Kundërshtarët e hapjes së urës mbi lumin Ibër, janë kundërshtarë edhe të paqes

Opinione

Kundërshtarët e hapjes së urës mbi lumin Ibër, janë kundërshtarë edhe të paqes

Nga: Dedë Preqi Më: 1 maj 2023 Në ora: 10:13
Dedë Preqi

Urat paraqesin gjithherë bashkim të brigjeve dhe harmoninë ndërnjerëzore në marrëdhëniet e tyre me botën, poashtu edhe në Mitrovicën tonë në Kosovë, ura mbi lumin Ibër, e ka të njëjtin rrol, ku njerëzit e shumë komuniteteve që jetojnë në këtë vend bashkohen dhe lëvizin, si shqiptarë, serb, boshnjak, rom, ashkali, turq dhe të tjerë, duke kaluar andej këtej urës për nevojat e tyre jetike.

Ka thash e thëme, por ka edhe diçka të vërtetë se mbas luftës në Kosovë, shqiptarët u bënë lojal apo tradhëtarë të vendit të vet, duke ua plotësuar ëndjet dhe ëndërrat të tjerëve(serbëve), të cilët e kurdisen ndarjen e Mitrovicës në dy pjesë përmes lumit Iber, e cila çështje kërkon një lloj menqurie dhe pjekuri politike për ta vënë këtë objekt qarkullimi në mirëkuptim dhe për të mos ndodhur më e keqja, e cila po kultivohet në ditët e sotme gabimisht.

Fajtorëve duhet t’ua hedhim fajin, por jo kujdo, duke ditur se politika serbo-sllave i ka përgaditur  planet dhe kurthat e saj, e cila punon ditën dhe natën, për fat të keq e ndihmuar dhe e përkrahur nga aleatët e saj, poashtu edhe nga UNMIK-u, që përfaqëhej nga franqezët, me strategjitë e tyre të kordinuara me Serbinë, për ta mbajtur peng veriun e Mitrovicës dhe për ta përvetësuar dikur përmes Asociacionit të komunave serbe.

Për këtë çështje  dhe shumë të tjera, pjesa më e madhe e fajit i takon  lidershipit kosovar shqiptarë, posaqërisht komandantëve të luftës, të cilët pas përfundimit të luftës nuk u angazhuan për pastrimin e krimineleve dhe mbeturinave të okupatorit serb në këtë pjesë të vendit, por shumica e tyre ishte e  interesuar  të përvetësojnë sa më shumë prona dhe gjësende tjera, për të përfituar nga lufta dhe gjaku i dëshmorëve të këtij vendi.

Lufta e egër serbo-millosheviqiane e përplasi në gjitha anët popullatën shqiptare të Kosovës, duke i malltretuar, vrarë dhe duke i dëbuar nga trojet e veta shekullore, dhe shumë prej tyre i masakruan e i zhduken kufomat e tyre për ti humbur gjurmat e krimit, ku edhe sot e kësaj dite janë edhe 1666 veta të pagjetur.

Mbas luftës së egër dhe fashiste serbe,  një pjesë e popullit u kthye në Kosovë dhe në vendbanimet e veta, por jo edhe të gjithë banorët e Mitrovicës veriore, sepse ata nuk mundën të kthehen në tokat dhe pronat e tyre, sepse i kishin të okupuara nga serbët kriminel të vendit dhe disa ardhacakë të ardhur nga viset e ndryshme të Serbisë.

Megjithatë, serbët e veriut nën udhëheqjen e politikës së Beogradit dhe presidentit Vuçiq, veglat e tyre serbe organizuan barikada të ndryshme dhe  urën e Ibrit e shdërruan në një pikë kufiri  me pjesën jugore ku banohej  me shumicën shqiptare, duke e bërë këtë urë jo të lirë, duke vendosur bllokada me gurë dhe grumbuj dheu për ndërtimin e ashtuquajtur „parku i paqës“, i cili në realitet u bë „park i urrejtjes“ dhe sherrit në këtë pjesë të vendit.  

Mund të shtrohet pyetja se ç’do të ndodhte atëherë me këtë histori komplekse dhe a mund të tejkalohet një situatë e tillë, kur edhe moria e shpjegimeve është e pa fundme, atë që e mendoi dhe planifikoi  politika serbo-sllave, ajo po pretendohet të realizohet në një mënyrë, nëse edhe me ndërmjetsimin e BE-së, u bënë disa marrëveshje në Bruksel, ato më shumë mbetën fjalë në letër se ndonjë realizim në vepër.

Sipas marrëveshjes në Bruksel,  për heqjen e barikadave dhe rivitalizimin e urës së lumit Ibër,  17 tetori i vitit 2015-të,  ishte datë vendimtare, që të zhvillohen disa punime dhe kjo urë për një kohë të shkurtër mund të lëshohet në lëvizje për kalimin e njerëzve dhe automjetëve, por mos të thëmi se edhe kjo marrëveshje mund ta ketë fatin e marrëveshjeve tjera, pothuaj se shumë pak është realizuar marrëveshja me ndonjë punim mbi këtë urë.

Askush nuk e ka marrë me mend se edhe mbas shumë vitëve të pasluftës, Mitrovica nuk do të bashkohet, dhe ndryshe nuk mund të shpjegohen  gjitha këto pësime në këtë vend, për të cilat përgjegjësinë duhet ta merr qeveria kosovare, por edhe Bashkësia Europiane, i ka të metat e saj,  e cila shumë pak po i bënë përshtypje  zvarritja e këtij procesi të ndërlikuar.

Në këtë rast sëcili qytetar ka të drejtë të hap dilema dhe të fajësojë politikën dhe qeverinë e Kosovës, e cila është bartëse e këtyre proceseve të rëndësishme, mos të thëmi se është edhe një neglizhencë e tepruar e BE-së, si ndërmjetësuese e këtyre marrëveshjeve, poashtu edhe iniciatore e këtyre projekteve, edhe pse zbatimi i marrëveshjeve u takon palëve në fjalë, por pa prezencën e BE-së, dhe të SHBA-ve, asnjë marrëveshje nuk do të realizohet dhe të përfundojë në mes këtyre palëve.

Pikërisht në këtë mënyrë lind dyshimi se po fshehet diçka e rrënjosur dhe e rrezikshme, jo vetëm në çështjen e urës së Ibrit, por në tërë çështjen që ka të bëjë me Mitrovicën dhe thellësitë e nëntokës së saj, të cilën politika e Beogradit, e ka në arkivat e veta strategjike, duke ditur se lojrat e tilla janë shumë të rrezikshme për Kosovën dhe rajonin, nëse fillon loja me lëvizjen e kufijve.

Në këtë pjesë të vendit po ndodhin shumë gjëra të pa kuptimta, sepse nuk po përfillet vullneti i popullit shqiptarë shumicë të Kosovës, por privilegjet i takojnë  më shumë popullatës serbe, e cila synon ta përjashtojë shumicën, duke mos pranuar e respektuar ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, dhe mesazhi do të ishte i qartë për Serbinë dhe sëcilin, duke dhënë përshtypjen e baraspeshës demografike të Kosovës, e cila nuk ka arsye të ndryshojë dhe të bëjë pazare me asnjë pëllëmbë të tokës së vet pa vullnetin e qytetarëve të saj.

Neglizhenca dhe moshapja e urës së Ibrit, ka prapavija politike, apo me ndarjen e Kosovës, që ekziston  jashtë mundësive bindëse për të prodhuar paqë dhe stabilitet në mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë dhe rajon, dhe ura e Ibrit, apo „ura me derë“ siq thotë populli, të rivitalizohet sa më parë dhe të bëhët e kalueshme dhe e lirë për gjithë qytetarët e saj, që të krijohen mundësitë dhe kushtet normale në mes shqiptarëve dhe serbëve, njëherazi  urrejtjet që nxisin konflikte në mes këtyre dy popujve të shkrihen në një marrëveshje të paqës, sepse nuk ka rrugë tjetër më të dobishme për këta dy popuj dhe minoritetet tjera, që të kemi paqë dhe stabilitet të qëndrueshëm në këtë vend.

Dhe kërkesa e Kuvendit komunal, apo propozimet e njerëzve paqëdashës për hapjen e urës mbi lumin Iber, për qarkullimin e lirë të qytetarëve pa dallim dhe automjetëve, një vendim i tillë është më se i qëlluar dhe i drejtë, pa marrë parasysh reagimet dhe kërcënimet e Listës serbe, apo ato të Beogradit, që po ia miraton Llajçaku dhe të tjerë me tipare të errëta, por edhe me prapavija të qarta, se nuk janë në favor të paqës në mes këtyre dy etnive, serbëve dhe shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat