Kë nuk do ta toleroni z. Borrell?!

Opinione

Kë nuk do ta toleroni z. Borrell?!

Nga: Hisen Berisha Më: 24 qershor 2023 Në ora: 09:38
Hisen Berisha

Para se të tregoheni intolerant ndaj zhvillimit të planifikuar të Forcave të Armatosura dhe të Kosovës, z.Borell duhet ta bëni të qartë se, a jeni pro sulmeve ndaj NATO-s dhe Amerikes?!

Forca e Sigurisë është e Kosovës.

Ushtaret e Reg. III, 215, kanë marshuar në territorin e Republikës së Kosovës - shtet i pavarur e sovran! I njohur ndërkomëtarisht nga mbi 115 shtete me theks nga SHBA - në kufijtë ekzistues. Po ashtu, e konfirmuar edhe nga GJND.

Nuk kanë marshuar as nëpër Serbi, as nëpër Spanje, as nëpër Sllovaki, që nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur! 

Njësia, ka marshuar sipas Planit  Vjetor për trajnim të Forcës.

Planifikimi i trajnimit, zakonisht bëhet, me asistencën tekniko - profesionale të ekipit këshillues të NATO - NALT, në MM dhe SHP/FSK. 

Ky planifikim i referohet PGJT (Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit), 10 vjeçar, për zhvillimin e kapaciteteve të plota ushtarake të Kosovës, i cili është përgatitur bashkërisht me Ekipin profesional të SHBA - DIRI. Plani i zhvillimit të Forcës, nuk i referohet agjendave të strukturave kriminale serbo-ruse, as qeverive të tyre në Beograd e Moske. 

Prandaj, reagimin tuaj pa takt as politik, as diplomatik, tërhiqeni!

Kjo gjuhe ju bën të pa denjë për rolin e lehtësuesit të dialogut. 

Kjo ju shfaq të njëanshëm dhe të trembur deri në dorëzim, ndaj Serbisë e Rusisë fashiste. 

Përmbajuni z. Borel! Ju jeni lehtësues i dialogut Kosovë - Serbi me mandat nga Brukseli por jo administrator i Kosovës. 

Reagimi Borel, në Takimin e Brukselit, nxjerrur nga konteksti si,  “Here We Go Again” i bie takim pas takimi pa efekt. Ngase, Vuçiqi, e beri të ditur se ai është "fituesi i Ohrit" me “referimin” jo ferr tuajin dhe fal vetëmjaftueshmërisë fodulle të Kryeministrit kosovar.

“Skam pse takohem me Kurtin, duhet të zbatojmë detyrimet nga Plani i Brukselit dhe Aneksi i Ohrit! Por, së pari, të bëhet “zajednica” me Statutin e shkruar nga ekipi shkrues i Qeverisë së Kosovës” bëri të ditur Vuçiq.

Prandaj, deklarata tij “Here We Go Again” nxjerr nga konteksti, është jo diplomatike dhe padrejtësisht goditëse për Kurtin.

Kjo ishte goditje e njëanshme nga Borelli, pasur parasysh se edhe Kurti ja ndihmon me jo kredibilitetin e tij. 

Me të drejtë edhe mund të shtrohet pyetja indikative “Pse FSK me parakalua”?!

Pse në këto ditë me temperatura të larta?!

Pse në ditën që arreston kriminel serb të infiltruar brenda territorit të vendit në Veri?

Pse të ngjaj se po barazohemi në hakmarrje?! 

Ne nuk duhet të barazohemi me muskujt e Serbisë! Nëse i referohemi real politikës, ne jemi nën përkujdesën e NATO dhe diplomacia na ka shpëtuar, formuar dhe stabilizuar politikisht dhe në aspektin juridik.

Diplomacia e ka sjell NATOn në Kosovë! 

Të mos bëjmë gabime, se po e njëjta (diplomacia "e gabuar"), mund ta ndal reagimin e KFOR! 

Kështu mbesim pa pjesën e veriut dhe pa Kosovën Lindore, e Sanxhakun, (territorial swap).

Para dy ditësh KOM/KFOR ishte në FSK për ta vazhdua bashkëpunimin! 

Në ketë fazë, është i rëndësishëm komunikimi strategjike dhe si shikohet e interpretohet situata nga palët e involuara.

Edhe Serbia thoshte po i koncentroj forcat në kufi për stërvitje! Edhe Rusia, me kapacitetet prej 150 mijë ushtarësh.

Kjo pune është si duket në dhe nga ana tjetër politikisht. 

Prandaj politika dhe diplomacia janë Art! 

"Me shti koken ngushte e nxjerr me fjale, por me shti fjalën ngushtë, veç me kokë e nxjerrë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat