Do bëjmë zgjedhje, të heqim zgjedhën, apo?!

Opinione

Do bëjmë zgjedhje, të heqim zgjedhën, apo?!

Nga: Agim Jazaj Më: 2 maj 2023 Në ora: 13:59
Agim Jazaj

1-VOTA E ARSYES

2-VOTA QORRE

3-VOTA E INSTIKTIT

*Votuesit shqiptar i thërret koha për zgjedhjet e radhës, më 14 Maj! U apelon arsyeja dhe përgjegjësia minimale, Atëdheu: "Do bëjmë zgjedhje, dhe zgjidhje? Të heqim zgjedhën, apo të bëjmë “zgjedhje”; të ruajmë, vuajmë zgjedhën në qafë"?!...

Votues! Mendo dhe Voto, Për Fatin e Atdheut tënd! Jo vetëm për Punësimin tënd, por Mendo dhe VOTO për Punësimin e Shqiptarëve!

Mendo dhe Voto, jo vetëm për Lumturinë Tënde, Por mendo, VOTO dhe Kontriubo për Lumturimin dhe mirëqënien e Shoqërisë, Të Atdheut!

Nuk mund të ndjehesh i Lumtuar mes të mjerëve, por të Ndjehesh i Lumtur; mes të Lumturve, Synojnë, Ëndërrojnë dhe Kontriubojnë Njerëzorët, Përveç shpirt Katilëve, të cilët ndjehen të Lumtur mes të Mjerëve, duke i pushtuar e mjeruar me dhunën e Pushtetit! Njerëzorët nuk mund të këndojnë; kur përballë Pallatit ka ndodhur një vaki!

Votuesi i Arsyeshëm, Me dhimbsuri e ndjeshmëri Njerëzore: Mendon dhe Voton me Votën e Arsyes, e Dallon Shqipërinë Reale dhe Irealen, Mendon, Dallon dhe Voton për Atdheun e Qeverrisur dhe jo të Vithisur, që po Shkretohet! Shqiptarët Po ikin nga Syt këmbët. Prindët mbeten Marhëm! Borxhi publik është rritur 10 fish, përgjatë 10 ketyre viteve…Shqiptarët mbeten borxhellinj edhe ne varr!..

Votues i Arsyeshëm, me dhimbsuri e ndjeshmëri Njerëzore: Mendon, dallon dhe nuk voton atë Pjesë që janë Majmur nga shfrytëzimi i pasurisë Kombëtare, që udhëtojnë me avion me çarter, e Dhoma Gjumi, 22 milion €, duke mbajtur në mjerim Shqiptarët, në Atdheun e Tyre! Votuesi i arsyeshëm: Voton dhe Kontribuon edhe për ata Varfanjak që ngrysen e gdhihen pa Ngrënë! Ka përgjegjësinë dhe voton edhe për ata Pensionist që marin një pension që Kushton as sa Byreku i Ministreshës! Mendon dhe Voton EDHE për Qarkullimin e Elitave. Nuk voton me Instik, duke besuar në verbëri, se “ecën dhe ruan gjurmët e Paradhësve”, nga ata që kanë shkatërruar dhe abuzuar endërrimin e tyre, si Trashëgues të Vlerave patriotike- Atdhetare, por rezultojnë Abuzues! Nuk e ndalin por rrisin shpopullimin, krimin, abuzimin!

Vota është Personale; Dinjitet dhe Personalitet, nuk shitet dhe as blihet me thesin e Mjellit, as me Mbjelljen e Pemëve, kur Atëdheut i Kanë shkulur Rrënjët!

VOTUESI I ARSYES; Shikon dhe VOTON, i Hedh syt përtej vetes; Si votojnë dhe qarkullojnë eleitat politike edhe fqinjët Europian: Italian, Grek, si dhe Francezët etj, të cilët i kemi zili, por dhe të përfitojmë prej tyre, sepse janë Votë e ARSYES, nuk janë votë QORRE! Nuk blihen dhe as shiten me thesin e Miellit, as me Qeskën e Ushqimeve, as me Premtimet, Mashtrimet Boshe!

Dhe… Vota e Instiktit: Hidhet pa u peshuar, me instikt edhe për ato dhjetra Subjekte politike dhe Fragmentarizma që si nxë as fleta e votimit, s’kanë as nga një QERRE me antarësi, dhe Votuesi i instiktit Lodhet Kot, hedh Votën në Kosh; për kandidatin pa Emër dhe Fragmatarizimet e dështuara për gati 30 vite. “Do Bëjmë Zgjedhje; Të Heqim Zgjedhën, apo të bëjmë Zgjedhje të ruajmë, Mbajmë zgjedhën në qafë?!

VOTUES! Mendo dhe voto me Arsye, sepse vota është vërtetë personale, por shërbimi, misioni i saj; Shërben përtej Personales, i Shërben Shoqërisë, Vendit, Brezave, Atdheut!...

-Brezat na Nderojnë; për Votën e Arsyes, po dhe do na Mallkojnë për Votën Qorre!-

“Dashuria për Atdheun është topi që shkatërron kalatë më të forta dhe kalaja që mund tu qëndrojë topave më të fortë”- Sami Frashëri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat