Kurdo që Vuçiqi flet për Asociacionin, ai ka synim, përpjekje dhe mendon për disociacion

Opinione

Kurdo që Vuçiqi flet për Asociacionin, ai ka synim, përpjekje dhe mendon për disociacion

Nga: Prof. Dr. Zija Lleshi Më: 19 maj 2023 Në ora: 17:54
Prof. Dr. Zija Lleshi

I gjindur para fakteve të dështimit të luftës së fundit të Sërbisë në Kosovë dhe të Vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare lidhur me Pavarësinë e Kosovës si veprim i drejt i Kosovës dhe në harmoni me Ligjet Ndërkombëtare, presidenti i Sërbisë, Aleksandër Vuciqi, ushqen idénë dhe bënë të gjitha përpjekjet për të sendërtua politikën e Millosheviqit, pa kryekriminelin dhe kryegjenocidistin Millosheviq, “i biri ideologjik” i të cilit ishte, si dhe krahu i djathët i tij në luftën në Kosovë e njëherit bashkëpuntor i ngushtë i grupit të atij regjimi të Sërbisë, të denuarë shumëvjecar si kriminel lufte në Gjykatën e Hagës. Kjo është konstanta e tij dhe Vuciqi këtë ide dhe synim përpiqet ta realizojë në cdo kohë dhe në të gjitha negociatat rreth dhe mbi Kosovën.

Si të fundit në disforinë e tij, Vuciqi mendon se ajo ide dhe përpjekje do të ishte Asociacioni i komunave me shumicë serbe, e cila do të kishte kompetenca ekzekutive dhe nivel të tretë të pushtetit. Kështu që në kohën e fundit kryesisht fokusin e veprimtarisë së vetë si riciklim Vuciqi e ka përqëndruar lidhur me Asociacionin. Në ëndërrimin e tij ky do të ishte feniksi që do të ia sjellë qellimin përfundimtar të tij.

Kështu ka menduar Vuciqi gjithnjë lidhur me asociacionin në fjalë, por kësaj radhe i ka hasur ”sharra në gozhdë”. Gjegjësisht, bashkëbisedues në negociata e ka Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili është tërësisht i pakorruptuar dhe nuk shantazhohet me asgjë. Këtë fakt Vuciqi e kupton si goditja më e madhe që i bëhet atij dhe është dëshprimi më i madh i tij. Pra, jo respektimin e Ligjeve Ndërkombëtare, por Vuciqi deri tani shantazhën e kishte gjithnjë argumentin dhe mjetin kryesor në bisedime mbi Kosovën. Ndërkaq këtë herë Vuciqi ka mbetur, sic thot populli, “si peshku në zall”.

Vuciqi kur flet për asociacionin, ai gjithnjë synon dhe mendon në disociacion (shkëputje), i cili në hapin tjetër të fundit do të mundësonte Serbisë bashkëngjitjën e atyre komunave. Vuciqi synon atë asociacion (përbashkim) të pakicës etnike sërbe në Kosovë, si një lloj Republike Serbe cfarë Sërbia e ka arritur në Bosnjë e Hercegovinë, që shpie në disociacion (shkëputje) dhe mandej përfundimisht në aneksion (bashakngjitje) Sërbisë. Nuk merr Vuciqi në konsideratë Ligjet Ndërkombëtare dhe nuk përfillë fare Kushtetutën e Kosovës e cila nuk lejon dhe në fakt denon një veprim të tillë. Kryeministri i Kosovës, A. Kurti, bazuar në ligje e drejtësi ka thënë se Kosova me Kushtetutë është shtet multietnik dhe ligjet si dhe Kushtetuta e Kosovës nuk lejojn krijimin e asociacioneve njëetnike. Por Vuciqi sillet sikur të ishte mbret: “La loi c´est moi”- (Ligji jam unë), dhe të gjithë kinse duheka t´i nënshtrohen vullnetit të tij; përfshirë këtu edhe BE – në.

Bashkësia Evropiane, (BE), bazuar edhe vetë në Ligjet pozitive Ndërkombëtare, ka rregullat, kutin dhe metrikën e vetë për të drejtat e shteteve antare të cilat me rigorizitet duhet respektuar cdo antar i saj. Me një sjellje të tillë, Vuciqi, destabilizon Kosovën dhe rajonin, nxitë tensione e konflikte serbo-shqiptare dhe pengon jo vetëm Kosovën por edhe Sërbinë në rrugën drejt antarësimit në BE, ku Sërbia pretendon të bëhet antare. Kuptohet, prandaj, zgjidhjën duhet kërkuar edhe nga BE, që me qëndrim parimor dhe adekuat ndaj situatës, të reagojë pa vonesë dhe ta detyrojë Vuciqin t´i respektojë të gjitha Ligjet Ndërkombëtare, ashtu sic veprojn edhe të gjithë antarët tjerë të BE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat