Padia është vula dhe tapia e krimeve

Opinione

Padia është vula dhe tapia e krimeve

Nga: Rexhep Torte Më: 11 korrik 2023 Në ora: 10:03
Rexhep Torte

Tashmë 24 vite jemi duke jetuar me plagët përvëluese shpirtërore për vrasjet, masakrat dhunimet dhe shtatërrimet që në Kosovë i kreu Serbia gjenocidale në vitet 1998/99.

Ne mund të flasim ditë e natë,muaj e vite të tëra se Serbia gjenocidale ka kryer krime, gjenocid,spastrim etnik,dhe se e ka bërë shkrumb e hi Kosovën,por duhet të jemi të vetëdijshëm de vula dhe tapia e këtij gjenocidi dhe e këtyre krimmeve është vetëm ngritja e padisë për këtë gjenocid dhe për këto krime,sepse çdo gjë tjetër mbetet vetëm fjalë,ankth,keqardhje dhe asgjë tjetër.

Gabimin dhe mëkatin më të madh që ia kanë bërë Kosovës dhe popullit të saj udhëhëqësit e derisotëm të Kosovës që nga çlirimi e pavarësia e gjer më sot,është mosngritja e padisë ndaj Serbidë gjenocidale në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë,dhe modngritjaa e padive individuale për të gjiha krimet e kryera duke filluar nga kriminelët Aleksandër Vuçiq e Ivica Daçiq dhe gjer te krimineli i fundit serb.

Ky gabim dhe ky mëkat i madh që e kanë bërë udhëheqësit e deriotëm të Kosovës nuk mund të arsyetohet me asgjë.

Ky gabim dhe mëkat i madh që e kanë bërë udhëheqësit e derisotëm të Kosovës duhet të ndëshkohet me ashpërsinë më të madhe.

Albin Kurtit dhe Qeveria e tij, sa më parë t’i padidin Serbinë dhe kriminelët serbë

Ngritja e padisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë kinder Serbisë për gjenocidin e kryer në Kosovë dhe ngritja e padive individuale për të gjithë kriminelët që dihen dhe për rata që do të zbulohen,do të ishte satisfaksioni dhe respekti më i vogël i yni që do t’ua kushtonim,2000 trimave të UÇK-së ,të cilët e dhanë jetën e tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës që ne po e gëzojmë sot.

Do të ishte satisfaksioni dhe respekti më i vogël i yni ndaj më shumë se 15 mijë motrave dhe vëllëzërve tanë të pafajshëm shqiptarë autoktonë qe u vranë,u masakruan dhe mijëra e mijëra prej tyrë si kufoma u transportuan dhe u varrosën në varreza masive në Serbi,për t’i fshehur Serbia gjenocidale krimet e kryera në Kosovë.

Do të ishte satisfaksioni dhe respekti më i vogël i yni ndaj 1500 fëmijëve autoktonë të pafajshëm shqiptarë ,në mesin e tyre edhe fëmijë që u vranë mizorisht duke pi qumësht në gjoksin e nënave.

Do të ishte satisfaksioni dhe respekti më i vogël i yni ndaj 20 mijë motrave tona autoktone të pafajshme shqiptare,që ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë gjenocidale i dhunuan shtazërisht.

Do të ishte satisfaksioni dhe respekti më i vogël i yni ndaj më shumë se 1600 djemve e vajzave tona autoktone të pafajshme, që u rrëmbyen nga shtëpitë shqiptare në Kodovë,e që Serbia gjenocidale sot e kësaj dite nuk po e zbërdhën fatin e tyre.

Është gabim dhe mëkat i madh i pafalshëm që udhëheqësit e derisotëm të Kosovës nuk e kanë ngritur një muze të krimeve të Serbisë gjenocidale në Kosovë.

Është gabim dhe mëkat i madh i pafalshëm për udhëheqësit e deridotëm të Kosovës,që ende nuk e kanë bërë digjitalizimin e dëshmive e provave të masakrave të Serbisë gjenocidale në Kosovë.

Do të ishte satisfaksioni dhe respketi më i vogël i yni ndaj më shumë se 1 milion shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm,të cilët e morrën rrugën e eksodit dhe të vuajtjeve për të shpëtuar nga vdekja.

Bota që nuk i ka pësuar në lekurën e vet këto krime monstruoze që Serbia gjenocidale i kreu në Kosovë,niuk u besaon fjalëve,por u beson dëshmive dhe fakteve që duhet të paraqiten,e që që në Kosovë ka me mijëra fakte e dëshmi të këtyre krimeve serbe.

Esat Shala me shokë inçizoi më shumë se 2000 kaseta she video të masakrave që Serbia gjenocidale I kreu në Kosovë,që janë një dëshmi e fuqishme për dokumentimin e masakrave serbe në Kosovë,edhe për vetë fakrtin se Serbia gjenocidale nuk po e pranon asnjë krim të kryer në Koosvë.

Po të ishte dërguar padia kundër Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë,pot të ishin ngritur padi edhe kundër kriminelëve Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq,të cilët si bashkëpunëtorë të ngudhtë të kriminelit Sllobodan Millosheviq i dinë në detaje skenarët dhe planet për gjenocidin e Serbisë në Kosovë,pot të ishin ngritur paditë edhe kudër të gjithë kriminelëve tjerë serbë për gjykim në mungesë apo pa mungesë, do t’i jepnin një dimension tjetër edhe dialogut Kosovë-Serbi.

Kriminli Aleksandër Vuçiq do të ndjehej krejtësisht ndryshe po ta dinte se Kosova ndaj Serbisë dhe ndaj tij e kriminelëve tjerë serbë,ka ngritur aktpadi për gjenocidin dhe krimet e kryeranë Kosovë..

Kosova s’ka nevojë për oportunizëm dhe defetizëm,por për punë me përkushtim

Në WEB faqen e “Bota Sot” të datës 4 qershor 2023 patëm rastin të lexojmë deklaratat e Bekim Blakajt-Fondi për të Drejtën Humanitare dhe të Behgjet Shalës-Kryetar i Këshillit për për Mbtojtjen e të Drejtave dhe Lirive të të Njeriut,lidhur me gjykimet në mungesë,si edhe deklaratën e Drita Hajdarit-Kryetare e Departamentit për Krime Lufte në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Bekim Blakaj-nga Fondi për të Drejtën Humnitare deklaron se,“Mendoj se gjykimet në mungesë nuk do të sjellin drejtësi për viktimat.Prokuroria Speciale dhe Departamenti për Krime nuk kanë shumë zgjidhje për t’i proceduar të dyshuarit për krime lufte,meqenëse nuk ekziston bashkëpunimi mes Serbisë dhe Kosovës,shumica dërmuese e atyre që janë dyshuar për krime lufte,nuk janë të qasshëm për organet të drejtësisë në Kosovë.Prokuroria po tenton ta tejkalojë këtë problem përmes ngritjesë së aktakuzës në mungesë.Disa procese do të përfundojnë,mirëpo mundësia që kur të arrestohen të dënuarit në gjykimin ne mungesë,do ta kenë të drejtën e rigjykimit dhe dhe një gjykim nga fillimi, dhe nga ana tjetër edhe viktimat nuk do të jenë plotësisht të kënaqura,pasiqë edhe nëse gjykata konstaton se këta persona kanë kryer krime, ndaj tyre apo ndaj të afërmve të tyre, nuk do ta mbajnë burgun,ky është nje zhgënjim tjetër”.

Behgjet Shala-Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut,deklaron se,“Gjykimi në mungesë nuk do të prodhojë asnjë efekt juridik.Do të ngriten aktakuza,mirëpo ato nuk do të prodhojnë asnjë efeky jurIDIK,as për vktimat dhe as për ata të cilët do të akuzohen.e gjykohen në gjykatat në Kosovë.Efekti do të jetë vetëm se ata persona nuk do të guxonin të të vijnë në Kosovë.Efekte nuk do të ketë fare sepse Serbia nuk bashkëpunon,dhe nuk mund të provohen provat për të dënuar dikë,menmdoj se kjo më tepër është bërë për nevoja politike,se sa për të siguruar drejtësi për viktimat .Kjo nuk do të prodhojë asnjë efekt për të akuzurit dhe nuk do të ketë asnjë satisfaksion për viktimat të cilat me të drejtë kjërkojnë dhe mëritojnë dejtësi.Gjykimi në mungesë nuk është një procedurë e lehtë nga ana e instutucioneve të drejtësisë ,dhe se nuk mund të llogarisim në efektivitet nëse luftimi i krimeve të luftës,dënimi i tyre fokusohet vetëm në gjykimin në mungesë”.

Prokuroria Speciale e Kosovës bëri të ditur se së shpejti do të ngriten aktakuza të reja për gjykim në mungesë.

Drita Hajdari -Udhëheqëse e Departamentit për Krime Lufte në Prokurorinë Spciale të Kosovës,deklaroi se,“Gjykimi në mungesë paraqet përmbushje të të drejtave për viktimat e krimeve të luftës pasi arrihet të dokuentohet krimimi kryer”.

Ne nuk i njohim personalisht dhe s’kemi njohuri për botkuptimet e detyrat dhe obligimet që i kanë Bekim Blakaj dhe Behgjet Shala,në vendet e tyre të punës,por e kemi fituar bindjen se këta dy persona për fat të keq tonin,janë gjetur.në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar.

“Budallai duke punuar rregullisht,ia ka kaluar gjithmonë të mençurit që vetëm rrin, mendon e kujtohet”,thotë shprehja filozofike popullore.

Përshtypja që del nga deklaratat e Bekim Blalkajt dhe Behgjet Shalës,na çon drejt një logjike,që bujku nuk duheshka të mbjell asgjë,nga frika se mund të ndodh kjo ose ajo.

Ne mendojmë se bujku duhet ta lëvrojë arrën,ta mbljell farrën dhe të kujdeset me punën e tij për të marrë sa më shumë prodhime,e pastaj është në dorën e Zotit të Madhërishëem se sa fruta do te.merr.

Kjo don të thotë se institucionet përkatëse në Kosovë,duhet t’i kryejnë pa vonesë dhe me korrektësi punët dhe obligimet lidhur me padite ndaj Serbisë gjenocidale dhe ndaj kriminelëve serbe,e më pastaj të mendojmë për rezultaret,aepse edhe Serbia do të detyrohet të reformohet dhe të demoktarizohet,dhe pritet që edhe kushtet dhe rrethanat e tjera do të ndryshojnë në aspektin pozitiv.Me rëndësi është që ne t’i kryejmë punët dhe detyrat tona.

E pergëzojmë nga zemra z.Drita Hajdari-Drejtoren e Departamentit për Krimet e Luftës në Prokurorinë Speciale në Kosovë,për përkushtimin e saj dhe dëshirojmë që në institucioneet tona të kemi da më shumë përkushtuese të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat