Kryeministri Kurti dhe Presidentja Osmani, apo dy kokat krenare dhe kryengritëse të shqiponjës!

Opinione

Kryeministri Kurti dhe Presidentja Osmani, apo dy kokat krenare dhe kryengritëse të shqiponjës!

Nga: Agron Shabani Më: 3 maj 2023 Në ora: 16:45
Agron Shabani

Nëse i referohemi politologjisë ose shkencave politike: Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, edhe në takimin e djeshëm në Bruksel, e ka mundur ose deklasuar Presidentin e Serbisë, z. Aleksandar Vuçiç në tryezën e bisedimëve ose në fushën e diplomacisë së kualifikuar, intelektuale, profesionale, intelegjente, komplementare, suplementare ose superlative. Kjo duke filluar nga refuzimi kategorik i 'draftit serb" mbi "asociaciojin" ose "dodik republikën serbe" në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës nga ana e z. Kurti, i cili mund të këtë qenë i hartuar dhe përgatitur me herët në "paketë" nga ana e Vuçiçit, Daçiqit ose akademisë serbe të shkencave, në bashkëpunim me Isa Mustafrën, Hashim Thaçin, Avdullah Hotin, Riçard Grenelllin, Pallmerin, Hillin dhe kështu me radhë. Shtoja këtu edhe sjelljen e palës serbe para aktëve dhe faktëve të kryera për të pranuar (për herë të parë) zbardhjen ose ndriçimin e krimëve dhe masakrave serbe kundër civilëve shqiptar gjatë luftës së fundit në Kosovë etj.

Me fjalë tjera, shkëlqimi ose brilanca e njohur politike, diplomatike, intelektuale, profesionale dhe intelegjente e Presidentes Osmani dhe Kryejinistrit Kurti, e kanë sjellur Kosovën (për herë të parë) në pozita superiore ose të barabarta në raport me Serbinë. Po të kishin qenë Albin Kurti dhe Vjosa Osmani-Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, a dikush tjetër, do kishin qenë në top listrën e heronjve, akterëve, protagonistëve ose yjeve krysor të popullit, shtetit, pushtetit, politikës dhe diplomacisë së Kosovës, jo vetëm tek opozita, por edhe tek shumica e mediave të shkruara dhe elektronike në Kosovë. 

Por, ia që shqiptari i shkretë, trutrashë ose kokëbosh, të gjitha t'i falë, përveç budallallëkut, hajvanllëkut, urrejtjes, inatit, cinizmit, injorancës dhe xhelozisë.

Se këndejmi, kur erdhën në krye të shtetit dhe pushtetit të Kosovës: Presidetnja e Republikës së Kosovës, Prof. Dr. Vjosa Osmani-Sadriu dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti: Para vetës asokohe e kishin një mal të madh problemësh, provokimësh dhe sfidash të ndryshme kolaterale, biletare dhe multilaterale të trashëguara nga pararëndësit ose paraardhësit e tyre si "asociacioni" ose "zajednica (dodik republika) serbe" në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës, demarkimet (demarkacionet) kufitare me Malin e Zi, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, dialogun (monologun) e stërzgjatur ose maratonik me Serbinë, demagogët, hipokritët, filisterët, mizantropët, egomanët, egopatët, psikopatët ose maniakët e ndryshëm depresiv, violent, infantil, patologjik, paranojak ose shizofrenik, me intelegjencë të ulët, si dhe me aftësi të kufizuara shpirtërore, emocionale, fizike (organike), mentale (psikologjike), intelektuale, profesionale dhe të tjera, kundër Kosovës dhe shqiptarëve nga brenda dhe jashtë Kosovës, një opozitë të ekstroventuar, frustruar, introverte, linçuese, bojkotuese, e shantazhuar, dubioze, kontroverze dhe tepër hakmarrëse e komplotiste në Kosovë, me disa politikan të paditur, stupid, nebuloz dhe mediokrit, që janë të shitur, të tredhur, kompromituar, diskreditur dhe korruptuar deri në fytë, dhe të cilëve iu pelqen shpesh për të lozur rolin e "mbretërve fshatar" ("rex rusticorum") si në luftërat ose kryengritjet e ndryshme fshatare në mesjetë, apo si në romanët e njohura "Wyyat Earp" dhe kështu me radhë, një politikë e ndodhur dikund në mes "nderit, moralit, ligjit, kualitetit, profesionalzmit, kompoltit, shantazhit, fasadës, krimit, mashtrimit dhe denimit", një Serbi me mentalitete, instikte, fiksione, imagjinata, fantazi, relikte, fetishe, slogane, parulla ose pamflete të ndryshme primitive, mesjetare, absolutiste, militariste, hegjemoniste, ekspanzioniste, koloniale ose imperialiste si në kohën e Car Dushanit, Millutinit, Stevan Nemanjes, Karaxhorxheviçit, Pashiqit, Andriçit, Garashaninit, Çubrilloviçit, Rankoviçit, Millosheviçit etj., një Rusi cariste, imperiale dhe kolonialiste si në kohën e Ivan Groznit, Gollovkinit ose Volokolamskit, një SHBA-së e lodhur ose milosur nga roli dhe misioni i njohur i arbitrit ose policit të botës, një BE-së (UE-së) inkompakte, fraxhile, poroze, heterogjene dhe tepër kontraverze, aglutinative dhe aproksimative në shumë çështje dhe aspekte bilitarerale, multilaterale ose kolaterale, me njerën këmbë në Nato dhe SHBA-së, dhe me tjetrën në Rusi ose Kinë. Gazeta, portale ose media të shitura ose paguara nga dreqi e i biri-kundë Kosovës dhe shqiptarëve, të kapura dhe invaduara ose pushtuara tërësisht nga kërmat, kallpi, plehu, bataku, kopilët ose fosilet e huaja, të feshehur ose maskuar me emra dhe mbiemra shqiptarësh, si dhe me petkun ose lëkurën e trashë të analistit, publicistit, opinionistit, intelektualit ose patriotit!  Plus çlirimtarët ose komandantët e njohur të UÇK-së në Den Hagë!

Sfidë pas sfide....Sëcila me e rëndë , me cvilitëse dhe me provokative se tjetra.

Kjo për faktin se në kulturën, informinin, politikën dhe diplomacinë "shqiptare" ose kosovare, akoma nuk dihet se cka (çfarë) ë mirë dhe me vlerë, dhe çka (çfarë) është pleh, kallp ose qelb nga ato që thuhen, flitën ose shkruhën publikisht.

Në shtetët dhe shoqëritë e ndryshme tranzitore ose post-komuniste si Kosova, edhe atëherë kur aspekti primar është përçimi dhe artikulimi i çdo vlere, resursi, potenciali dhe fenomeni njerëzor, shoqëror (qytetar), politik, diplomatik, kulturor, shtetror, nacional, institucional, funksional, konstitucional, ushtarak (luftarak), shkencor, intelektual, profesional ose humanist -përmes ndërmjetësimit të njohur gazetaresk (medial) ose publicistik, duhet pasur parasysh faktin se eksperienca kolektive e opinionit publik kosovar (sidomos mediat e shkruara dhe eletronike), shpeshherë ose vazhdimisht mbështesin një vetëdije dhe ndërgjegje të tjetërsuar dhe delegjitimuar. E tërë kjo si duket ka ardhur si pasojë e përdorimit ose konsumimit të tepruar të pushtetit dhe politikës nën rrjedhën ose llupën e një "dialektike" identitare, autoritare dhe totalitariste, ku vlera dhe cilësia e atributit dhe sublimimit publik ose politik, vazhdimisht është reduktuar, censuruar, përkthyer ose tjetërsuar në favor të masës ose sasisë konsumuese. Dhe, ku përmes subjektit të ndërlikuar ose kompleksivë të transformimit, transferimit ose bartjes së edukatës, kluturës, shkencës, politikës sè lartë ose diplomacisë në natyrën dhe karakterin e njohur të personave ose individëve të ndryshëm pushtetmbajtës ose politikë: edhe shtreast e larta ose kategoritë qëndrore të shtetit dhe shoqërisë, jo rrallë janë përkthehen dhe interpretuar në kategori sociale ose societale. Duke menduar në narrativin (narracionin) dhe fuqinë e munguar nxitëse, kreative dhe stimuluese të elitës së njohur shkencore, intelektuale, kulturore ose politike të Kosovës, e cila do duhej të shquhej dhe karakterizohej me një shpirt të pasur hulumtues, si dhe me metoda të njohura shqyrtimi, eks­perimentimi, vëzhgimi, studimi dhe analize. 

Është teza e kulturës si ideologji e përbashkët shtetrore, nacionale ose politike, në vështrimin e parë, si teori borgjeze ose skllavopronare e dhunës ose shfrytëzimit (eksplatimit) optimal ose maksimal të individit dhe kolektivitetit. Por kjo ide ose ideologji, si çdo fjalim i ashpër kundër gënjeshtrës së palës tjetër antropologjike ose antropolitike, ka një tendencë të dyshimtë për t'u bartur, transformuar dhe promivuar nga ana e saj si ideologji shtetformuese (shtetrore), nacionale, politike, diplomatike, historike, gjeografike, fetare, ldtrare, kulturore, informative (gazetareske), publicistike etj.

Ndaj, pa ndryshuar punët brenda Kosovës dhe Shqipërisë, në trurin shqiptar, në mendimet, veprimet dhe reagimet e tij, vështirë se mund të ndryshojë diçka për të mirë as në Kosovë dhe as në Shqipëri, ku në xhunglën e madhe të atyre ligjëve të pashkruara, të panjohura dhe të pashkelura,  tyrli "opinionisti, analisti, profesori, intelektuali ose patrioti shqiptar" e bëjnë ligjin dhe policin. Duke e lozur kështu rolin e 'mbretit të xhunglës'!

"Edhe lisat e gjatë, që dukeshin si fantazma të trishtueshme, shushuruan dikur... Edhe qyqja kukati tri herë. As bulku nuk mbeti pa lëshuar zë.", do thoshte (shkruante) dikur Anton Pashku.

Dhe, kjo është nën çdo nivel dhe kriter modern ose civilizues. Me besoni ju lutem!

Është e habitshme dhe interesante se gati asnjë formë shkencore, akademike, pedagogike, letrare, kulturore, informative, politike, diplomatike etj....Asnjë mënyrë e të menduarit dhe logjikuarit konform me kohën dhe botën re që ishte/është/ aktuale në botë - s'është reflektuar fare në Kosovë dhe Shqipëri.

S' e kupton dot se si ata ose ato që i thonë vetes politikan të kualifikuar ose diplomat kariere, apo analist ose opinionist portalesh dhe gazetash ditore ose periodike, nuk lexojnë fare, nuk dijnë të flasin dhe shkruajnë si duhet shqip etj...Apo, sëpakut të mësohen të mendojnë dhe logjikojnë normalisht ose racionalisht....Në

menyrë racionale ose kritike....Por merret me gjëra që nuk varen fare prej tyre. Të mësuarit e shkruarit të një eseje, analize ose tregimi të vetëm mbi edukaten dhe kulturën politike dhe diplomatike, është shumë më i levërditshem se sa debati mbi "deshtimët ose fiaskot politike dhe diplomatike të Albin Kurtit në Bruksel etj."!

Sikur po jetojmë në një invazion dhe inflacion të madh të "patriotëve dhe intelektualëve" alien ose pa histori në Kosovë dhe gjithandej!

Shtoja këtu korrupsionin e lartë ose gallopant, krimin e organizuar, kontrananden, stratifikacionin e përgjithshëm vertikalo-horizontal, privimin e pronës dhe kapitalit të përgjithëshëm shtetror dhe nacional nga ana e shkatërruesve ose varrëmihësve të ndryshëm, rixhid, reaksionsr, anakronik, violent, infantil dhe patologjikë të njeriut, popullit (kombit), shtetit, pushtetit, politikës, diplomacisë dhe ardhmërisë së Kosovës, të cilët "vëjnë dorën në brez ose revole", apo e shpifin, linçojnë, spiunojnë, stigmatizojnë, satanizojnë dhe kriminalizojnë, sapo dëgjojnë ose mësojnë për emrin dhe miemrin e ndonjë politikani ose intelektuali të lartë, profesional dhe intelegjent.

Ndërkohë që Kosova dhe shqiptarët, të "korrurat dhe të vjelurat" e "liderëve, "politikanëve, diplomatëve, analistëve ose patriotëve" të ndryshëm duduk, halldup, kalavesh, analfabet, stupid, nebuloz, mediokrit, hipokrit, skizofren, oligofren, mizantrop ose paranoid, gjithëmonë i kanë parë­ dhe përjetuar me ankth, stres ose pasiguri të madhe objektive dhe subjektive.

Kjo ndodhur, sepse akteret ose protagonistët e njohur të elitës së dikurshme shkencore, kulturore, intelektuale ose politike të Kosovës, kishte kohë që e kishin lëshuar ose braktisur skenën politike ose politikëbërëse të Kosovës dhe nuk ishin më aktiv ose prezent si dikur....Disa prej tyre kishin emigruar në parti të ndryshme politike, në parlament, politikë ose diplomaci.

Ndonëse, politika, apo puna e kualifikur, profesionale, intelektuale dhe intelgjente për popullin (kombin), shtetin dhe pushtetin, mbi bazën e marrëveshjeve, obligimëve dhe përgjithësive të njohura morale, ligjore, institucionale, konstitucionale, profesionale dhe patriotike: është një proces ose aktivitet i lartë i personave ose individëve të zgjedhur, caktuar, nominuar ose emruar në poste ose funksione të larta shtetrore, nacionale, qeveritare, parlamentare, politike ose diplomatike, për zgjedhjen e problemëve të ndryshme shoqërore ose qytetare, si dhe për marrjen e vendimëve dhe arritjen e marrëveshjeve të brendshme dhe të jashtme në të mirën e gjithëmbarëshme të kombit dhe atdheut. Në domenin ose kontekstin e njohur kolokfial, tekstual ose lingustik: Politka parasegjitjash ka për qëllim enkodimin, dekodimin (deshifrimin), identifikimin, klasifikimin dhe artikulimin e ligjëve, rregullave, çështjeve, vlerave, parimëve, postulimëve, nevojave, kërkesave, interesave dhe prioritetëve të larta shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, strategjike, gjeopolitike, koniukturale, nomenklaturale, manufakturale dhe të tjera. Aty i kemi pra edhe gjeopolitikën ose politikën dhe diplomacinë e kualifikuar, intelektuale, profesionale, intelegjente, komplementare, suplementare, kontemplative, komprehensive, intelegjente, konvencionale dhe strategjike, politikën popullore ose populiste, metapolitikën ose politikën e mbështetur ose bazuar në vlerat, parimët ose narrativat e njohura etike, estetike, normative, kognitive, intrinznike, ekstrinznike etj. Ndërkaq, shkencat politike në këtë drejtim: I studiojnë, hulumtojnë dhe analizojnë sjelljet, reagimët, vlerat, parimët, postulimët (postulatët), format, metodat, mjetët ose instrumentët e njohura shkencore ose humaniste, me anë të të cilave realizohen ose garantohen forca (fuqia) dhe autoriteti i përgjithshëm i shtetit, pushtetit dhe shoqërisë së bashku me arritjen e marrëveshjeve ose traktatëve të ndryshme, si dhe realizimin praktik dhe teorik të aspiratave ose interesave të larta shtetrore dhe nacionale në kontekstin e njohur strategjik, gjeopolitik etj. 

Në këtë frymë, politologjia ose shkencat politike, asnjëherë nuk pretendojnë të tutorojnë, motintorojnë, monopolizojnë ose obligojnë shtetin dhe pushtetin për marrjen e vendimëve dhe përgjithësive të ndryshme institucionale, funksionale, konstitucionale dhe të tjera (lexo:"të vërtetat e përjetshme"), por vetëm japin spjegime, ide, teori, formula, vizione, narrativa, solucione, alternativa ose sinteza të ndryshme shkencore ose metodoligjike-përballë tezave, antitezave ose ekuacionëve të komplikuara ushtarake (luftarake), politike, diplomatike etj.

Teoria dhe ptaktika e përgjithshme ushtarake ose luftarake, pos tjerash sikur na bëjnë të ditur se armata ose ushtria, asnjëherë nuk i fitojnë luftërat ose konfliktët e ndryshme. Janë politika e lartë ose diplomacia e kualifikuar, intelektuale, profesionale dhe intelegjente që i fitojnë ato.

Në instancë të fundit, sipas konceptëve, doktrinave ose teorive të njohura ushtarake dhe politike: Lufta është shumë serioze për t'ia besuar atë ushtarëve (ushtarakëve) ose komandantëve të luftës. E sidomos demagogëve, hipikritëve, matrapazëve, "zëdhënësve" ose profiterëve të luftës.

Ndaj, përfundimi ose parandalimi i luftërave ose konfliktëve të ndryshme me anë të politikës ose diplomacisë së kualifikuar, intelektual, profesionale, intelegjente, komplementare, suplementale, komprehensive, kontemplative ose superlative, është shumë me i rëndësishëm ose efektivë, se sa protesta ose rezistenca kundër tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat