Kosova të armatoset, milionerët t’ia kthejnë paratë e vjedhura

Opinione

Kosova të armatoset, milionerët t’ia kthejnë paratë e vjedhura

Nga: Rexhep Torte Më: 21 qershor 2023 Në ora: 17:31
Autori Rexhep Torte

Naim Miftari-ish epror i lartë i UÇK-së dhe ish agjent i SHIK-ut me dinjitetin dhe moralin e tij të lartë njerëzor e atdhetar, është bërë shembull i atdhedashurisë dhe tmerr për ish komandantët tradhtarë, hajna dhe të korruptuar të UÇK-së.

Naim Miftari, nëpërmjet WEB faqes në “Bota Sot” të datës 19 qershor 2023, duke folur për kërcënimet e vazhdueshme të Serbisë ndaj Kosovës, deklaroi se, “Kosova duhet të ketë ushtri e polici të pajisur e të armatosur mirë, të jemi një shtet serioz e ligjor, që në rast konflikti me shtetet fqinje siç është Serbia. të jemi të zotët të mbrohemi vetë, pasi askush në botë nuk mbrohet përjetësisht nga ”miqtë” e huaj, pasi një ditë edhe miku i huaj mund të bëhet armik. Mbreti i botës nuk është as demokracia, as komunizmi, as kapitalizmi, por është vetëm interesi ekonomik, ushtarak dhe politik”.

Ky propozim tejet i qëlluar, i domosdoshëm, dashamirës, fisnik e patriotik i z. Naim Miftari, ma dha idenë dhe kurajën optimiste se Kosova këtë gjë mund ta arrijë me sukses, nëpërmjet një mobilizimi gjithë popullor, qeveritar, parlamentar dhe të mërgatës shqiptare që të kontribuojë në mënyrë tejet të organizuar e transparente për armatosjen sa më të shpejtë të Kosovës, për këtë nevojë emergjente për këtë kërkesë dhe nevojë sublime të Kosovës.

Në këtë moment kur jam duke i shkruar këto rreshta, mu kujtuan, brohoritjet e demonstratave trimërore studentore të Kosovës në vitet e 80-ta kundër regjimit serbo-jugosllav , ”Liri, Pavarësi”, ”Kosova Republikë, o me hatër, o me luftë”, dhe të ngjashme si këto.

Në këtë drejtim Albin Kurti dhe Qeveria e tij, duhet të fillojë sa më shpejt me veprime konkrete sa i takon reformimit dhe Vetingut në drejtësi prokurori e gjyqësi, dhe fillimit me punë të Byrosë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Kjo do të ishte një mundësi reale që peshqit e mëdhenj, multi milionerët e pasluftës t’ia kthenin Kosovës paratë dhe pasuritë e vjedhura me hajni e korrupsion, duke filluar nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Isa Mustafa, Rmush Haradinaj, Fatmir Limaj, e të tjerë si këta.

Mundësia tjetër do të mund të quhej mrekulli, po qe se ish komandantët e UÇK-së, multi mulimionerët e pas luftës në Kosovë, do të merrnin guximin të pendohen dhe të dënohen, dhe eventualisht, paratë dhe pasuritë e vjedhura, duke e blerë 5 euro një ar tokë, vullnetarisht t’ia kthenin Kosovës, me çka do t’ia hiqnin vetes dhe familjes njollën e tradhtisë dhe të hajnisë.

Fundja pasurinë, askush nuk mund ta merr me vete pasi të ndërrojë jetë, e para, dhe e dyta, në jetën e përtejme, të cilën e pranojnë edhe librat e shenjtë Teurati, Ungjilli dhe Kur’ani, thuhet se çdo njeri pas ringjalljes do të përballet me Zotin e Madhërishëm për të gjitha të mirat dhe të ligat që i ka kryer gjatë jetës së tij sprovuese në këtë botë, dhe pas kësaj do ta fitojë Xhenetin ose Xhehenemin që zgjasin përjetësisht.

Mundësia tjetër është që të pastrohet lista e 60 mijë veteranëve të rrejshëm, të cilët tashmë një kohë të gjatë janë duke e zbrazur buxhetin e taksapaguesve të Kosovës.

Mundësia tjetër është që të akuzuarve në Gjykatën Speciale në Hagë t’u ndërpriten milionat e eurove që janë duke i paguar taksapaguesit e Kosovës për numrin e madh e të shtrenjtë të avokatëve, për veprat individuale të të akuzuarve për të cilat po gjykohen.

Mundësia tjetër është kontributi që mund ta jep mbarë mërgata shqiptare mbi bazën e një transparence të plotë për çdo cent të paguar, për të mos lënë mundësi keqpërdorimi siç ndodhi me “3%” dhe “Vendlindja Thërret” gjatë luftës së UÇK-së në vitet 1998/99.

Ky angazhim, ky përkushtim dhe ky kontribut do t’ia mbyllte gojën opozitës mjerane të Kosovës, PDK. LDK dhe AAK, e cila Kosovën e solli në këtë situatë të palakueshme.

Ky angazhim do t’ia mbyllte gojën PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, që çdo ditë po e kritikojnë padrejtësisht Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij, pse Kosova nuk ka asnjë helikopter dhe pse policët nuk paguhen sa duhet, e kështu me radhë.

Kjo do ta detyronte opozitën në Kosovë që më në fund të distancohet përfundimisht nga tradhtarët e hajnat si Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, e të tjerë si këta, të cilët partneritetin me ndërkombëtarët e mbajnë në majë të gjuhës, ndërsa me veprime janë kundër ndërkombëtarëve, kundër Kosovës dhe në favor të Serbisë.

Liria e pavarësia e Kosovës nuk mbrohen me ndejat e sofrat përplot me mish e me raki

Për koincidencë, lexuesit në ËEB faqen e “Bota sot’ të datës 20 qershor 2023, patën rastin të lexojnë e ta shohin në fotografi sofrën përplot me mish e me raki të shtruar nga Ramush Haradinaj e Sami Lushtaku.

Ky është një naivitet tejet primitiv dhe i pakapshëm për një një ish luftëtar, sidomos sot kur Kosova po ballafaqohet me plot armiq të brendshëm e të jashtëm, sidomos kur në Kosovë ka varfëri dhe sidomos kur nga Kosova për shkak të këtyre milionerëve të pasluftës kanë emigruar qindra mijëra të rinj për të punuar jashtë Kosovës.

Kjo tregon se Ranush Haradinaj për lirinë e pavarësinë e Kosovës ka menduar vetëm gjersa ishte në luftë, sepse pas luftës lavdinë e braktisi për postet dhe për pasurinë.

Ramush Haradinajn gadi çdo ditë e shohim duke bërë homazhe para varreve të dëshmorëve, para monumenteve dhe lapidarëve të viktimave të luftës, por me sa duket Ramush Haradiniaj këto homazhe i bën për përfitime politike, dhe me shpresë se do ta realizon narcizmin dhe egon e tij për t’u rikthyer si ministër apo si kryeministër.

Kjo më nuk do të ndodh kurrë, për shkak të shkrimeve të shumta ndaj Ramush Haradinajt për korrupsion, hajni dhe për bashkëpunim me kapobandot serbe në Veri të Kosovës, të paraqitura në media, por edhe në Raportin e Inteligjencës së KFOit Amerikan dhe në Raportin e “Freedom House”.

Nuk është aspak korrekte e njerëzore të bësh homazhe te varret e dëshmorëve, e të jesh milioner i pasluftës, dhe ish kryeministër i pa përgjegjshëm, që ia fali 8 mijë e 200 hektarë bjeshkë të Kosovë Malit të Zi dhe të shkelësh çdo parim njerëzor për tu bërë udhëheqës Kosovës.

Nuk është aspak korrekte e njerëzore që Albin Kurtin , që është ministri më i pastër, i pa korruptuar dhe më atdhedashës që ka pasur Kosova pas çlirimit e pavarësimit, ta quash tradhtar, e të kërkosh mocion mosbesimi ndaj tij.

E tërë opozita në Kosovë, PDK, LDK dhe AAK, në këto sfida vendimtare për Kosovën, duhet të jetë përkrah Albin Kurti e Qeverisë së tij, gjë që nuk po ndodh.

Kësaj i thonë shqip, “Stambolli digjet e k... krihen”! Turp dhe mëkat i madh për opozitën në Kosovë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat