Fjalimi i “Sllobos së vogël” (I. Daçiqit) në KS të OKB-së, ishte ofendues dhe kërcënim i hapur ndaj Kosovës!

Opinione

Fjalimi i “Sllobos së vogël” (I. Daçiqit) në KS të OKB-së, ishte ofendues dhe kërcënim i hapur ndaj Kosovës!

Nga: Rexhep Elezaj Më: 28 prill 2023 Në ora: 15:50
Rexhep Elezaj

Së pari, fjalimi i “Sllobës së vogël” (I. Daçiqit) dje në KS të OKB-së kushtuar Kosovës, ishte fund e krye, plotë më gënjeshtra tipike serbe kundër Kosovës dhe shqiptarëve, dhe të tillë mund ta mbante vetëm një ish kriminel, siç ka qenë I. Daçiq gjatë kohës së luftës në Kosovë, i cili po ashtu, ka qenë frymëzuesi kryesor i nxitjes së kasapit të Ballkanit, S. Millosheviçit, që ta nisë luftën dhe terrorin shtetëror ndaj 2 milion shqiptarëve në Kosovë (1998/99).

Pra, I.D. ishte ideatori dhe skenaristi numër një i burgosjes, torturave, dëbimit dhe vrasjes masive të shqiptarëve, që nga viti 1989 kur Kosovës me dhunë ushtarake iu mor autonomia, e deri kur regjimi kriminal i Serbisë do kapitullojë ushtarakisht me 9 qershor 1999 në Kumanovë.

I. Daçiq, gjatë fjalimit të tij në gjuhën serbe në mbledhjen e djeshme të KS, sa herë që e haptë gojën prej rrenacaku ordiner, ai pa fije turpi gënjeu para gjithë botës, se gjoja Kosova na qenka djepi dhe Jerusalemi i Serbisë, ngase, siç e ka thënë para ca muajve hapur në TV debate historiani dhe ish diplomati serb, Milan St. Protiç, Kosova kurrë gjatë historisë nuk ka qenë tokë dhe as pjesë e Serbisë, veçse ajo ishte pushtuar që nga koha e dinastisë së Nemanjiçve (shek. - XII -të), pastaj ishte pushtuar prapë në vitin 1918 nga Jugosllavia e vjetër (SKS), e po ashtu edhe në vitin 1945 nga regjimi komunist ish jugosllav..!?

I. Daçiq, gënjeu si gjithherë, se kishat ortodokse në Kosovë janë trashëgimi serbe, gjë që është gënjeshtër e kulluar historike, ngase siç dihet patrikana e Pejës, kisha e Deçanit dhe gjitha manastiret tjera ortodokse në Kosovë, kanë qenë në pronësi të shqiptarëve, mbase siç dihet në kohën e Bizantit shumica e shqiptarëve i takonin ritit fetar ortodoks, kisha të cilat në mënyrë pirate do t’i uzurpon kisha ortodokse serbe, dhe atë pas fillimit të kalimit masiv të shqiptarëve në fenë islame, nga shekulli 17-të e këndej. Për këtë që themi flasin, mbase me qindra fakte historike, por të cilat sot e kësaj dite fashistët serbë vazhdojnë t’i mohojnë, ngase siç dihet shteti dhe kombi serb janë krijuar mbi rrena dhe manipulime bizare me faktet e historisë, meqë qëkur erdhën në Ballkan (shek. -VII-) çdo gjë që e bën, e ngritën mbi toka dhe territore të pushtuara, kryesisht të shqiptarëve.

I. Daçiq, gënjeu si qeni kur tha se, nga Kosova janë dëbuar me dhunë kinse nga shqiptarët rreth 200 mijë serbë, duke e manipuluar opinionin ndërkombëtar në mënyrën më të poshtër të mundshme, sepse e vërteta qëndron në faktin, se pas kapitullimit të ushtrisë kriminale të Serbisë me 9 qershor 1999 në Kumanovë, bashkë me largimin e detyruar të ushtrisë kriminale serbe nga Kosova dhe gjitha forcave paramilitare serbe, në të njëjtën ditë Kosovën e kanë lëshuar me mijëra serbë, jo nga dhuna e shqiptarëve, veçse kryekëput nga frika e hakmarrjes së shqiptarëve, ngase e dinë të gjithë, por edhe faktori ndërkombëtar, se të gjithë serbët e Kosovës, pa asnjë përjashtim, gjatë luftës në vitin 1998/99, kanë bërë krime ndaj fqinjëve shqiptarë, duke i ndihmuar në çdo mënyrë kriminelët ushtarak dhe paramilitarë serbë që të vrasin, masakrojnë dhe dëbojnë sa më shumë shqiptarë. Ndaj, shqiptarët i njohin dhe i dinë me emra ish fqinjët e tyre serbë, të cilët kanë bërë masakra, uzurpime, vjedhje dhe shpifje ndaj tyre, ku me porosi të tyre me qindra shqiptarë janë rrahur, burgosur dhe vrarë mizorisht. Pra, është rrenë e kulluar ajo që thotë “Slloba i vogël”, se 200 mijë serbë janë dëbuar me dhunë nga Kosova, veçse kryekëput për shkak të krimeve të tyre të kryera ndaj shqiptarëve.

I. Daçiq, gënjen në mënyrë “inovative” (D. Çosiq), kur thotë se rasti i Kosovës është “Sui-generis”, jo për shqiptarët, por për serbët, ngase sipas tij, trashëgimia fetare dhe kulturore serbe në Kosovë është “sui-generis” për kombin serb, nga e cila Serbia kurrë nuk do të heq dorë, duke kamufluar para botës faktin, se serbët kurrë nuk kanë qenë autokton në Kosovë, veçse ardhacak dhe pushtues të tokave dhe kulturës antike shqiptare qysh kur ata jetonin në Dardaninë antike, pra kur në Kosovë nuk ka pasur asnjë serbë. Ky, gjoja ministër i jashtëm, rrenë dhe e fyen kombin shqiptar në mënyrën më të poshtër, duke i quajtur shqiptarët ardhacak në Ballkan, e që e kundërta është e vërteta.

Pra, pushteti aktual në Serbi, por edhe gjitha pushtetet e mëparshme, që nga viti 1919 e deri më sot, janë regjime puro kriminale, hegjemoniste, fashiste, grabitqare, pushtuese dhe gjenocidale, të cilat kanë vrarë me miliona shqiptarë, boshnjakë, etj., me qëllim të vetëm për ta krijuar Serbinë e madhe, tendencë kjo e tyre e cila edhe sot na shfaqet veçse në petkun e ri, “Srpsi svet” (Bota serbe), nga i cili skenar serbët asnjëherë nuk kanë për të çuar dorë.

Përkundrazi, sot e gjithë ditën regjimi fashist i Beogradit vazhdon me provokime për luftë të re me shqiptarët, dhe, fundament i kësaj hegjemonie ndaj Kosovës është pikërisht kërkesa, tanimë shumë neveritëse, për formimin e asociacionit për komunat me shumicë serbe, pas të cilit skenar qëndron i hapur aktiviteti huligan i grupeve kriminale në veri për aneksimin e tij, përkatësisht për ri-okupimin fashist të tërë Kosovës, siç e tha qartë ditë më para presidenti serb, A.Vuçiq, se “ne do presim, dhe do presim, e do presim, derisa të vije momenti i volitshëm për çlirimin e veriut të okupuar të Kosovës nga A. Kurti..”, pra për rikthimin një ditë prej ditësh të Kosovës nën pushtimin e Serbisë..!?

Ndërsa, atë që ia tha në sy këtij ish krimineli serb, znj. Gërvalla, është për t’u përshëndetur, sidomos për guximin e saj që xhelatin mijëra shqiptarëve, alias “Sllobon e vogël”, e solli në vendin e krimit, duke ia përplasur para botës fajësinë dhe përgjegjësinë e tij për krimet dhe vrasjen e mbi 13 mijë shqiptarëve civilë, në mesin e tyre të 1480 fëmijëve, për 400 varreza masive, për dhunën seksuale të mbi 20 mijë femrave shqiptare, si dhe dëbimin me dhunë të mbi një milion shqiptarëve nga Kosova, të cilët akoma nuk janë kthyer në shtëpitë dhe vatrat e tyre shekullore..!?

Me gjithë dëshirën e mirë të znj. Gërvalla, se një ditë do ta kemi një fqinj verior më të mirë, pra një Serbi demokratike, unë jam mjaft skeptik, se një ditë populli serb dhe udhëheqësit e saj do ta ndryshojnë logjikën dhe mendjen e tyre fashiste, hegjemoniste dhe barbare, në veçanti ndaj shqiptarëve. Ndoshta, serbët edhe mund ta ndryshojnë politikën e tyre pushtuese ndaj tokave shqiptare dhe jo vetëm, por kurrë nuk mund të besoj, se ky ndryshim mund të ndodhë pa ushtrimin e një force ndaj tyre. Se kush mund ta bën këtë hap, mbetet një enigmë dhe dëshirë e varur tek Zoti dhe mrekullitë e Tij..!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat