Kompensimi kriminal i Serbisë nga Edi Rama

Opinione

Kompensimi kriminal i Serbisë nga Edi Rama

 Bekim Rexhepi Nga Bekim Rexhepi Më 24 qershor 2023 Në ora: 06:39
Edi Rama- Aleksander Vuçiq

Ata që duan sovranitet të Kosovës le të mbështesin qeverinë e Kosovës për hapat e saj, dhe jo ti hedhin benzinë zjarrit të Serbisë në Veri të Kosovës. Kosova pa Veriun e saj është një trupë pa zemër është vetëm një kufomë që do të kundërmoj dhe përket kufomë s’do të ketë nevojë askush më, as vet shqiptaret.

Ka një saktësim politik që shteti afirmohet përmes përqendrimit të pushteteve dhe qartësimit të aparatit të tij, këtë po e shohim me qeverinë e Kurtit, që shteti ka marrë kudraturë me pamje serioze dhe me premisa të qarta demokratike. Kjo pamje dhe kjo premisë sfidohet nga opozita e brendshme e Kosovës, e cila është e çakorduar pa agjenda të saja të qarta, e ndarë dhe pa ndonjë efekt politik me peshë pasi është mjaftë e dobët.  Zëri i saj zhurmuese dëgjohet vetëm pas “Darkës se Vuqiqit”, dhe pas “gërrhatjeve të ambasadorëve”, sepse edhe darka edhe gërrhatja nuk janë të Kosovës, por opozita i duhet Kosovës të jetë serioze, të jetë konstruktive dhe të mos mbartë elementet e saja të trashigura të cilat e dëmtuan mjaftueshëm politikën në vend e cila ishte servile edhe në darka edhe në gërrhama.

Më gjithsej kësaj gjendja të Qeverisë Kurti, i është shtuar edhe Edi Rama Kryeministri aktual i Shqipërisë, që prej vitesh pambarimisht është pozicionuar me qëndrime dhe interesa më afër Serbisë se sa Kosovës. Qeveria Kurti nuk qëndron mirë as me Emisarët e BE-së të cilët për ta shkëputur Serbinë nga Rusia provojnë ta joshin me Veriun e Kosovës duke i dhënë një lloj autonomie politike e cila do ta shkatërronte nga brenda shtetin e Kosovës. Ndaj kjo rezistencë e Kosovës dhe qeverisë Kurti, kolosale është një luftë gati me të gjithë por qe Kosova të mbetet kompakte dhe funksionale si shtet. Korrupsioni dhe klima korruptive prej pavarësisë se vendit nga të gjitha qeveritë dhe kalkulimet politike për mbijetesën e tyre e quan vendin në rrezik të ndarjes dhe disfunksionaliteti të shtetit. Me qeverinë Kurti edhe krimi edhe korrupsioni u reduktuan edhe ndarja e edhe disfunksionalitet i shtetit u zmbrapsën. Megjithëse faktorët e tyre janë akoma në agjenda të forta anti-Kurti dhe anti –Kosovë, e rëndë për ta pohuar por edhe më e rëndë për ta pranuar e provuar.

Serbia s’ndalet për të provokuar dhe për ta krijuar republikën serbe në veri dhe për këtë ka gjetur mjaftueshëm shqiptar që mbështesin indirektë insiativën serbe.  Se e mbështesin indirektë kjo shihet ne deklaratat e opinionet e tyre, por që fshihen pas ndërkombëtareve, pas gërrhamave të tyre. Ata që duan sovranitet të Kosovës le të mbështesin qeverinë e Kosovës për hapat e saj, dhe jo ti hedhin benzinë zjarrit të Serbisë në Veri të Kosovës. Kosova pa Veriun e saj është një trupë pa zemër është vetëm një kufomë që do të kundërmoj dhe përket kufomë s’do të ketë nevojë askush më, as vet shqiptaret.

Shqipëria e Edi Ramës është bërë më afër me Serbinë se sa më Kosovën, ndofta për shqiptarët kozmopolit të Shqipërisë kjo është prioritet i interesave të tyre. Ndërsa Kosova ka të tjera interesa, jashtë Serbisë dhe jashtë Shqipërisë, ashtu siç e thoshte dikur Rugova “as me Shqipëri e, as me Serbi të pavarur dhe Sovran”. Kurti erdhi në maksimen e Rugovës, pa bashkëpartiakët e tij, qe e njohin si lider nderi por të paakceptueshën politikisht.

Edi Rama me “Mini Shengeni”, me “Mbështetje pa ekuivokë për Ndarjen e Kosovës sipas planit të Thaçit, me “Ballkanin e Hapur”, me “Draft Statutin për serbet e Kosovës” dhe tash se fundi me letrën drejtuar Francës dhe Gjermanisë tregon se sa e gjerë është politika dhe se sa vend ka brenda saj për idiotët politik që të sillen me një komoditet të pafalshëm për tu shfaqur në arenën e saj. Kjo shfaqje e Ramës me kaq idiotësi, pa çka se kozmopolitet i tij në Shqipëri mund të ketë një mbështetje të gjallë, ay nuk mund të avarisë më në politikën e Kosovës. Kjo tentativë e Ramës është edhe një aventurë e re e cila synon definitivisht të kompensoi kriminalitetin e Serbisë në Kosovë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat