Dullë, të ka djegur politikisht Isa me Hashimin, s’ke fuqi ta rrëzosh Albinin

Opinione

Dullë, të ka djegur politikisht Isa me Hashimin, s’ke fuqi ta rrëzosh Albinin

Nga: Faton Mehmeti Më: 19 qershor 2023 Në ora: 21:14
Autori Faton Mehmeti

Avdullah Hoti, pasi mbeti edhe pa pushtet edhe pa popullaritet, i djegur nga pazaret e Isës dhe Hashimit, nga oborri opozitar është i zëshëm kundër qeverisë Kurti. Vazhdimisht ka kërkuar shkuarje në zgjedhje, dorëheqje të qeverisë pa e arsyetuar asnjëherë kërkesën e tij, për më tepër edhe pa qenë ndonjë faktor i rëndësishëm Edhe sikur të ishte e tëra në dorën e tij, ish kryeministri Hoti s’ka asnjë parametër se mund të vjen në pushtet, kështu që i tërë “mundi" i shkon huq.

Dullës i është mbushur mendja se dorëheqja e Albin Kurtit është shpëtim për stabilitetin ekonomik dhe politik të vendit, kjo ngase sipas Ish kryeministrit Hoti "qeveria ka performacë të dobët në ekonomi dhe se ekonomisë së vendit tonë i mungojnë rreth 500 milionë euro investime kapitale", e për këtë arsye po u dashka me dhanë dorëheqje. Eh Dullë eh, kujtohu pak kush ke qenë e kush je.

Dullë, ke qenë vegël e Hashimit dhe Isës secili për qëllime të tija. Nëse ti do e kishe pasur dert hallet e qytetarëve dhe Kosovës s'kishe me leju me u shndërrua në vegël të qëllimeve të errëta të tjerëve. U bëre pjesë e të keqes duke rrëzua qeverinë në pandemi për qëllime meskine të kolltukut të kryeminstrit, pa votën e qytetarëve. Bëre marrëveshje në favor të të tjerëve e jo Kosovës, gjatë pandemisë dhjetë herë dështove për të miratuar ligjin për rimëkëmbje ekonomike, nga e cila mjetet i ndave për biznesmenë dhe jo qytetarëve.

E ke humb të drejtën me kritiku dike, as brenda partisë ku je nuk ke më ndikim, bashkë me Isën e shkatërruat LDK duke e quar në humnerë. Interesi të ka korit Dullë, edhe me pas të drejtë kurrkush më nuk i merr parasysh fjalët tua, lejove me u djeg politikisht nga të tjerët. Je shembull se si nuk duhet lejuar nga të tjerët me u manipulu, fatkeqësisht kjo gjë të ka ndodh. Rri në fushën tënde të ekonomisë, politika nuk është për ty dhe as ti për politikën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat