Pasi u refuzua draft – statusi i Asociacionit nga Kosova, Serbia e propozoi komisionin e ri me Ramën, Baton Haxhiun, Daçiqin dhe Dodik!

Opinione

Pasi u refuzua draft – statusi i Asociacionit nga Kosova, Serbia e propozoi komisionin e ri me Ramën, Baton Haxhiun, Daçiqin dhe Dodik!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 3 maj 2023 Në ora: 00:29
Autori Sherif Ramabaja

Bisedime të vështira. EU dhe SHBA po presin rezultate. Ukraina e gatshme për ofensivën përfundimtare kundër Rusisë. Përmbajtja e Asociacionit  do të varet shumë nga kjo ofensivë. Gjithsesi të gjithëve po iu ngutet përpos Kurtit dhe Vuçiqit.

Vuçiq po tregohet indiferent, po mundohet të duket i matur dhe i moderuar, i bindshëm sikur gjoja po lufton për paqe, por të shkretit po i duhet koha. Kjo kohë, për të cilën po lufton, për te është ar. Në anën tjetër, po e gënjen veten duke menduar se askush nuk po e di dhe po mundohet të tregohet mjeshtër i manipulimit që për dështimet, fajin tua hedhë Kurtit dhe Kosovës.

Kurti po ashtu duke u përpjekur që të tregohet diplomat, edhe pse nga brenda po zien, nuk ka guxim ti mbyll sytë dhe tua plotësoi dëshirat të tjerëve, kur dihet synimi i Vuçiqit dhe Serbisë, tia shkëput territorin Kosovës.

Ata të cilët ishin të gatshëm për pazare me territore, Thaçi me kompani, ndodhen në Hagë, kurse Isa Mustafa po i vuan pasojat e pensionimit.

Molliqaj po vajton se Kurti po e shet Kosovën, duke u lutur për dështimin e tij, pa marr parasysh epilogun.

Siç po shihet në mungesë të ekspertëve për hartimin e draft – statusit të Asociacionit, do të mbeten si alternativë Edi Rama, Baton Haxhiu, Daçiq dhe Dodik.

Përbërja e këtij komisioni nga EU dhe SHBA nuk do të llogaritet si njëetnik, sepse Ramën dhe Batonin po i marrin si shqiptar.

Edhe për Kosovën do të jetë vështirë që ta kundërshtojnë një komision të tillë, pasi në përbërje të tillë ndodhen personalitete të publicistikës, sportit, artit, pikturës, karrierës politike etj.

 Në anën tjetër po ashtu kemi të bëjmë edhe me dy figura të luftës, politikës, lobimit për rend të ri botëror, sipas tezës ruse, luftimin e nazizmit, formimit të botës serbe, pushtimin dhe shpërbërjen e Ukrainës, hapjen e byrosë së Wagnerit në Serbi, nxitjen e luftës, nxitjen e propagandës, racizmit, ithtar të masakrave, lobimit për çnjohje të Kosovës etj.

Pra në realitet kemi të bëjmë me figura që përkundër dallimeve të cilat mund ti kenë, i bashkon projekti i përbashkët i Ballkanit të Hapur.

Kjo është një shenjë se këta persona do të gjejnë një gjuhë të përbashkët dhe do ti harmonizojnë qëndrimet, që më në fund edhe Ballkani njëherë e përgjithmonë ti kthehet paqes dhe prosperitetit, sidomos duke u pajtuar për respektimin e botës serbe.

Kosova dhe shqiptarët ishin pajtuar me vitin 1912. Ishin pajtuar me vitin 1945. Ishin pajtuar me vitin 1989. U pajtuan gjithashtu me vitin 1999 – 2000, prandaj duhet të pajtohen edhe me draft – statutin, që do ta thurin këta autor të njohur të kulturave të dy popujve tanë.

Përndryshe do të pësonim të dyja palët. Nuk do të kemi EU, nuk do të kemi SHBA. Nuk do të kemi NATO. Nuk do të kemi Paqe. Nuk do të kemi zhvillim. Nuk do të kemi prosperitet. Nuk do të kemi barazi dhe nuk do të kemi Liri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat