Fati i të pagjeturve sikur mbetet prapë në duar të të dyshimtëve

Opinione

Fati i të pagjeturve sikur mbetet prapë në duar të të dyshimtëve

Nga: Dedë Preqi Më: 4 maj 2023 Në ora: 12:43
Dedë Preqi

Në takimin e 2 majit të këtij viti në mes kryeministrit Kurti dhe Vuçiq, në Bruksel, ndër të tjera hap i rëndësishëm për Kosovën, do të ishte edhe fati i të pagjeturve për përsonat e zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, por nuk do të ishte e pranueshme toleranca me palën serbe, që të pritet ndaj kësaj çështje, por sa më parë të përcaktohet një afat i mundshëm dhe i shpejtë, sepse Serbia, asnjëherë nuk e mbanë fjalën, secilës i konvenon që gjithnjë ti shtyejë këto marrëveshje.

Sa janë të rënda ndjenjat e dhimbjeve njerëzore, që brejnë dhe e mundojnë shpirtin e atyre që vuajnë për të afërmit e vet e të pagjeturëve deri më tani, nga lufta barbare e Millosheviqit, që i masakroi dhe i mëshehu për t’ua humbur gjurmët e tyre, sa të rënda janë edhe sjelljet e pasardhësve të krye kriminelit, që sot po i mbajnë peng eshtrat e tyre për t’i shfrytëzuar për përfitime politike.

Ndërkaq, përveq neglizhencës vendore, është edhe një veprim i zbehtë i Bashkësisë Ndërkombëtare dhe vetë shtetit të Serbisë, në krye me Vuçiqin, me qëllim të caktuar për ti fshehur gjurmët e krimit, që është më shumë se një lojë politike dhe mosveprim serioz për një çështje shumë të ndieshme, në veçanti për familjarët që presin me vite të afërmit e tyre.

Prandaj, edhe veprimet dhe sjellja e qeverisë së Kosovës, deri tani kohën e fundit ishte fare pak indikative në fushëveprimet e veta, e cila në marrëveshjet e saj me shtetin e Serbisë, dhe marrëveshjet në Bruksel, asnjëherë nuk e ka shqyrtue si duhet çështjen e të pagjeturve, me ç’rast nuk do të mund të pajtoheshim me marrëveshjet e tilla, të cilat ende nuk kanë rrezulltate të duhura për fatin e këtyre njerëzve të pafajshëm.

Fati tragjik dhe i dhunshëm i këtyre njerëzve është një çështje e cila për aq vite pas luftës, duhet të ishte çështje e zgjidhur, që do ta ndryshonte edhe gjendjen e atyre familjarëve të cilët presin ditë e natë me padurim dhe ankthe, së paku të dinë se ku i kanë njerëzit e vet dhe ku ndodhën, apo të dinë diçka për të kryer ndonjë obligim ndaj tyre.

Natyrisht, përpjekja e familjarëve kosovarë ka qenë gjithherë e gatshme, mirëpo, dihet se kopetencat e tyre kanë qenë të kufizuara, po aq edhe të përsonave të autorizur në Kosovë, mirëpo sa i përketë qeverisë së Kosovës, angazhimi i tyre ka qenë shumë pak aktiv dhe jo serioz në zgjedhjen e këtij problemi, që të bëjnë një trysni, apo intervenim të mundshëm përmes Bashkësisë Ndërkombëtare dhe Kryqit të Kuq, për t’a kushtëzuar Serbinë për veprimet e tilla, kur dihet se qeveria e Vuçiqit, i ka të gjitha të dhënat e krimit millosheviqian, e cila duhet të përgjigjet për të kaluarën kriminale dhe gjenocidiale ndaj këtyre njerëzve të pa fajshëm.

Vetë kjo e vërteton faktin dhe fatin e këtyre të pagjeturve, si një tërësi e fatit tragjik të një populli, ku shkrihen të gjitha ëndërrat dhe vuajtjet e tij, i cili popull ishte i pafajshëm, që akuzohej vetëm pse dëshironte lirinë dhe të drejtat e veta, i cil inuk heq dorë përjetë, duke mbetur gjithmonë idol i lirisë dhe demokracisë së vendit të vet.

Thjeshtë, Serbia dhe politika e saj në krye me Vuçiqin, nuk kanë treguar deri me sot një disponim dhe vullnet së paku të vërehet një shkëputje nga e kaluara, por përkundrazi, ajo edhe sot me intrigat dhe mitet e saja të qelbura, pretendon ta përvetësojë e riokupojë përsëri Kosovën, e cila ëndërr është shuar njëherë e përgjithmonë me 17 shkurt, 2008, me pavarësinë e Kosovës.

Kosova dhe qeveria e saj, 30 gushtin e ka Ditë Ndërkombëtare e të Zhdukurve, dhe 27 prillin, Dita e të pagjeturve, që shënon dhe përkujton identitetin e të zhdukurve, me ç’rast vetëm në Kosovë, janë edhe 1650 përsona të pagjetur, që do të thotë se ankthi e dhimbja për këto familje nuk ka përfunduar që prej 24 vitëve, që një ditë e tillë shënohet edhe në 90 vende të botës, e cila mbështetët në rrëfimet e fatit të viktimave të pafajshme, që ka shkakëtuar fashizmi dhe militarizmi i udhëhequr nga krimet e organizuara të vendeve të ndryshme të botës, ku vetëm në rajonin e Ballkanit, Kryqi i Kuq ka konstatuar se janë më se 11,859 përsona të pagjetur, si pasojë e luftrave në mes vitëve 1990-99, të cilat i shkakëtojë regjimi serb.

Edhe pse thuhet se politika e Kosovës karshi Serbisë duket e varfër, mirëpo politika e shtetit të Serbisë, nuk është e sinqertë dhe korekte ndaj asaj që i takon për të vërtetuar se ky shtet është shkëputur nga e kaluara e saj kriminale dhe fashiste, e cila e meriton të kontribuojë dhe të bëhët anëtare e Bashkësisë Europiane, por ajo që thotë në marrëveshjet teorike nuk përputhët në praktikë fare, por përsëri vazhdon edhe sot me të kaluarën e saj në krye me Vuçiqin.

Prandaj, një dialog i mirëfilltë dhe i sinqertë me shtetin e Serbisë, është vetëm një iluzion, sepse ky vend me këtë ekip politik që e ka sot në krye me Vuçiqin dhe Daçiqin, si pasardhësa të Millosheviqit, do të ishte e kotë dhe e dyshimtë, prandaj nëse e kërkojmë një dialog normal dhe të kulturuar në mes dy popujve edhe pse me natyra kontestuese, do ti ndihmonte dhe do t’i qetësonte jo vetëm dy popuj dhe dy vende, por edhe tërë rajonin e Ballkanit perëndimor.

Lojrat politike të Serbisë, janë lojra të pakuptimta dhe të rrezikshme, sepse asnjëherë nuk janë të qarta, por gjithnjë të dyshimata, të cilat nuk kanë sjellë atmosferë të përshtatshme dhe fqinjësore deri më sot, që të mundësohet një bashkëpunim fqinjësor e njerëzor, sepse nuk kemi as përpjekje nga ana e shtetit serb, që mundëson një marrëveshje të sinqertë dhe serioze në mes dy popujve, që të lehtësohet e kaluara e dhimbshme, sidomos ajo shqiptare që ka me qindra viktima të humbura dhe të pagjetur deri me sot nga lufta e fundit e regjimit millosheviqian.

Lojrat e tilla të Serbisë, përveq me të gjallët, ajo po bënë lojra edhe me të vdekurit, siq janë të pagjeturit e luftës në Kosovë, që i mbanë me vite të tëra të pa identifukuara dhe të pa zbuluara, të cilët po i shfrytëzon në format më përfide, duke i zbuluar pak nga pak në varrezat e fshehura masive, vetëm atëherë kur kërkohet ndonjë marrëveshje politike nga Bashkësia Europiane.

Një politikë e tillë e Serbisë, nuk mund të tregojë liri dhe demokraci të vërtetë, e cila do të prodhonte dhe do sjellë një stabilitet në Kosovë dhe rajon, duke përdorë dhe praktikuar mitet e së kaluarës për Kosovën, duke i bërë magji edhe BE-së dhe botës, ndërsa në anën tjetër, nuk heqë dorë nga Rusia dhe komplekset e një modeli okupues dhe dominues ndaj popujve që mundohen të ndërtojnë thëmelet e lirisë dhe demokracisë, sikur mosdistancimi i luftës nga Rusia, që synon pushtimin e shteti demokratik dhe sovran të Ukrainës.

Të pagjeturit, si një çështje e pagjetur deri më tani, mbetët një temë e veçantë, e cila duhet të prekë thellë jo vetëm sedrën e qeverisë së Kosovës, por edhe të tërë Bashkësisë Ndërkombëtare, dhe si mundësi e zgjedhjes së këtij problemi në dialogjet dhe marrëveshjet me shtetin e Serbisë, të bëhët një lloj kushtëzimi i veqantë dhe të përcaktohet një afat i mundshëm ndaj kësaj çështje dhe ndaj këtij vendi për të pagjeturit shqiptarë dhe të tjerë, edhe pse Serbia, nuk mund të pastrohet kurrë nga krimet makabre të saj ndaj shqiptarëve, për atë, duhet të mos pranohet si anëtare kriminale në Bashkësinë Europiane.

Sërbia duhet të detyrohet nga Bashkësia Ndërkombëtare, që ti zbulojë gjitha arkivat e saj të luftës për të gjithë të zhdukurit me dhunë nga Kosova, në veçanti në luftën e fundit, dhe eshtrat e tyre të kthehen dhe të prehen në vendet dhe familjet e tyre, pastaj Serbia dhe kriminelët e saj të dënohen në bazë të ligjeve ndërkombëtare, dhe kurrsesi të barazohet agresori me viktimën, sikur me dekleratën e fundit të 2 majit të miratuar këto ditë në Bruksel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat