Opozita e mjerë, refuzojnë takimin me Vjosën duke u fsheh pas Amerikës

Opinione

Opozita e mjerë, refuzojnë takimin me Vjosën duke u fsheh pas Amerikës

Nga: Faton Mehmeti Më: 22 qershor 2023 Në ora: 18:05
Faton Mehmeti

E ftojnë që të luaj rolin e unifikuesës që i takon, tani që i thirri në takim e refuzojnë.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka dërguar ftesë partive opozitare për të diskutuar situatën në veri të vendit, këtë takim e kanē refuzu PDK dhe LDK.

Këta që për 20 vjet nuk bënë asgjë për të shtri sovranitetin e vendit në veri, refuzojnë ftesën me pretekstin se "veprimet e Qeverisë së Kosovës në veri të vendit u kryen “krye më vete pa bashkërendim me aleatët”.

Kjo nuk është e vërtetë, edhe më shumë Memli Krasniqi gabon me akuzat ndaj qeverisë për riregjistrimin e veturave nga targa KM në RKS që çoi në dorëheqjen e punonjësve serbë nga institucionet e Kosovës.

Më shumë se një herë janë shtyer vendimet e qeverisë si për taragat ashtu edhe për mbajtjen e zgjedhjeve në veri pikërisht pas kërkesës amerikane.

Vazhdimit të harakirit politikë iu bashkua edhe LDK me refuzimin e ftesës, e ndikuar nga PDK. Partisë, satelit i PDK-së, “Lidhja Demokratike e Kosovës nuk mund as ta pranojë e as ta tolerojë një përplasje të tillë të Republikës së Kosovës me aleatët tanë”.

Letra e Lumirit drejtuar presidentes Osmani më tepër ngjason pamflet elektoral politikë se argumentim në refuzimin e kërkesës.

Një kryetar serioz lë anash hatërmbetjet politike, reflekton dhe e vendos interesin nacional mbi ato meskine të politikës ditore.

Ikja e mungesës së marrjës së përgjegjësive duke u fshehur pas Amerikës nuk e ndihmon opozitën, shpërfaq atë që tashmë është e ditur, oportunizmin e saj.

Kjo opozitë duhet të del nga strofulla ku është, të reflektojë e të jetë më e përgjegjshme, nëse vazhdon si deri tani gjatë do të mbesin aty ku janë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat