Vuçiqi tha se nuk shkon në Bruksel, a do të “guxojnë” Lajçaku dhe Escobari ta ndëshkojnë?

Opinione

Vuçiqi tha se nuk shkon në Bruksel, a do të “guxojnë” Lajçaku dhe Escobari ta ndëshkojnë?

Nga: Faton Mehmeti Më: 21 qershor 2023 Në ora: 13:05
Autori Faton Mehmeti

Nëse emisarët e SHBA-së dhe BE-së, Gabriel Escobar e Miroslav Lajçak u qëndrojnë prapa paralajmërimit për pasoja për cilëndo palë që refuzon një takim të nivelit të lartë, me shumë mundësi do të jetë Serbia ajo që do të pësojë. Kjo, pasi Aleksandër Vuçiq duket i vendosur për t’iu përgjigjur negativisht thirrjes së krye diplomatit evropian, Josep Borrell.

Pjesëmarrjen e tij e ka kushtëzuar me tri kërkesa, së pari "të lirohet çdo serb i arrestuar, të tërhiqen kryetarët e rrejshëm nga veriu, dhe policia speciale të tërhiqet dhe të ndalojë arrestimin e serbëve çdo ditë.

“Kjo mënyra e vjetër e reagimit të Serbisë më nuk funksionin, nuk është Serbia faktor vendimtar dhe as udhëheqëse e bisedimeve. Shpresoj se ndërkombëtaret do të ndalojnë ledhatimet ndaj Serbisë, ta ndëshkojnë fortë për veprimet e saj destrukrive.

Derisa, Kosova duhet të shpërblehet për gatishmëri për bashkëpunim, me kryeministrin Kurti që tha se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Bashkimit Evropian për takim të nivelit të lartë gjatë kësaj jave, siç tha ai për t’iu dëshmuar agresionin serb në Kosovë pas rrëmbimit të tre policëve.

Vuçiqi përmes shantazhe po synon të arrijë qëllimin e tij kryesor; Asociacionin. Ky do të jetë vetëm hapi i parë për ndarje të vendit, në të ardhmen aneksim të saj, gjë që është e papranueshme. Derisa ndërkombëtaret për të futur në gjirin e saj po ledhatojnë Serbinë në kurriz të Kosovës.

Është koha për të parë sa serioze ishin deklarimet e z.Lajçak dhe Escobar për pasojat e palës që nuk merr pjesë në takimin në Bruksel. Me Serbinë veç se të paralajmëruar për mos pjesëmarrje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat