Tetë vite nga lufta në Kumanovë, a qëndron Ali Ahmeti pas këtij skenari?

Opinione

Tetë vite nga lufta në Kumanovë, a qëndron Ali Ahmeti pas këtij skenari?

Nga: Faton Mehmeti Më: 12 maj 2023 Në ora: 08:17
Autori Faton Mehmeti

Vitet ikin e drejtësia mungon, po u shkon jeta prapa grilave djemve të shqipes. Tani po bëhen tetë vite me vazhdimin e enigmës se kush e solli grupin e djemve nga Kosova në Kumanovë, si u siguruan të njëjtit. Shumë të akuzuar deri më tani kanë përmendur se Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj kanë kontaktuar me njerëz në Maqedoni,e të cilët thuhet se kanë qenë të shërbimeve sekrete.

Rasti “Kumanova” është i përgatitur nga shërbimet maqedonase me urdhër të Gruevskit, të ndihmuar edhe nga politikanë shqiptarë në Maqedoni dhe Kosovë, e të cilët kishin lidhje me dy nga personat kryesorë të saj, e të cilët u vranë pasi u dorëzuan dhe nuk duhet të linin gjurmë.

Ka shumë fakte, mjafton që drejtësia të jetë e paanshme dhe e vërteta do të dal në pah. Këta që janë në burg, janë të pafajshëm, viktima të një komploti në emër të ndjenjës patriotike, të cilën këta nuk e kanë fshehur asnjëherë, as kur mbahen sot në burg disa me dënim kapital, burgim të përjetshëm.Të panjohurat e ngjarjes së Lagjes së Trimave, trajtimi i të burgosurve, procesi gjyqësor dhe dënimi i shtatë të akuzuarve me burg të përjetshëm dhe me gjithsej 746 vjet burg, prej të cilëve shumica janë shtetas të Republikës së Kosovës, janë referencat më të mira për ta iniciuar urgjentisht fillimin e një hetimi të pavarur ndërkombëtar lidhur me ngjarjen e Lagjes së Trimave në Kumanovë.

Disa me burgim të përjetshëm, disa me dënime shumë të rënda, këta djem janë kryesisht nga Kosova të dënuar nga autoritetet maqedonase për rastin “ Kumanova” në vitin 2015. Ata djem krejt sytë i kanë nga Kosova, pasi edhe Gjykata e Apelit në Shkup në vitin 2019 ka konfirmuar dënimin e dhënë Gjykata Themelore atje. Kështu që, sytë e tyre janë drejt Shqipërisë dhe Kosovës, për të zbardhur të vërtetën e rastit në fjalë..

Ata djem i futën në kurth, gjaku i tyre kurrë s`do i lw të qetë. Flitet se janë dhënë miliona euro për rastin "Kumanova", e vërteta s`do të dal asnjëherë në ndonjë proces gjyqësor, ndonëse është sekret publik se pas gjithë kësaj ngjarjeje qëndron Ali Ahmeti dhe disa nga shokët e tij në Kosovë.

Kështu që, rasti në fjalë të rikthehet në gjykim dhe luftetarët të lirohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat