Lirimi i policëve të Kosovës nuk duhet të kushtëzohet me lirimin e kriminelëve serbë

Opinione

Lirimi i policëve të Kosovës nuk duhet të kushtëzohet me lirimin e kriminelëve serbë

Nga: Dedë Preqi Më: 20 qershor 2023 Në ora: 14:42
Dedë Preqi

Udhëheqësi i planeve dhe organizimeve të krimineleve të veriut është Aleksandër Vuçiq, i cili e ka përllogaritur mirë se këta kriminelë serbë të organizuar në veriun e Kosovës, për të kundërshtuar Institucionet e këtij vendi, dhe për të kundërshtuar forcat paqëruejtëse të KFOR-it, dhe mediat kosovare, me protestat e tyre të dhunshme e rrezikuan edhe jetën e tyre, mirëpo më në fund dikush duhet të jep përgjegjesi, sepse duke njohur politikën e Albin Kurtit, këta kriminel do të ndjekën penalisht një nga një dhe secili kriminel do të ndëshkohet nga ligjet e Kosovës.

Në një mënyrë për fat të keq për të gjitha këto skandale dhe protesta të dhunshme që shkaktuan bandat serbe të Vuçiqit, në veri të Kosovës, duke lënduar rëndë dhjetra ushtarë të KFOR-it, dhetra polic të Kosovës dhe dhjetra gazetar të mediave të këtij vendi, përgjegjësia utentike shmangët, duke nxjerr krye prirja për ti zgjedhur problemet e veprimit përmes vendimesh autoritare, ose më saktë arbitrare, të cilat vijnë nga Beogradi, duke e lënë fajtore qeverinë e Kosovës.

Nëse e vëzhgojmë me kujdes situatën e krijuar dhe shkaktarin e burimeve të kësaj situate, do e vërejmë saktë se kush është autori kryesor i saj dhe i cili qëndron në pozicion të kësaj përgjegjësie të vërtetë, por herë pas here ky shkakëtar dhe autor i gjithë kësaj çmendurie u referohet instancave ndërkombëtare me kundërshtime dhe mohime ndaj të vërtetës, duke u vetshpallur si një viktimë, apo jo fajtor, dhe veprimet e protestuesve serb i përkthen në të drejta të vullnetit të tyre, edhe pse këto protesta ishin aq të dhunshme, duke i tejkaluar gjitha normat e një proteste njerëzore.

Prandaj, bashkësia ndërkombëtare, nëse i mbyll sytë para kësaj situate dhe kalon në anën e atyre, duke i arsytuar se populli serb i veriut të Kosovës, po «diskriminohet» apo po anash kalohet nga qeveria e vendit, që nuk është fare realitet, dhe në një mënyrë ky popull për të realizuar të drejtat e tyre, kanë zgjedhë modelin që u konvenon më së miri që të protestojnë në këtë formë të dhunshme, duke ua rrezikuar jetërat e paqërujtësve të NATO-s, policisë së rendit dhe mediave, atëherë duhet ta kuptojmë se edhe ky lloj modeli nuk do të korr sukses në një vend demokratik, siç është edhe Kosova, sepse ky vend ka ligje dhe ka zot shtëpie dhe nuk lejohet më që të nëpërkëmbët.

Qeveria dhe shteti i Kosovës, gjendet në një presion të madh të bashkësisë ndërkombëtare, së cilës i tërhiqet vërejtja deri në sanksione të mundshme edhe pse në realitet nuk e meriton një shqiptim dhe etiketim të tillë, e cila po i zbaton vetëm ligjet e shtetit dhe Kushtetutës së vendit të vet, duke e mos cënuar dhe lënduar të drejtat e asnjë minoriteti dhe etniteti në vendin e vet.

Shteti dhe qeveria e Kosovës, gjithnjë bënë përpjekje përmes rrugëve paqësore të gjejë modelin më të mirë të një marrëveshje me Serbinë, dhe të largojë ushtrimin e forcës dhe dhunës nga fusha e përgjegjësisë, e cila mbetët përherë përgjegjësi morale dhe institucionale e saj, dhe është përpjekur që qytetarët e vet ti trajtoj pa dallim, por ata që i shkelin dhe abuzojnë me ligjet e këtij vendi, duhet të marrin ndëshkimet e tyre në bazë të përgjegjësisë dhe veprave penale.

Në të vërtetë është një mënyrë e pa shmangshme që të anashkalohen protestuesit e dhunshëm të këtyre ditëve të fundit në Leposaviq, Zubin Potok dhe Sveqan, të cilët jo në shenjë proteste por në shenjë dhune e kriminale u vërsulen gjithë atyre që patën para tyre, ushtarë, polic dhe media, në shenjë hakmarrje ndaj kryetarëve të rinj shqiptarë të zgjedhur në pjesën veriore, duke i dhënë zë ndjenjës së tyre si egërsira, ku veprimet e tyre ç’njerëzore e muarën edhe botën.

Pikërisht këtu qëndron edhe plani i Vuçiqit, i cili e ka ditur se këto banda kriminale nuk do të shpëtojnë lehtë nga ligjet e Kosovës, dhe një ditë do të ndëshkohen dhe për atë, Vuçiqi përgaditi edhe një plan të dytë, duke i kidnapuar policët e shtetit të Kosovës, edhe brenda territorit të vet, për të realizuar një skenar të ardhshëm, në kuptimin e asaj që kriminelët e arrestuar serb nga qeveria e Kosovës, të mundësohet shkëmbimi i tyre me policët shtetëror të saj.

Nëse e marrim dhe e vështrojmë gjithë këtë proces të shakëtimit të kësaj situate, pa e harruar se gjithçka është e planifikuar dhe e paraparë me projektet e politikës së Serbisë dhe udhëheqësit të saj Vuçiq, për të ardhë deri te ky përshkallëzim i situatës në mes këtyre dy vendeve, është vetëm simptomë e një sëmundje të vjetër serbe që po e mundon dhe po lëngon te ky popull me shekuj, për fat të keq që nuk ka gjetë shërim deri më sot.

Ose më tej: bashkësia ndërkombëtare, është qelësi i një zgjidhje të mundshme për të parandaluar planet e Serbisë, edhe me përpjekjet e tyre të vazhdueshme të BE-së dhe të SHBA-ve, të cilat janë  shpresa e popullit të Kosovës, të jenë edhe më më të përkushtuara ndaj këtij populli dhe këtij vendi, sepse qëllimet e Serbisë, nuk do të ndalen asnjëherë në gllabërimin dhe ripushtimin e këtij vendi, por Serbia, ka synime edhe më të gjëra, që ta vëjë Ballkanin nën kontrollën e tyre, për të krijuar një Serbi të madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat