Albin mos lësho pe, Vuçiqi është intrigant!

Opinione

Albin mos lësho pe, Vuçiqi është intrigant!

Nga: Faton Mehmeti Më: 2 maj 2023 Në ora: 21:27
Autori Faton Mehmeti

Pritjet nga Serbia janë të mëdha se do të realizohet qëllimi i tyre për Asociacionin. Pas Ohrit, sot në Bruksel po marrin pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq, në kuadër të dialogut për normalizim të marrëdhënieve.

Në këtë takim është edhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar.

Për këtë takim, paraprakisht Bashkimi Evropian kishte publikuar agjendën, sipas të cilës, palët do ta miratojnë Deklaratën për Personat e Zhdukur, e cila veçse është miratuar në kuadër të pikës së parë të rendit të ditës, e cila do të pasohet nga prezantimi dhe diskutimi mbi draft-statutin e parë të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe në Kosovë.

Kjo e fundit pritet të jetë edhe pika kryesore e dialogut me Vuçiqin që insiston vazhdimisht në jetësimin e saj sipas marrëveshjës së 2013. Derisa Kurti thuhet se ka paraqitur një model të ri të Asociacionit krejtësisht në përputhje me kushtetutën e vendit.

Sigurisht se kjo do të jetë shumë më e mirë dhe më e favorshme për ne se modeli për të cilin insiston Vuçiqi. Derisa miratimi i deklaratës për të zhdukurit shihet si sukses, në anën tjetër Asociacioni mbetet "thembra e Akilit", përmes të cila Serbia synon krijimin e "Serbisë së vogël" brenda Kosovës.

Asociacioni mbetet tema më e vështirë në karrierën politike të Albin Kurtit si kryeminstër, e trashëguar nga ata që nuk janë në gjendje të bëjnë asgjë pozitive veçse të kritikojnë të tjerët për gabimet e tyre.

Derisa Serbia ka krijuar skicat për Asociacionin mbi bazën e atij të vitit 2013, Kosova në anën thetër synon diçka më ndryshe si heqja të kompetencave ekzekutive në përmbajtjën e një Asociacioni si OJQ.

Takimi i 2 majit është vazhdimësi dhe si i tillë do të vazhdojë derisa palët të arrijnë ujdinë, Kosova s’ka çfarë të ofrojë më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat