Asgjësimi social i Lushnjës

Opinione

Asgjësimi social i Lushnjës

Nga: Ilir Levonja Më: 2 maj 2023 Në ora: 14:49
Ilir Levonja

Sot lexova diku se Lushnjes nga data 1 maj i hiqet Gjykata dhe Prokuroria, i kalon në Fier. Para do viteve, me ardhjen në pushtet të PS-ës iu hoq edhe Univeriseti. Një përpjekje e kurorëzuar me shumë sakrifica nga intlektualët aty për rikthimin e atij filiali të kohës, si degë e Universiteti Bujqësor Kamëz. Dhe Lushnjes i takonte, për më tepër që është truall dominant në fushën e bujqësisë. Madje kishte edhe specialistët më të mirë në vend. Ferma të mëdha, ndërrmarrje frutore etj. Eshtë në atë llogjikën që miniera ndërtohen aty ku është minerali, jo atje ku shitet. Në kohën e Perandorisë Osmane, Lushnja kishte varësi nga Berati.

Tani në Perandorinë e Edi Ramës, nga Fieri. Kur pyeta një ditë për drejtorinë arsimore, më thanë se edhe atë e kanë çuar në Fier. Pyeta se si e ka emrin drejtori, më thanë, nuk e dimë, eshtë një grua vjen një herë në javë etj. Pa përmendur edhe këtë gjoja reformën territoriale, shkrirjen e komunave etj. Një debilizëm social shqiptar, pasi hallet e problemet e një komune në skaj do i qaj kryetari i Bashkisë atje në qëndër. Pra, pa Gjykatë, pa Universitet, pa drejtori arsimore, shto edhe shërbime të tjera civile, nga shkrirja e zyrave të shërbimit. Nuk kuptoj se a ndiheni gjallë. A jeni qytet i dorës së parë a i dorës së tretë. Se në atë listë shoh disa qyetete që dikur kanë qënë lokalitete. Nuk kam asgjë me to, ta zëmë Kurbini në Lezhë, megjithëse forca e një shteti qëndron aty ku ngre institucione, jo ku i zeron. Apo Mati në Dibër, por jo e Lushnjes.

Nëse i referohesh popullatës plus aktivitetit social, prodhimeve etj., Lushnja eksporton. Ka turizëm, është kryqëzim ose kërthiza mes veriut dhe jugut. Nuk u kuptoj edhe ju lushnjarë që vazhdoni e ndiqni Taulant Ballën nëpër rrrethina, na çoni video se gjoja po asfaltoni një rrugicë, se si qeshni apo përqafoheni. Nuk i kuptoj as ata qytetarë që presin Edi Ramën. Madje as ata socialiste paradoksalë që besojnë se duke arrestuar ish kryetarin e Bashkisë apo ish nën kryetarin etj., po vini drejtësinë në vend. Pse nuk arrestojnë atë të Durrësit apo të Elbasanit? Ju marrin mish për top se gjoja po bëjnë reforma.

Nuk e pyesni një herë veten. Tjetra, kujtoni se duke i hequr Gjykatën dhe Prokurorinë qytetit tuaj, po bëni vërtet reformën në drejtësi? Jo ore jo, nuk dini se çfarë po bëni. Dhe t'ju vij turp që qytetit të Vaçe Zelës, Ilia Shytit, Margaritës, Pavlinës, Faslliut, Halilit, Vathit. Qytetit të shkencëtarëve të bujqësisë, veterinarisë, drufrutorëve, Alfredit, Gretës, Zhanit, Piros, Nuriut, Vladimirit etj. Jemi bërë kolerë për veten tuaj. Si i votoni? Do ngriheni nesër herët dhe rrugës për në Fier, për çfarë, për një shërbim elementar civil. Pika që nuk u bie. Nuk e ngriti Rama Lushnjen, e ngritët ju. Ndaj jepuni shqelma bythëve atyre që u cënojnë vlerat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat