Isa Mustafa dje tradhtar e rezil, sot “patriot” e “vezir”

Opinione

Isa Mustafa dje tradhtar e rezil, sot “patriot” e “vezir”

Nga: Rexhep Torte Më: 30 prill 2023 Në ora: 11:24
Rexhep Torte

Isa Mustafa duhet të akuzohet për tradhti dhe korrupsion, atij duhe t’i merret titulli i akademikut dhe titulli kryetar nderi i LDK-së, sepse nuk i meriton.

Isa Mustafa për interesa karieriste perosnale bëri koalicion me PDK-në e Hashim Thaçit, u bë kryeministër, e fshiu frynën rugoviane në LDK, dhe në dialogun Kosovë-Serbi e nënshkruajti marrëveshjen për themelimin e Asociacionit serb në Kosovë.

Isa Mustafa, ky komunist titist pas 24 vitesh u kujtua të behet zëdhënës e tellallxhi për ta faktorizuar vetventen, duke na informuar se Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës po organizon një Konferencë Shkencore “Gjenocidi dhe masakrat e Serbisë në Kosovë 1998/99”.

Isa Mustafës nuk i ka hije të organizojë Konferencë Shkencore në emër të ASHAK për gjenocidin dhe masakrat e Serbinë në Kosovë 1998/99, sepse këtë e ka bërë vetëm duke ëndëruar për t’i larë mëkatet e tij ndaj Kosovës.

Nuk mund të jesh edhe tradhtar, edhe atdhetar

Është hipokrizi neveritëse, që Isa Mustafa-akademiku munafiku si kryeministër i Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi në vitet 2013 dhe 2015, e nënshkruajti marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, marrëveshje tejet e dëmshme dhe e rrezikshme për sovranitetin e Kosovës, që ia ka lidhur duart Kosovës dhe që e ka çuar në këmbë faktorin ndërkombëtar duke i bërë presione të padrejta Kosovës demokratike ne favor të Serbisë gjenocidale.

Është hipokrizi neveritëse, që Isa Mustafa dhe ASHAK u kujtuan tash pas 24 vitesh të organizojnë një Konferencë të këtillë për gjenocidin serb në Kosovë.

Është hipokrizi neveritëse, që Isa Mustafa gjersa ishte kryetar i LDK-së dhe ASHAK-u, nuk u kujtuan asnjëherë të organizojnë Konferencë Shkencore për vrasjet e qindra aktivistëve të LDK-së dhe të disa gazetarëve për fjalën e lirë dhe të vërtetë në Kosovë.

Bashkëpunim në Kosovë dhe me Shqipërinë

Është hipokrizi neveritëse, që ASHAK derisot nuk pati nismë që sëbashku me Akademinë e Shkencve dhe të Arteve të Shqipërisë, të themelojnë një ekip historianësh për të hartuar një projekt të përbashkët për përgatitjen dhe botimin e librit me titull “Gjenocidet shekullore serbë ndaj shqiptarëve autoktonë”.

Kjo si përgjigje ndaj librit skandaloz që e botoi Serbia në vitin 2020 në gjuhën anglkeze përplot më gënjeshtra e falsifikime me titull, “ Gjenocidi shqiptar ndaj serbëve në shekullin e 20-të”, e që e ka shpërndarë nëpër botë.

Ky projekt do tu dërgohej pwr ta finnancuar Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisëm ose do të gjendeshim mundësi dinancimi edhe nga mërgimtarët apo buznesmenët tanë

ASHAK është dashur dhe duhet të bashkëpunojë ngushtë me Lidhjen e Historianëve të Kosovës dhe me Lidhjen e Historianëve Dega “Ali Hadri” në Deçan, për pretendimet e Serbisë për Manastirin e Deçanit, dhe lidhur me autoktoninë shqiptare të tërë kishave, manastireve dhe patriarkanavve në Kosovë.

ASHAK në bashkëpunim me Lidhjen e Historianëve të Kosovës, duhet të përgatisin një material dokumentues për këto objekte kulti të krishterfa shqiptare në Kosovë, të cilat Serbia gjenocidale dynon t’i përbrtësojë, dhe këtë material t’ia dorëzojnë Qeverisë së Kosovës, Selisë së Shenjtë në Vatikan, UNESCO-s, OKB-së, SHBA-ve dhe BE-së.

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës si Instutucion i lartë shekencor kulturor e studimor, është dashur dhe duhet të jetë, busulla orientuese dhe sugjeruese e të gjitha sfidave me të cilat po ballafaqohet Kosova pas lirisë dhe pavarësisë së shumëpritur.

ASHAK, është dashur dhe duhet të jetë kudhra, ndërsa anëtarët e saj akademikë duhet të jenë çekani alarmues dhe vetëdijësues për çdo Qeveri, Presindencë dhe Parlament të Kosovës, për të dhënë udhëzimet dhe për të demaskuar lëvizjet negative e të dëmshme në Kosovën e pasluftës.

“Bota Sot” shembull si duhet të punohet drejt e shpejt për kombin

Redaksia “Bota Sot” - mediumi i vetëm më i pavarur mbarë kombëtar shqiptar, i udhëhequr nga Kryeredaktori Idriz Morina, është shembulli më i mirë sesi duhet të punojnë dhe kontribuojnë akademikët e Kosovës, në të mirë të Kosovës dhe të popullit të Kosovës, duke i detektuar dhe demaskuar udhëheqësit tradhtarë, vëllavrasës për pushtet, hajna, të korruptuar, keqbërës dhe frenues të përparimit të Kosovës.

Akademikët e Kosovës në punën dhe kontributin e tyre në Kosovë, duhet ta ndjekin shembullin e Prof. Dr. Enver Bytyqi, i cili për çdo ditë me analizat dhe udhëzimet e tij dashamirëse e korrekte, është i përkushtuar jetësisht në të mirë të Kosovës dhe të çështjes mbarë shqiptare.

Akademikët e Kosovës në punën dhe kontributin e tyre në Kosovë, duhet ta ndjekin shembullin e analistit Naim Miftari-ish udhëheqës i lartë i UÇK-së dhe ish anëtar i SHIK-ut, i cili në vazhdimësi dhe në mënyrë të argumentuar po hedh dritë mbi keqbërjet e ish komandantëve të UÇK-së, duke i demaskuar me fakte e dëshmi.

Akademikët e Kosovës në punën dhe kontributin e tyre, duhet ta ndjekin shembullin e të gjithë analistëve, studjuesve dhe opinionistëve dashamirës të Kosovës dhe të mbarë shqiptarëve, të cilët nëpërmjet shkrimeve, analizave dhe opinioneve të tyre të botuara në “Bota Sot”, informojnë dhe japin sugjerimet e tyre në të mirë të Kosovës dhe të mbarë shqiptarëve.

Isa Mustava këtyre ditëve bëri të ditur se ASHAK-u më 28 prill 2023 do të organizojë Konferencë Shkencore me temë “ Gjenocidi dhe masakrat e Serbisë në Koaovë 1998/99”.

Në këtë Konferencë sipas tij, do të prezentohen 21 kumtesa nga studjues vendor dhe nëkombëtarë.

Konferenca do të fillojë me Videon “Masakrat serbe në Kosovë 1998/99 në kujteën e të mbijetuarve (e përgatirur nga Radiotelevizioi i Kosovës, përzgjedhur në bshkëpunim më ASHAK), ndërkaq në përmbledhjen e punimeve do të përfhihen edhe mbi 20 rrëfime të të përjetuarve nga masakrfat e Serbisë. Në kumtesa dhe rrëfime të dokumetuara do të dëshmohet e vërteta shkencore dhe historike mbi gjenocidin, masakrat dhe dhunën ë Serbisë , me objektiv sipas tij, që kryerësit e krimeve të japin përgjegjësi”.

Isa Mustafa dhe ASHAK, janë shumë të vonuar, sepse Esat Shala me shokë gjatë luftës kanë inçizuar 2000 kaseta dhe CD nga masakrat që i kreu Serbia gjenocidale në Kosovëm që janë dëshmia më e fuqishme për masakrat e Serbisë në Kosovë pë jetë të jetëve.

Kjo vonesë e Isa Mustafës dhe e ASHAK pas 24 viteve ka shkaktuar që të ndërojnë jetë një numër i madh i dëshmitarëve të mbijetuar që i kanë përjetuar këto krime dhe i dëshmitarëve okularë.

Tashmë Qeveria e Albin Kurtit ndodhet para rithemelimit të Isntitutit për evidentimin dhe digjitalizimin e krimeve të luftës në Kosovë, Isntitut të cilin e shuajti Ramush Haradinaj kur ishte kryeministër i Kosovës.

Qeveria e Akbin Kurtit ka premtuar se së shpëjti do ta themelojë edhe Muzeun e krimeve të luftës në Kosovë.

Isa Mustafa dhe ASHAk me sa duhet u zgjuan nga gjumi i indiferencës, edhe pse është dashur për çështjet e sipër theksuara të jenë nismëtaret e parë, për çka marrin edhe paga të majme, të cilat populli i Kosovës dhe Zoti i Madhërishëm nuk do t’ua bëjnë hallal kurrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat