Kongresi, Senati dhe Departamenti i Mbrojtjes janë të përafërt: Serbia është fajtore për krizën e krijuar nga vetë ajo

Opinione

Kongresi, Senati dhe Departamenti i Mbrojtjes janë të përafërt: Serbia është fajtore për krizën e krijuar nga vetë ajo

Nga: Hafiz Shala Më: 22 qershor 2023 Në ora: 08:45
Autori Hafiz Shala

Paniku i një politike të dobët, jo racionale, të një anshme në dëmë të viktimës e në përkrahje të agresorit-luftënxitësit, janë karakteristika, në rendë të parë të Evropës, përmes përfaqësueseve të tyre aktual, Josef Borrel përfaqësuesi i lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, i dërguari special për bisedimet Dardani-Serbi dhe, Zv.Ndihms Sekretari për Evropë dhe Azinë Jug Lindore nga SHBA-t, Gabriel Escobar, të cilët sipas dështimeve të tyre në këto misione duke e manifestuar anim dhe njëanshmërinë në favor të Serbisë, nuk kanë më kurrfarë autoriteti as besim qe t’i ushtrojnë këto detyra të cilat e përmbajnë rrezikun për përhapjen e një konflikti të ri në Ballkanin Perëndimor.

Akuzat publike ndaj këtyre udhëheqësve evro-amerikan se janë të korruptuar nga Serbia, që, as nuk është e para e as e fundit, mund të vërtetohet po që se nëse iniciohet një ide e tillë për largimin e tyre, si do të jenë reagimet e Serbisë-Vuqiqit, që do të ishin shokuese deri në çmenduri dhe reagim deri në nxitje të qëllimshëm të një konflikti në veri në një situatë edhe ashtu të brishtë, qofsha i gabuar, por, në bashkëpunim më këta të lartpërmendur për t’ia realizuar premtimet dhënë Vuqiqit se, edhe përmes NATO-s por edhe pa të, Kryeministrit Kurti, nuk do t’ia lejojmë qe t’i realizoj planet e tij, për “ presionin ndaj serbëve të veriut”

Kryeministri Kurti, po e lufton krimin, korrupsioni dhe bandat e veriut duke i zbatuar ligjet dhe Kushtetutën e vendit.

A nuk është kjo sipas standardëve amerikane si një shampion i demokracisë botërore, ama, për Evropën nuk befasohem por, për Escobarin dhe Qeverinë Amerikane është një dështim i cili, vertetë si shtetas dhe taksapagues i këtij vendi gati sa edhe gjysma e jetës s’ime, më sjell në një zhgënjim të pa pranuar dhe të paarsyeshëm.

Pse, as BE e as Departamenti i Shtetit, asnjëherë nuk e potencoj kthimin e popullatës së shpërngulur më dhunë, për të krijuar një ambient i cili do t’i përafrojë etnitetet për një jetë të përbashkët në harmoni.

Sjellja arrogante e të dërguarit të DPSHT, me “hu në krah” se, nëse ju nuk e bëni asociacionin e bëjmë ne, më së miri tregon influencën e Serbisë ndaj këtij të fundit por, turpin e pa limituar e ka arritur ambasador Hill i cili, po të ishte në vend të Bënabiqit, nuk do të ishte më i zellshëm i besueshëm dhe zëdhënës i Vuqiqit.

Se, qëndrimi i Escobar ndaj çështjes së Dardanisë në bazë të presionit që ky i bënë karshi shtetit kriminel me një udhëheq kriminel luftënxitës i cili, merreni më mend, iu hyri dajak edhe forcave të KFOR-it, posaçërisht të ushtarëve amerikan që më ka prekë në shpirt, ky, bashkë me lajçak e Borrel dhe zëdhënsi i BE- Peter Stano, qojnë porosi bajate e stereotipe, palët të de-eskalojnë situatën. Po cilat palë, kur dihet se pala luftënxitëse, është Serbia e jo Dardania e cila po sulmohet. Po sulmohet, po i kidnapohen policët në territorin e sajë në sy të KFOR-it nga bandat por edhe nga akuzat përfaqësuesëve ndërkombëtar, evro-amerikan.

Kjo politikë, e cila po deklarohet si “amerikane”, vërtetë nuk ka të bëjë asgjë me Amerikën dhe popullin e sajë as me Kongresin dhe Senatin sepse, siq e keni lexuar se, Senatori Bob Menendez, Keyetar i Komitetit për Politikë të Jashtme, reagoje duke ua tërhequr vërejtjen të dërguarëve për bisedime se, po i bëni presion viktimës-Dardanisë, por, jo vetëm ky por edhe shumë Kongresmen tjerë.

Urgjentisht, komuniteti shqiptar në SHBA, duhet t’i drejtohet Legjislativit që, ta pengojë një politikë të tillë e cila, për fatkeqësinë tonë, po shndërrohet në politikë të ngushtë individuale për interesa politike, karietiste dhe, qofsha i gabuar, edhe korruptive.

Zotit Escobar si përfaqësues i Qeverisë Amerikane, edhe pse është në largim e sipër, po donë qe ta shfrytëzojë rastin që, këtë “ angazhim të tijë” në CV-në e tijë ta paraqes si “sukses”.

Ndërsa, sa u përket përfaqësueseve evropian, Borrel e Lajçak, nuk ka shqiptar në Republikën e Dardanisë të cilëve iu beson.

Qëllimi i të treve është, largimi i Kryeministrit si një i “papërshtatshëm për bashkëpunim”. Papërshtatshmëria e tijë është se, po e zbaton Kushtetutën e vendit dhe po e shtrinë sovranitetit për herë të parë në tërë territorin.

Këtë, populli shqiptar por edhe ata serb të cilët e kanë mundësinë të flasin lirshëm, e përkrahin. Populli, nuk është ma naiv.

Kjo, është strategjia Vuqiq-sha… i Tiranës i cili, paraqiti draft propozime “ pa dijen e Vuqiqit, bile, duke i befasuar, edhe Makron e Sholc”, por, jo edhe Baton Stanishiqin, këshilltarin e tijë dhe propaguesin e politikave narko-kriminale si sukses.

Prandaj, largimi i tyre apo dorëheqja, jep shpresë së dialogu mund të kthehet në binarët real, pa ia dhënë krahun askujt por, sipas realitetit ekzistues, duke e vlerësuar gjendjen e sotme reale ne teren dhe, gjithnjë duke u nisur nga gjenocidi i Serbisë mbi Dardanin të cilën për turpin e Bashkësisë Ndërkombëtarë, thjeshtë e injoruan duke i dhënë përparësi Vuqiqit, “ për ta kthyer gjoja kah Evropa”. Ëndërr me sy qel.

Sipas ecurive të deritanishme të këtyre negociatave më mediator jo serioz, qoftë edhe me mundësi të korruptuar nga Vuqiqi, do të gjendemi ne situatën në të cilën pat ardhe Richard Hollbrok, i cili, e pranoj se ka gabuar rret Marrëveshjes së Dejtonit, ama, lufta eskaloi deri në gjenocid në BeH.

Çka, do të thonë nesër, Borrel, Lajçak e Escobar. Asgjë përpos, nëse kanë një pikë turpi, do të turpërohën por, konflikti do të jete një zjarr i vullkanit të pa shuar sikur ai Etnas i cili, mund të eksplodoj në çdo moment e çdo kohë. A është kjo zgjedhja?

Pa pikënisje nga kjo, as nuk mund të ketë bisedime të vërteta për përmbyllje të një konflikti i cili, pa hyrë në historinë e viteve 1844/1878 dhe se fundmi, 1999 ku Serbia, po mos të ndërhyni e forcat e përbashkëta euro-atlantike NATO, regjimi i Millosheviqit do të shfaroste një popull të tërë.

Nëse nuk fillohet, bile nga gjenocidi i fundit dhe nga këto pozita ku ishte Serbia, dialog e as marrëveshje te qëndrueshme, nuk do të ketë sepse, Serbia ndërkombëtarisht po amnistohet rreth gjenocidit, qe ishte edhe kërkesa e intenca e Vuqiqit duke i dhënë sinjal i gjelbër qe, pa pengesa mund ta vazhdoj me politikat e tijë, gjenocidale, gllabëruese, tani, edhe më ndihmën e sharovit të Tiranës, duke ia mundësua që, nesër, përmes një Ballkani apo Federate të përbashkët, ta okupoj edhe Shqipërinë.

Më këto politika, Serbisë po i lihet mundësia ta përsërisë, hipotetikishtë të njëjtën gjë. Kjo, do të ishte me fatalitet.

Dihet mirëfilli se, kjo edhe ishte intenca e Rusisë e cila, përmes Serbisë të shantazhon Evropën dhe Amerikën e, të dyja palët po humbin kohë duke tentuar që Serbinë ta largojnë nga kthetrat e Rusisë, ama, Serbia dhe populli i sajë nen sundimin e Vuçiqit janë tërësisht të orientuar kah Rusia dhe, gjasat minimale janë se ajo ti bashkohet Evropës. Nga kjo, edhe për interesa por, edhe e shantazhuar nga Rusia.

E vetmja shpresë është se, që një Evropë e bashkuar e cila dorën në zëmër është shumë larg nga kjo, nuk jep shumë shpresë qe të arrijë një gjë të tillë e qe është kruciale për një marrëveshje në këto situata ne interes të popujve evropian, në rëndë të parë të shtetit të Dardanisë i cili, do të ndryshoj qasjen e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve bilaterale dhe multilaterale me shtetet evropiane dhe botërore, si mundësi e njohjeve nga shtetet mos njohëse qe do ta ndryshonte klimën në përgjithësi në interes të Kontinentit evropian por edhe të paqes së përgjithshme

Pas një uniteti evropian, Serbia, me siguri se do ta ndryshonte qasjën ndaj Dardanisë ose, Bashkimi Evropian, të parasheh sanksione të ndryshme, ekonomike, politike, diplomatike dhe ushtarake ndaj sajë, duke treguar gadishmëti dhe vendosmëri për të siguruar paqë dhe marrëdhënie të mira fqinjësore si parakusht të një stabiliteti të qëndrueshëm në Ballkan, Evropë dhe më gjërë.

Konsolidimini shtetit të Dardanisë duke e anëtarësuar në NATO, duke e forcuar edhe në aspektin e sigurisë më një ushtri të fortë, nen një, si anëtare e re e NATO-s dhe nen dy, të jetë fuqi ekonomike, ushtarake dhe politike e barabartë me Serbinë. Një veprim i tillë serioz dhe i vendosur, ia zbehë apo edhe ia shuan ëndrrën e Serbisë rreth gllabërimit të territoreve sikur ato gjatë gjithë historisë.

Populli i Dardanisë ende nuk e ka ka parë një përkushtim të këtillë nga Evropa prandaj, shpresat e sajë janë të venitura deri në dëshpërim.

Ua premtuan vizat, tani edhe mund te mos ua japin si kërcënim dhe shantazhim jo për herë të parë por, edhe atëherë kur i falem 8200 hektar dhe ende asgjë e sigurt.

Marifetin e krejt kësaj gjurilldie, do ta shohim pas kthimit të opo-ZITES, nga Uashingtoni.

Nuk ka shqiptar qe, me gjithë politikat individuale të përfaqësueseve amerikan, dashurinë, respektin dhe shpresën, kurrë nuk do ta humbin ndaj Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat