Shqipëria, “përpara” drejt...Sri Lankës!

Opinione

Shqipëria, “përpara” drejt...Sri Lankës!

Nga: Xhevat Mustafa Më: 2 maj 2023 Në ora: 09:36
Xhevat Mustafa

Skenari sorosian që falimentoi e shkatërroi në fillim korrik 2022 shtetin aziatik të Sri Lankës, të largët gjeografikisht, por të afërt si model, si fat e si fund, po aplikohet me sukses të përshpejtuar, sidomos këto vitet e fundit, edhe në Shqipëri! Pjesë e këtij skenari "largpamës" e kobzi, janë "kalbëzimi" dhe shkërmoqëzimi i pandalshëm i "themeleve" të piramidave bankare e të sigurimeve shoqërore(të pensioneve); rëndimi i papunësisë dhe varfërisë; afro dyfishimi i borxhit publik; i dëmshpërblimeve të detyrueshme në rreth 300 milionë euro për shkak të disa VKM- ve të çmendura të Edi Ramës...

Por, në thesin e madh të këtij skenari janë edhe plot “fryte” të tjera, të ëmbla, të tharta,të athëta, të hidhura helm, të pashije fare, depresuese, ekstazuese, çmendëse,..Fjala është për formalizimin apo "varrosjen për së gjalli" të demokracisë e të pluralizmit si dhe të shtetit ligjor e social funksional; për tërbimin e korrupsionit, për çmendjen e çmimeve të tlëgjithë artikujve të konsumit të përditshëm e jetik; për pafrerëzimin e krimit ordiner dhe të organizuar; për masivizimin e emigracionit, sidomos të moshave të reja, me rrjedhojë mplakjen e mpakjen e shpejtë e të pandalshme të vendit! Këtyre iu shtua edhe Harta e re e gjyqësorit. Qysh nga 1 maji 2023, në kuadër apo thellim të reformës sorosiane- edramjane- ulsimajane...në drejtësi, Harta e re ka lënë 9 qytete të tjerë pa gjykata e prokurori, me sebepin e parë vogëlsinë e shtrirjes gjeografike dhe demografike.

Ndërsa sebepi i dytë, për propagandë e demagogji, është kursimi i disa pagave, kur shikohet edhe nga të verbërit dhe dihet se vendimarrësve në majë të piramidës qeverisëse, nuk u dhimbsen fare qindra milionë euro për inceneratorë, më shumë në letra e fatura se sa për punë e në punë; për rrugë pa rrugë, me faturën për 1 km 2- 4 fish më të larta se kosto e vërtetë e se në Gjermani, Francë Holandë...! Po këta që reklamohen si të përgjëruar me fjalë "për t'i kursyer" sa më shumë lekë buxhetit të këtij shteti, nuk u dridhen fare zemrat dhe duart kur firmosin e vulosin për 2- 3 paga në muaj e vetëm nëpër bordero për patronazhistë e zyrtarë të tjerë si dhe komisionarë vota-blerës e vota- vjedhës! Apo për të shpërblyer miq e ortakë shqiptarë dhe ndërkombëtarë, McGonigalë...si dhe për të blerë sa të kërkojnë "liderë opozitarë vula- humbës..."...!?

Kjo gjasme reformë, de facto e deformuar dhe e dështuar qysh në ideim, nënkupton për qytetarët plot ditë të humbura për udhëtime vajtje- ardhje e mijëra lekë të shpenzuara për furgona, autobuzë, karburant për vetura...Mjer ne ç'na pret për pak muaj apo vjet...Kuptohet, nëse kemi durim jo njerëzish, nëse e durojmë Edi Ramën në pushtet sa Enverin e vdek!

Duke e përmbyllur me humor: në këto kushte Shqipëria është në dilemë dhe udhëkryq! Ta lëshojë krejt veten e të fluturojë me krahët e Edi Ramës drejt Sri Lankës, "motër" për nga "baba" Sorosi plak? Por, nga Beogradi e Athina i vijnë "zëra vëllazërorë", që i luten me përgjërim: mbushjani mendjen Edi Ramës të mos shkoni aq larg në Azi e të vini këndej afër, tek ne, që kemi mbi 150 vjet që "iu mbajmë si në pëllëmbë të dorës, me shumë dashuri"! Se sa shumë "ju kemi dashur e ju duam" mjafton fakti se për t'ju lehtësuar nga hallet e shumta të administrimit dhe qeverisjes së një vendi e populli të madh, siç ishit më 1878 dhe 1913 , kemi marrë në gjinjtë tanë, domethënë në hartat dhe shtetet tona, gati gjysmën e trojeve të Shqipërisë së vjetër...!!! Hëde, mos u vononi dhe mos na lini pa gjumë duke ju pritur!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat