Lajçak, ura e Ibrit, a është e mbyllur dyanshëm, që të mos hapet njëanshëm?

Opinione

Lajçak, ura e Ibrit, a është e mbyllur dyanshëm, që të mos hapet njëanshëm?

Nga: Gani I. Mehmeti Më: 29 prill 2023 Në ora: 20:44
Miroslav Lajçak

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është shprehur i prerë për çështjen e hapjes së Urës së Ibrit. Ai ka thënë se nuk është koha për ta bërë një gjë të tillë.

Lajçak këtë e ka thënë në forumin e Delfit në Greqi, ku pjesëmarrës është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Emisari evropian e ka quajtur kalim nga kriza në tjetrën diskutimet për targat, energjinë elektrike e tokat, duke kërkuar nga pala kosovare dhe serbe të shmangin veprimet e një-anshme.

Pas fjalëve të Lajçakut, pyesim atë:

Kërkesën e bërë me propozimin e asamblistes nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Ferati-Doli, Këshilltarët komunal në veri të Mitrovicës e kanë miratuar kërkesën për hapjen për qarkullim të urës kryesore mbi lumin Ibër.

Me gjithçka që nuk iu pëlqen serbëve të Kosovës, është bërë apo kërkuar në mënyrë të njëanshme!

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës – është e njëanshme!

Kërkesa për hapjen e Urës së Ibrit – e njëanshme!

Çdo kërkesë e shqiptarëve - është e njëanshme!

Çdo veprim i shqiptarëve - është i njëanshëm!

Edhe liria e fituar me gjak – është e njëanshme!

Ndërkaq:

Serbët nuk kanë veprime e vendime të njëanshme?!

Kosovën nuk e kanë pushtuar para 111, vitesh më 1912, me anshmërinë tonë. Pra është pushtuar njëanshëm.

Nuk na kanë mbajtur të pushtuar për 87 vite me dashjen tonë, nuk na kanë pyetur fare!

Njëanshëm na kanë vrarë, prerë, djegur, rrahur, maltretuar!

Njëanshëm na kanë ndjekur nga trojet tona!

Njëanshëm na kanë dhunuar!

Njëanshëm na i patën marrë tokat e njëanshëm na kanë shpërngulur për në Turqi e Shqipëri! Pa dashjen tonë, pa na pyetur fare.

Për asnjë të keqe që na e kanë bërë, nuk ka qenë e dyanshme, vetëm e njëanshme nga ta.

Tani, deri sa ata duan të na mbajnë të pushtuar, u dashka t’i pyesim deri sa atyre t’iu bëhet mjaft!!! Atyre nuk iu bëhet mjaft kurrë, vetëm nëse kanë arritur të na shfarosin ne si shqiptarë! Atëherë do të dalin me cinizmin më të madh dhe do të tallen me ne: Mirë ua kemi bërë, ku jini tani që nuk iu dëgjohet zëri!...

Ndoshta, edhe atëherë do të kenë frikë sikur Sulltani i Çajupit prej Gjergj Kastriotit, me frikën se mos do dalë nga dheu...!

Pra, Ura e Ibrit është mbyllur njëanshëm, për të cilën kurrë nuk kërkoi Lajçak të hapet. Dhe, mos prit se do të japin pëlqimin serbët për hapjen e saj.

Kështu që, ajo duhet të hapet njëanshëm, por që do të shërbente dyanshëm!

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është shprehur i prerë për çështjen e hapjes së Urës së Ibrit. Ai ka thënë se nuk është koha për ta bërë një gjë të tillë.

Lajçak këtë e ka thënë në forumin e Delfit në Greqi, ku pjesëmarrës është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Emisari evropian e ka quajtur kalim nga kriza në tjetrën diskutimet për targat, energjinë elektrike e tokat, duke kërkuar nga pala kosovare dhe serbe të shmangin veprimet e një-anshme.

“Ne ende po na u duhet të përballemi me këtë përditë. Teksa flasim, në Mitrovicë ka pasur kërkesë që të hapet ura [Ura e Ibrit]. Atmosfera, dukshëm, nuk është që të ndodh një gjë e tillë”, deklaroi Lajçak, teksa tha se të dyja palët duhet të respektojnë vijat e kuqe të njëra-tjetrës.

Këshilltarët komunal në veri të Mitrovicës e kanë miratuar kërkesën për hapjen për qarkullim të urës kryesore mbi lumin Ibër. Kjo është bërë me propozimin e asamblistes nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Ferati-Doli.

Reagimi i Lajçak është i pari që vjen nga ndërkombëtarët lidhur me propozimin e VV-së në komunën veriore të Mitrovicës për hapjen e Urës së Ibrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat