Akuzat për hajni dhe korrupsion në Kosovë

Opinione

Akuzat për hajni dhe korrupsion në Kosovë

Nga: Adem Bytyçi Më: 29 prill 2023 Në ora: 13:51
Adem Bytyçi

Opozitë – pozitë, asnjëra nuk e mohon se ka vjedhur, por e vërteta është se cila ka vjedhur më shumë e cila nuk ka mundur për të vjedhur sa ajo tjetra. Të dyja këto forca politike në Kosovë sado që mundohen për t'i fshehur hajnitë e kanë të pamundur, sepse më mirë se qytetarët këtë nuk e di askush!

Të dyja këto forca politike që kanë qeverisur me vendin, për të mbrojtur korrupsionin endemik dhe hajnitë, e kanë kapur shtetin, cila më shumë e cila më pak, atë që duhet pranuar është se nuk mund të tërhiqet një paralele sa u përket shumësisë së hajnive në mes këtyre dy forcave politike, sepse më shumë ka vjedhur opozita e tanishme kur e ka qeverisur vendin se sa pozita aktuale. Edhe ashtu opozita e tanishme shumë më gjatë e ka qeveris – keqqeveris vendin se sa pozita aktuale.

Sidoqoftë hajnia dhe korrupsioni dhe anomalitë tjera në vendin tonë nuk luftohen duke e akuzuar njëra-tjetrën, pozitë dhe opozitë, por duke i pranuar hajnitë dhe të bëhen bashkë që në të ardhmen t'i luftojnë bashkarisht hajnitë, korrupsionin dhe të këqijat tjera në të mirë të vendit dhe qytetarëve.

Madje aq e thellë ka qenë urrejtja dhe dëshira për pushtet, pa autoritet në mes opozitës së tanishme, dikur në pushtet dhe qeverisë aktuale, saqë opozita e sotme me çdo kusht është përpjekur për ta shpallur organizatë terroriste pozitën e tanishme, pra gjer këtu ka arritur absurditeti i politikës në vendin tonë, vërtetë mjerim. Sa më shpejt reflektim, aq më mirë për vendin dhe qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat