Shqiptarët po ia ngushtojnë lakun Kurtit, më shumë se ndërkombëtarët!

Opinione

Shqiptarët po ia ngushtojnë lakun Kurtit, më shumë se ndërkombëtarët!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 22 qershor 2023 Në ora: 18:26
Sherif Ramabaja

Për Kurtin disa perëndimor kanë thënë se nuk do të dëshironin të ishin në lëkurën e tij. Po ta analizosh këtë fjali do e kuptosh seriozitetin e gjendjes. Sapo u shfaq kriza në veriun e Kosovës, vrapoi opozita me akuza: Kurti e pranoi Asociacionin të cilin vetë fuqimisht e ka mohuar. Kurti po e izolon Kosovën. Kurti po i mohon kërkesat e SHBA dhe të EU. Kurti kundër interesave të miqëve të Kosovës. Kurti po e sanksionon Kosovën. Kurti po e mohon ndihmën e miqëve. Kurti i prishi miqësitë me SHBA, EU dhe perëndimin. Kurti është i rrezikshëm për vendin. Kurti po e sjell Serbinë në Kosovë. Kurti do na fut në luftë. Kurti po i rrezikon pjesëtarët e policisë. etj.

 Por shtrohet pyetja, si do reagonin po të merrte vendime të tjera Kurti. Për shembull, të pranonte kërkesat e EU dhe të emisarëve amerikan Escobar për pikë e presje. Me siguri do të thoshin e dorëzoi pavarësinë. Kurti Kosovën ia dorëzoi Serbisë. Veriu iu shkëput Kosovës. Kurti për ta ruajtur karrigen e vetë, e sakrifikoi Kosovën.

Si do që të vepronte Kurti, laku rreth tij do të shtrëngohej, sidomos nga opozita, mediat e shumta, portalet e ndryshme, e çka është më e keqja edhe nga shteti amë Shqipëria, në krye me Edvin Kristaqin.

Po ashtu presioni ndaj Kurtit është duke u rritur edhe nga EU dhe SHBA, të cilat ngulin këmbë sikurse Vuçiqi në formimin e Asociacionit. Serbja Sonja Biserko dhe shumë njerëz eminent nga qarqe të ndryshme perëndimore, kanë përkrahur vendimet e Kurtit. Ata kanë thënë se Asociacioni do të thoshte republikë serbe brenda Kosovës, pavarësisht që deklarojnë nga SHBA dhe EU se do të jetë në përputhje me kushtetutën e Kosovës.

Biserko e përshkruan se një Asociacion i tillë, i deklaruar me kompetenca apo pa kompetenca, Serbisë do ti mjaftoi që ta emëroi kryetarin e saj sikurse Dodik në Bosnje, por do të formoheshin po ashtu edhe organet tjera përcjellëse, që do të ishin në kontrollin e Serbisë.

Borrell, Lajqak dhe Eskobar sot janë në këto pozicione, por nesër nuk do të jenë. Kush do të jap llogari se çfarë i bënë dhe i sollën Kosovës ? Rama apo

Kush ?!

Pra pse Albin Kurti ka ngulur këmbë ? Sepse po e sheh se si po rrjedhin ngjarjet. Vuçiqi është i gatshëm edhe për konflikt dhe viktima, vetëm t´ia arrij qëllimit të formimit edhe të një republike serbe, duke e përmbyllur kështu botën serbe. Atë që se arriti Millosevici me luftë, ta arrij ky me paqe.

Shqiptarët në vend se ta shohin rrezikun dhe të bashkohen si brenda Kosovës dhe Shqipërisë, ata luftojnë për interesa të ngushta dhe merren me intriga duke e luftuar njëri tjetrin.

Albin Kurtin duhet përgëzuar për qëndrimin e tij, e çmojmë apo nuk e çmojmë s´ka rëndësi. Ai deri më sot e ka penguar ndarjen e Kosovës.

Edhe nëse ndezët konflikti ai nuk mund të shpallet për këtë fajtor. Nuk kishte rrugëdalje, ose mbrojtje të territorit shtetëror, ose dorëzimin e veriut. Alternativë tjetër nuk ka.

Albin Kurti duke e mbrojtur Kosovën, po e mbron në këtë rast kombin shqiptar, por edhe perëndimin. Gabimet e tij mund të analizohen më vonë, por në këto momente po luhet për fatet e kombit.

Të diskutosh për Edvin Ramën dhe qëndrimin e tij nuk ia vlen, por duhet të nisemi nga ajo se Edvin Rama nuk është Shqipëria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat