Jehona nga takimi i fundit Kurti-Vuçiq në Bruksel

Opinione

Jehona nga takimi i fundit Kurti-Vuçiq në Bruksel

Nga: Prof. Dr. Zija Lleshi Më: 3 maj 2023 Në ora: 23:51
Zija Lleshi

Edhe ky takim i Kryeministrit Kosovës, Albin Kurti, me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 2 maj në Bruksel, kaloi. Nga takimet me Vuçiqin askush nuk pret shumë. Të gjithë e kanë kuptuar se është një gënjeshtar ordiner e prepotent që në takime vjen me një çantë të madhe në dorë përplotë me mashtrime dhe gënjeshtra, të cilat në tavolinë i prezanton kinse me një zërë të thellë e me një patos të veçantë e gjithnjë të njëjtë, në përpjekje, gjithnjë pa sukses, për të arritur tek të tjerët një bindje tjetër, larg çdo mashtrimi.

Kësaj radhe në takim ishin dy pika: Marrëveshja për të pagjeturit dhe të zhdukurit me dhunë në luftën e fundit në Kosovë, si dhe krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë sërbe. Pika e parë, me karakter kryesisht humanitar, është përplot emocione dhe dhembje, për të dalur në ndihmë familjarëve të shumët. Pika e dytë ka karakter të thellë fundamental shtetëror, të rregullimit shtetëror të Kosovës.

Në pikën e parë, Marrëveshjen për zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë të luftës së fundit në Kosovë, shpejt me Vuçiqin u arrit një Deklaratë, e tillë çfarë është, ku Vuçiqi u përpoq të tregohet kinse ”bujar”, sepse kjo pikë edhe ashtu kërkon kohë që të realizohet, e në ndërkohë Vuçiqi, si zakonisht, ka shanse edhe këtë marrëveshje mund ta shkelë. Dhe në fakt, në të ardhme pritët të ndodhë ashtu. Në bazë të Deklaratës, Serbia ka pranuar që të hapë arkivat e saj dhe të mundësojë qasjen edhe dokumentet sekrete lidhur me luftën e zhvilluar në Kosovë për periudhën nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Pika e dytë peshon shumë rëndë. Pikërisht aty ishte i koncentruar me tërë qenien e tij Vuçiqi. Ofronte Albinit, kinse me ”bujari”, pikën e parë, relativisht më të lehtë, kurse për vedi rezervonte pikën kryesore dhe më të rëndësishme të takimit, pikën e dytë, që edhe në pikëpamje kohore duhej të zbatohet sa më shpejt dhe pa vonesa, që edhe kjo shkonte në favor të Vuçiqit.

Kosova ka rregullim shtetëror unitar dhe në pikën e dytë, nëpërmjet një asociacioni me kompetenca ekzekutive, cfarë e ëndërron Vuçiqi, do të shkatërrohej tërë karakteri unitar i shtetit Kosovës, indi kryesor i shtëtësisë së Kosovës. Këtë Vuçiqi e ka mega ëndërr. E për këtë qellim Vuçiqi ishte përkujdesur për ”Ekipin Menaxhues”, që ky ekip të hartojë një draft-statut, kuptohet çfarë i përgjigjet vetëm Sërbisë dhe Vuciqit, kurse Kryeministri Vuçiq të qëndrojë i fshefur ”prapa shpine” të këtij ekipi. “Draft-statuti i prezantuar sonte nga Ekipi Menaxhues, është rezultat i dëshirës për Republika Sërpska në Kosovë”, tha më vonë Kurti.

U pa qartazi se në fakt kjo ekipë menaxhuese ishte një ekipë intriguese që, në stilin e Vuçiqit, për qëllim kishte destabilizimin e Kosovës, intrigat dhe mashtrimin. Prandaj, kuptohet qeveria e Kosovës, përpos që e refuzoi atë daft-statut, e shkarkoi menjëherë “Ekipën Menaxhuese”, të turpshme e skandaloze e të dëmshme për marrëdhënjet në rajon. Ai e bëri këtë pasi refuzoi draft-statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, të prezantuar nga Ekipi Menaxhues i përbërë nga katër pjesëtarë të komunitetit serb dhe pa asnjë shqiptar. Kurti tha se ky dokument nuk është në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës dhe se draft-statuti me mbi 60 nene nuk ishte i pranueshëm sepse binte ndesh me Kushtetutën e Kosovës.

Pas takimit me Vuçiq dhe përfaqësuesit e BE, Kurti deklaroi për mediat se në tryezë hodhi idenë dhe modelin e “Asociacioni kroat”, për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe në Kosovë, që në Kroaci është Këshilli i Përbashkët i Komunave Serbe (Zajedničko veće opština – ZVO).

Këshilli i Përbashkët i Komunave Serbe, përmbledh komunat ku jetojnë serbët në lindje të Kroacisë. Ai është mekanizëm politik, këshillues dhe koordinues. Ai zgjedhët në mënyrë demokratike dhe ka kompetenca “vetëmenaxhuese” dhe përcjellë dhe analizon problematikën sa i përket çështjeve të të drejtave civile dhe kombëtare të pakicës etnike serbe në Kroaci, si dhe çështjeve të identitetit, kulturës, arsimit dhe pjesëmarrjes e integrimit të serbëve në shoqërinë kroate në përputhje me Kushtetutën e
Republikës Kroacisë.

Këshilli i Përbashkët i Komunave Serbe formohet në bazë të dokumenteve ndërkombëtare dhe mund të jetë shoqatë qytetarësh të cilën, sipas ligjit kroat, mund ta formojë kushdo nga tre persona. Pra, ajo shoqatë civile nuk përbën një njësi të vecant territoriale.

Bashkësia evropiane (BE), nën organizimin e të cilës mbahen këto takime, duhet të përkujdeset e të kërkojë përgjegjësi që pala serbe të jetë në nivelin e duhur ndërkombëtar të përgjegjësive sepse takimi me Albinin është takim me një lider shumë të drejtë e me përmasa botërore dhe lider i pa korruptuar si dhe nuk mund të shantazhohet me asgjë, por i zbaton me përpikëri ligjet ndërkombëtare. Në të kundërtën, takimet do të jenë të kota dhe nuk do të japin rezultate të dëshiruara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat