Josep Borrell, është emisar i BE-së apo i Serbisë?

Opinione

Josep Borrell, është emisar i BE-së apo i Serbisë?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 24 qershor 2023 Në ora: 18:33
Josep Borell

Nuk është ndonjë sekret dhe aq më pak i panjohur se BE ka ledhatuar Serbinë.

Fakti se edhe pas 12 viteve ende s’ka marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë është pikërisht BE, në veçanti përfaqësuesi i saj, Josep Borrell, që hapur mbështet Serbinë.

Së fundi, pas arrestimit të një serbi nën dyshimin për përfshirje në sulm e rrezikim të anëtarëve të KFOR-it më herët gjatë protestave, z.Borell nuk hezitoi të shprehej “Shumë i alarmuar rreth situatës në veri të Kosovës: Arrestime të jashtëligjshme të serbëve të Kosovës dhe marshimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Mitrovicën e Jugut; pasuar nga retorika e ashpër e Serbisë. Pavarësisht takimit të krizës dje, përshkallëzimi vazhdon dhe po bëhet më i rrezikshëm. Nuk do ta tolerojmë këtë”, ka shkruar ai në Tëitter.

Derisa marshimi i FSK ishte i planifikuar më parë dhe tek e fundit bëhet brenda vendit tonë, BE është lojale ndaj Kosovës.

Në njërën anë thonë se mbështesin pavarësinë e Kosovës, në anën tjetër e kërcënojnë me sanksione kurdo që ajo ushtron sovrnanitetin brenda vetes.

Andaj me të drejtë, kryeminstri Albin Kurti reagoi pas deklaratës së z.Borrel duke theksuar se përhapja e panikut dhe pretendimeve të rreme vetëm ndez tensionet dhe ndihmon ata që kërkojnë t’i përshkallëzojnë ato.

Në vend se të përgëzonte Kosovën për arrestimin e kriminelëve në veri, të atyre që sulmuan KFOR-in, BE kritikon Kosovën pse arreston ata, e tmerrshme kur vet BE thirret në sundim të ligjit.

Është mirë që z.Borell të tregojë se a është emisar i BE-së apo i Serbisë?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat