnë”.

Marko Gjuriq- organizatori kryesor djegies së ambasadës së SHBA-ve në Beograd në protestat serbe në vitin 2008, aktualisht ambasadori i Serbisë në SHBA, kohëve të fundit në vazhdimësi po deklaron se gjoja Kosova po e humb interesin e SHBA-ve.

Ky shkrim i imi ka për qëllim t’ua përforcojë bindjen se gjëja më e vyer që duhet bërë në Kosovë është armatosja e saj me të gjitha armët e mundshme dhe pranimi në NATO.

Kjo do t’i rrëzonte në gjunjë edhe Serbinë gjenocidale edhe Rusinë gjenocidale, sepse për nga trimëria, guximi dhe mbrojtja e pragut të shtëpisë shqiptarët janë identikë me ukrainasit.

SHBA-të dhe BE-ja në 10 vitet e dialogut Kosovë-Serbi zgjidhjen e problemit e kapën nga bishti, e jo nga koka.

BE-ja nëpërmjet Ketrin Eshton, Frederika Mogherini, Johanes Hahn, Joseph Borell dhe Miroslav Lajçkak, me qëndrimet dhe veprimet e tyre pro serbe këtë dialog e vendosën në një rrugë pa krye.

SHBA-të nëpërmjet pro serbëve John Bolton, Mathew Palmer- me bashkëshorten nga Serbia, me Richard Grenel-lobuesin e Serbisë, me Antony Blinken, Cholet Derek dhe me Gabriel Escobar- bashkëshortja e të cilit muajin që shkoi e hapi ekspozitën e saj në Beograd, dëshmojnë se janë pro Serbisë gjenocidale, dhe se me veprimet e tyre që nëpërmjet financimeve, mendojnë se do ta arrijnë normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, dhe se në këtë mënyrë do ta shkëpusin Serbinë nga Rusia janë rrugë e gabuar.

Ambasadori Wiliam Walker insistimin e SHBA-ve dhe të BE-së që në Kosovë të themelohet Asociacioni serb, e quan të pakuptimtë, me argumentin se Kushtetuta e Kosovës pakicës serbe ia garanton maksimalisht liritë dhe të drejtat.

Prof. Daniel Server-profesor në Universitetin Jons Hopkins dhe Prof. Paul Wilijams-ligjerues në Universitetin Amerikan, që të dy njohës të shkëlqyer të situatës në Kosovë dhe në Ballkan, me argumente e kundërshtojnë themelimin e këtij Asociacioni serb në Kosovë.

Prof. Daniel Server dhe Prof. Paul Wiliiams thonë se nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi pa njohje të ndërsjellë paraprake.

Robert Menendez- Kryetari i Komitetit për Politikë të Jashtme i Senatit Amerikan, më 17 shkurt 2023, deklaroi se, “Asociacioni serb është jokushtetues dhe se fillimisht duhet njohja reciproke Kosovë-Serbi. Vetëm nëpërmjet njohjes reciproke Kosovë-Serbi, deklaroi Robert Menendez.

Kjo qasjë e SHBA-ve dhe e BE-së ndaj Serbisë gjenocidale do të rezultojë shumë e gabuar dhe nuk do të sjell rezultate për ruajtjen e paqes në Ballkan.

Nuk mund të pritet normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi përderisa në Veri të Kosovës ekzistojnë strukturat paralele serbe, bandat e armatosura serbe të cilat ndihmohen dhe veprojnë me urdhëra nga Beogradi.

Të nderuar Joe Biden, Olaf Scholz, Emanuel Macron dhe Antonio Tajani, nuk mund të pritet normalizim i marrëdhënieve Kosovë-Serbi derisa Serbia në Veri të Kosovës është duke ndërtuar koloni serbe, ku në banesa të mobiluara vendosën serbë të cilët asnjëherë më parë nuk kanë banuar në Kosovë.

Ndërsa Bandat e armatosura serbe në Veri të Kosovës në vitin 2008 vranë 10 shqiptarë autoktonë, plagosën shumë të tjerë dhe i dëbuan 14 mijë shqiptarë, të cilët edhe sot e kësaj dite nuk guxojnë të kthehen në shtëpitë dhe trojet e tyre.

Serbinë gjenocidale mund ta disiplinojë, reformojë dhe demokratizojw vetëm armatosja e nevojshme e Kosovës dhe pranimi në NATO, sepse shqiptarët në Kosovë dhe në Ballkan janë të palëkundur në orientimin e tyre pro BE-së, pro SHBA-ve dhe pro NATO-s.

Kosova dhe mbarë shqiptarët nuk do të lejojnë kurrën e kurrës, që Serbia gjenocidale të amnistohet për krimet e kryera në Kosovë dhe për pagesën e reparacioneve të dëmeve që Serbia gjenocidale i shkaktoi në Kosovë gjatë agresionit të viteve 1998/99.

Kosova dhe mbarë shqiptarët, nuk do të lejojnë që me amnistimin e Serbisë gjenocidale të shkelet mbi dinjitetin dhe nderin e afër 15 mijë shqiptarëve autoktonë të vrarë e të masakruar në Kosovë, të shkelet mbi dinjitetin dhe nderin e më shumë se 2000 dëshmorëve luftëtarë të UÇK-së që e dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, të shkelet mbi dinjitetin dhe nderin e 20 mijë femrave autoktone shqiptare që u dhunuan shtazërisht nga Serbia kriminale, dhe të shkelet mbi dinjitetin dhe nderin e më shumë se 1 milion shqiptarëve që morën rrugën e eksodit nga Serbia gjenocidale.

Të nderuar Joe Biden, Olaf Scholz, Rashi Sunak, Emanuel Macron dhe Antonio Tajani, shqiptarët janë komb fisnik dhe paqedashës, dhe gjatë tërë historisë së tyre nuk kanë okupuar as edhe një pëllëmbë tokë të huaj, por edhe shqiptarët e kanë pikën e durimit dhe të vlimit.

Më 9 prill 2023, Kosova dhe mbarë shqiptarët e shënuan 24 vjetorin e Betejës së Koshares midis ushtarëve trima të UÇK-së që luftonin për çlirimin e Kosovës dhe ushtrisë gjenocidale të Serbisë që e kishte okupuar Kosovën.

Beteja e Koshares është nga betejat më të ashpra të UÇK-së me ushtrinë okupuese serbe, por njëherit është edhe beteja fitimtare më e lavdishme dhe heroike e UÇK-së në të cilën u mposht turpshëm ushtria okupuese serbe dhe u thye kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë i vendosur padrejtësisht që në vitin 1913.

Vetëm armat5osja e Kosovës dhe pranimi i saj në NATO janë mënyra më efektive që do ta largojnë Serbinë gjenocidale dhe hegjemoniste nga synimet e saj okupuese dhe de stabilizuese në Ballkan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat