Ajo që po ndodh në Rusi, grusht i vërtetë shteti, aventurë, skenar apo...lojë?

Opinione

Ajo që po ndodh në Rusi, grusht i vërtetë shteti, aventurë, skenar apo...lojë?

Xhevat Mustafa Nga Xhevat Mustafa Më 24 qershor 2023 Në ora: 20:11
Rusi

Zhvillimet e vrullshme ushtarake dhe politike në Rusi kanë pushtuar ekranet dhe rrjetet e tjera propagandistike botërore! Pyetjet janë të shumta, analistët politikë përpiqen t'u japin një përgjigje subjektive.

Por, përgjigjen e saktë apo të vërtetën e dinë vetëm dy vetë: aktorët kryesorë, Vladimir Putin dhe Eugeni Prigozhin! Pyetja më masive, me përgjigje jo të shpejtë mund të jetë: mos vallë është një marrëveshje thjeshtë për rotacion formal politik, presidencial e ish miqve të vjetër, Putin-Prigozhin, pas të cilës Putin mbetet Car në hije apo prapaskenë???

Këtë e përforcon fakti se plotpushtetshmëria e Vladimir Putinit dhe imazhi i forcës së tejskajshme të shtetit rus, të ushtrisë ruse..., po shfaqen e shkrihen si topa bore...në këtë fillim vere, me të nxehtë Saharaje...!

Apo si kështjella prej rëre...përballë vetëm një miniushtrie, me rreth 30.000- 35.000 vetë!!!???

Njëherazi, lind natyrshëm edhe pyetja: mos vallë, Putin, duke i braktisur trupat ruse nga fronti ukrainas, po bën një tërheqje të butë e jo krejt të hapur, duke e mbyllur në këtë mënyrë e formë këtë aventurë të çmendur e tejet të kushtueshme financiarisht dhe me jetë njerëzore si dhe me imazhin e shtetit e të potencialit ushtarak rus???

Nëse kjo aventurë e Prigozhinit dhe trupave ushtarake të Wagner- it mbyllet me dështim, me vrasjen apo "arrestimin" e tij, mbetet të mendohet dhe besohet për alternativën e fshehjes të tërheqjes së detyruar e të vullnetshme nga fronti i Ukrainës!

Ndërsa tërheqja në mes të rrugës apo para dyerve të Moskës e trupave të Prigozhinit shton më shumë bindjen se ai bëri(me shumë gjasa me marrëveshje paraprake...) një lojë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat