Katër pyetjet thelbësore në të cilat qeveria jonë nuk ka ende përgjigje

Opinione

Katër pyetjet thelbësore në të cilat qeveria jonë nuk ka ende përgjigje

Nga: Lirim Gashi Më: 23 qershor 2023 Në ora: 16:11
Lirim Gashi

Nëse analizonojmë me sinqeritet dhe ndershmëri, asnjë nga veprimet e qeverisë Kurti në veri të Kosovës nuk është kryer me metoda të padrejta, të paarsyeshme apo të dhunshme.

Përkundrazi, çdo veprim ishte shumë korrekt, i drejtë, i ligjshëm, legjitim dhe i nevojshëm.

Problemi është se qeveria e Kurtit erdhi në pushtet shumë vonë, pasi qeveritë e mëparshme dhe ndërkombëtarët i toleruan për dy dekada rresht veprimet kriminale, diverzante, shpërbërëse, përçarëse, mafioze dhe sabotuese të shtetit serb kundër pavarësisë së Kosovës.

Prandaj, edhe veprimet më të kujdesshme të qeverisë Kurti, sot duken si kërcënim për komunitetin serb, i cili ka të drejta më të mëdha se shumica shqiptare në Kosovë.

Përmes qasjes së tyre injorante, servile dhe nënshtruese ndaj palës serbe në negociatat e Brukselit, qeveritë e mëparshme bënë aq shumë lëshime, gabime dhe dëme, dhe lanë aq shumë molla sherri pas, sa që çfarëdo që bënë kjo qeveri për të integruar veriun në Kosovë, nuk has as në mirëkuptimin dhe mbështetjen e ish-krerëve të shtetit nga partitë mafiioze dhe kuislinge, e aq më pak në mirëkuptimin e ndërmjetësve ndërkombëtarë që i frymëzonin negociatorët tanë për t'ua lëpirë vazhdimisht bythet negociatorëve dhe presidentit serb, i cili është mësuar t'i lëpihet bytha edhe nga të parët edhe nga të fundit.

Por mëkati më i madh i pushtetarëve të mëparshëm ishte heqja e kriminelëve serbë të luftës nga lista e zezë dhe përpjekjet për zgjidhjen e problemeve të veriut në bashkëpunim me ta.

Qeveritë e mëparshme, në vend që të përdornin metoda serioze humanitare dhe ligjore për të integruar serbët e veriut në jetën politike dhe shoqërore të Kosovës, vendosën të bashkëpunojnë ngushtë me kriminelët e tyre më gjakatarë të luftës dhe paqes, të cilët jo vetëm nuk ishin të interesuar për afrimin e pakicës serbe me shumicën shqiptare, por e kthyen atë territor fatkeq në Eldorado të krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe në Kazablanca të shërbimeve inteligjente ruse dhe kineze.

Prandaj, ne shqiptarët duhet ta marrim zgjidhjen e problemit në duart tona, duke i dërguar sinjale të qarta administratës amerikane se jemi shumë mirënjohës për gjithçka që ka bërë SHBA për ne dhe se jemi të gatshëm të bashkëjetojmë me serbët e veriut.

Por që nuk jemi të gatshëm me asnjë kusht të lejojmë krijimin e Republikës Srpska në territorin e larë me gjakun tonë të pafajshëm.

Sepse as ne si popull dhe as shteti ynë i brishtë nuk ndërmorëm ndonjë veprim individual apo kolektiv, që do ta kërcënonte komunitetin serb, përkundrazi gjithmonë ndodhi e kundërta.

Pra, kur them se qeveria jonë duhet të jetë më e kujdesshme në këtë situatë të çoroditur, kam parasysh të gjitha këto gabime, mëkate, lëshime, anomali e perversitete që kanë ndodhur në të kaluarën dhe që sabotojnë çdo përpjekje të saj për zgjerimin e sovranitetit në veri të Kosovës.

Cili është gabimi i vërtetë i qeverisë Kurti, që në situata normale as që do të quhej gabim?

Mungesa e ndjesisë në majë të gishtave për të lexuar me kujdes sinjalet e kohës në të cilën jetojmë, pra specifikat e një situate globale që ka dalë jashtë kontrollit.

Sepse edhe në politikën globale ndërkohë kanë ndodhur jo vetëm mëkatet, gabimet dhe dështimet masive, por edhe vendimet e planifikuara nga mendja dhe nga dora e djajve oligarkikë, që kanë prodhuar sëmundje, kriza dhe rreziqe me pasoja të paparashikueshme për mbarë njerëzimin.

Personalisht, mendoj se qeveria e Kurtit, duke vendosur të dërgojë Lulzim Hetemin në zyrën e tij në veri, i dha një pretekst të panevojshëm Vuçiqit dhe ndërmjetësve nga vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, për ta shpallur atë faktor destabiliteti në Ballkanin Perëndimor dhe për t'i bindur amerikanët që ta sanksionojnë, demonizojnë dhe poshtërojnë deri në atë masë, saqë t'u vinte turp edhe miqve edhe armiqve të Kosovës.

Fatkeqësisht, kjo qeveri nuk i ka planifikuar dhe koordinuar siç duhet veprimet e saj me ndërmjetësit amerikanë dhe nuk i ka kuptuar siç duhet lutjet dhe këshillat e tyre të dobishme.

Dhe në këtë mënyrë rrezikon të bëhet viktimë e demonstrimit të antiservilizmit pikërisht aty ku nuk duhet.

Megjithatë, pasojat e antiservilizmit të saj të paarsyeshëm do t'i bartë populli i Kosovës.

Parashtrohen katër pyetje thelbësore:

1. A i ka afruar apo larguar Qeveria Kurti në mandatin aktual serbët e veriut nga Kosova dhe territorin ku ata jetojnë?

2. A ka qeveria Kurti plan B veprimi që do ta ndalonte largimin e serbëve dhe shkëputjen e veriut?

3. A e ka një plan B veprimi për të zbutur pasojat e sanksioneve të mundshme?

4. A e ka Kosova luksin që të ketë një nivel gjithnjë e më të ulët të marrëdhënieve me SHBA-në, në një kohë rreziku alarmant global, kur as qeveria shqiptare nuk është në anën e saj?

Politika  e dobishme matet gjithmonë me rezultate konkrete pozitive, ndaj të cilave nuk guxojmë t'i mbyllim sytë.

Analiza e drejtë dhe e ndershme nënkupton maksimizimin e aktivitetit të trurit dhe reduktimin e emocioneve në një nivel racional që i mban shqisat vigjilente.

Nëse nuk i marrim parasysh këto parakushte që mundësojnë diagnozën e saktë, atëherë ne nuk do të mund të shërohemi kurrë nga iluzionet, e aq më pak të kuptojmë të vërtetën në të gjitha dimensionet.

Dhe kjo është pikërisht ajo që ne bëjmë:

Ne po i mbyllim sytë para rreziqeve që mund të jenë fatale për ne, për shkak të një dashurie më të madhe për liderët dhe partitë sesa për kombin dhe shtetin.

Dhe në këtë mënyrë, pa dashur, në po bëhemi pasagjerë të Titanikut tonë të përbashkët, i cili po fundoset çdo ditë e më shumë.

Ne duhet ta kuptojmë urgjentisht se nuk po jetojmë në kohën e diktatorit Enver Hoxha.

Madje edhe ai kur ndahej nga një superfuqi, afrohej  me një tjetër.

Sot ne nuk e kemi atë luks.

SHBA është shtylla jonë kurrizore dhe nëse e thyejmë shtyllën tonë kurrizore, atëherë shndërrohemi në pakurrizorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat