Përjashtimi i Haki Abazit nga Vetëvendosje, i duhur apo i gabuar?!

Opinione

Përjashtimi i Haki Abazit nga Vetëvendosje, i duhur apo i gabuar?!

Nga: Faton Mehmeti Më: 4 maj 2023 Në ora: 10:08
Autori Faton Mehmeti

Nga zv. kryeministër në të përjashtuar, kjo është historia e Haki Abazit. Brenda tre viteve çdo gjë ndryshoi për Haki Abazin. Dje, deputeti deri tani nga radhë e VV është përjashtuar. Nga deklarimi nga shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, thuhet se kanë vendosur unanimisht për përjashtimin e tij dhe si rrjedhojë, atij i ndërrohet edhe ulësja në Kuvendin e Kosovës.

Ky është kulmi i një ser përplasjesh mes z.Abazi dhe VV duke fajësuar shefen e grupit parlamentar si fajtore për largimin nga pozita e Komisionit për Punë të Jashtme. Pastaj akuzat përshinë edhe çështjen Dehari. Ish deputeti i VV-së kishe deklaruar për zhdukjen e mostrave të aktivistit të VV-së, Astrit Dehari, duke thënë se ka video-incizime që dëshmojnë kush i zhduki ato.

“Audio-incizimet konfirmojnë diskutimin ndërmjet Saranda Bogujevcit, Mimoza Kusarit e Dejona Mihalit për ngufatjen e zërit të deputetëve brenda Kuvendit. Video-incizimet janë ato që ju duhet t’i kërkoni për të konfirmuar se kush ka zhdukur mostrat e Astrit Deharit.” –kishte deklaruar Haki Abazi duke bërë thirrje prokurorisë të intervistojë kryeministrin Albin Kurti, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e disa anëtarë të tjerë. Humbja e pushtetit ka ndikuar keq tek Haki Abazi duke mos ditur të menaxhojë humbjen e privilegjeve. Faktikisht rënia në karrierën politike e Haki Abazit është aq e shpejtë, e kuptueshme të jetë e pabesueshme për vet Hakiun.

Kështu është politika, ka rënie dhe ngritjet e saj, njeriu karakterin e vërtetë e shpërfaq në rast humbje. Hakiu të dëshmojë dinjitetin e duhur të njeriut në disfatë, kështu i jep edhe më shumë jehonë" kauzës" së pretenduar nga ai. Kur s’ka mirëkuptim më mirë është ndarja, z.Abazi është në pikën më të ultë të mundshme në politikë, a do ringjallet mbetet pikëpyetje e madhe, si dhe mjaft e vështirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat