Kosova t’i anulojë marrëveshjet e viteve 2013/2015 për Asociacionin serb

Opinione

Kosova t’i anulojë marrëveshjet e viteve 2013/2015 për Asociacionin serb

Nga: Rexhep Torte Më: 4 maj 2023 Në ora: 12:50
Rexhep Torte

Naim Miftari, ish eprori i lartë i UÇK-së dhe ish agjent i SHIK-ut, muajin e kaluar për “Bota Sot” deklaroi se Parlamenti i Kosovës duhet t’i shfuqizojë marrëveshjet e Bruksekit të viteve 2023 dhe 2025, dhe t’i jepet fund këtij problem që Kosovës i është lënë si kopili te dera nga tradhtarët Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi.

Sipas Naim Miftarit, shfuqizimi i këtyre dy marrëveshjeve të rrezikshme për Kosovën, duhet bërë pa vonesë, sepse Serbia derisot nuk i ka miratuar këto marrëveshje, dhe se është e drejtë e Parlamentit të Kosovës ta bëjë shfuqizimin e tyre sa më parë.

Për fat të keq këtij propozimi të analistit Naim Miftari nuk po i kushtohet kushtua vëmendja e merituar.

Asociacioni i komunave më shumicë serbe në Kosovë, i çfarëdo forme që të jetë nuk duhet të asesi të pranohet, sepse përbën rrezik potencial për shtetësinë e Kosovës.

Nëse Kosova eventualisht e pranon Asociacionin serb në çfarëdo forme që të jetë, e bën gabimin e madh, që siç thotë populli “E fut therrën në këmbë të shëndoshë”.

Kosova e ka Kushteturtën e saj demokratikë, e cila të gjithë nimoriteteve u garanton të drejta dhe liri më shumë se çdo shtet tjetër.

Parlamenti aktual i Kosovës e ka të drejtë e tij që t’i anulojë marrëveshjet e Brukselit për Asociacionin serb në Kosovë si të dëmshme për sovranitetin e Kosovës.

Albin Kurti në vend të draftit pë asociacionin duhet t’i tregonte nenet e Kushtetutës së Kosovës për pakicat

Kryeministri Albin Kurti nuk nuk duhej që në takimin e 2 Majit 2023 në Bruksel, të paraqet drastin e tij për Asociacionin serb në Kosovë.

Ky draft i Albin Kurtit ia krijoi mundësinë pro serbit Gabriel Escobar- Emisarit të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor të deklarojë se ,“ Draft-vizioni i Albin Kurtit mendoj se është serioz, por edhe ai i ekipit menaxhes është serioz’.

Kjo deklaratë e Gabriel Escobarit, e shpërfaqi edhe njëherë se është pro Serbisë.

Gabriel Escobar e ka më të rëndësishme që bashkëshortja e tij të organizojë ekspozitën e saj në Beograd sesa e drejta e Kosovës.

Antony Blinken, Chollet Derek dhe Gabriel Escobar nga SHBA-të, dhe pro serbët Joseph Borell dhe Miroslav Lajçak nga BE-ja, po e përdorin Kosovën si karrem për ta detyruar Serbinë gjenocidale të largohet nga Rusia gjenocidale, gjë që nuk do të arrijnë kurrën e kurrës, dhe se së koti harxhojnë kohë dhe mund.

Për të patur sukses dialogu Kosovë-Serbi, e para, duhet që BE-ja t’i zëvendësojë pro serbët Joseph Borell dhe Miroslav Lajçak me dy diplomatë tjerë korrektë e të paanshëm.

E dyta, Departamenti Amerikan i Shtetit, duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Serbisë gjenocidale duke i vendosur sanksione të ashpra , e jo duke e përkëdhelur.

E treta, Gabriel Escobar, duhet të zëvendësohet me një diplomat tjetër korrekt e të paanshëm, sepse Gabriel Escobar është duke e ndjekur rrugën e paraardhësit të tij Mathew Palmer, bashkëshortja e të cilit ishte serbe.

Albin Kurti në vend të draftit për Asociacionin serb në Kosovë, duhej ta paraqiste nenet e Kushtetutës së kosvcës me të cilët minoritetit serb i garantohen të të drejtat dhe liritë më shumë se në çdo vend tjetër të botës.

Robert Menendez, Daniel Server, Paul Wilijams e kundërshtojnë Asociacionin serb në Kosovë

Kjo sjellje kaq e papërgjegjshme e SHBA-ve dhe e BE-së bëhet edhe më shqetësuese kur Senatori Robert Menendez- Kryetar i Komitetit për Politikë të Jashtme i Senatit Amerikan, Prof. Daniel Server- ligjerues në Universitetin Amerikan Jon Hopkins, dhe Prof. Paul Wilijams- ligjerues në Universitetin Amerikan, që të dy njohës të shkëlqyer të situatës në Kosovë dhe në Ballkan, me argumente e kundërshtojnë themelimin e këtij Asociacioni serb në Kosovë.

Senatori Robert Menendez më 3 maj 2023, i dha flakareshë Gabriel Escobarit emisarit të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, duke i këkuar llogari duke e pyetur direct, “A shqetësheni se Asociacioni mund të prodhojë destabilizim në Kosovë? Duke shtur se ,“Asociacioni i arritur më mrrëveshjen e 2013 në Bruksel, mund të çojë në “Republika Serpska” brenda Kosovës, kur edhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka gjetur konceptin e Asociacionit jo plotësisht në përputhje më frymën e Kushtetutës”.

A shqetësoheni se një asociacion i tillë mund të prodhojë destabilizim në Kosovë dhe t’i heq kompetencat e rezervuara për pushtetin qendror”?

Senatori Robert Menendez, më 17 shkurt 2023, duke folur për Asociacionin serb në Kosovë, deklaroi se, “Asociacioni serb është jokushtetues dhe se fillimisht duhet njohja reciproke Kosovë-Serbi. Vetëm nëpërmjet njohjes reciproke Kosvë-Serbi dhe veprimeve që kanë të bëjnë me njohjen reciproke, mund të ketë një rrugë përpara për Kosovën. Pra , Asociacioni i komunave me shumicë serbe që përmendet vazhdimisht si pengesë për të ardhmen mendoj se është i pavend. Kushtetuta e Kosovës u garanton të të gjithë qytetrëve pjesëmarrje në qeveri dhe ua njeh të drejtat e pakicve brenda qeverisë”.

Server edhe Paul Wilijams, që të dy e kanë hedhur poshtë qëllimin SHBA-ve dhe të BE-së që Asociacioni serb të themelohet para njohjes së ndërsjellë Kosovë-Serbi, dhe se serbët në Kosovë i gëzojnë të drejtat dhe liritë më shumë se çdo pakicë tjetër në botë të garantuara me Kushteturën e saj demokratike.

Prof. Daniel Server dhe Prof. Paul Wilijams thonë se nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi pa njohje të ndërsjellë praprake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat