Shqipëria nuk çlirohet nga korrupsioni pa ndihmën vendimtare të SHBA-ve - Basha, antikorrupsioni dhe proamerikanizmi

Opinione

Shqipëria nuk çlirohet nga korrupsioni pa ndihmën vendimtare të SHBA-ve - Basha, antikorrupsioni dhe proamerikanizmi

Skënder Kapiti Nga Skënder Kapiti Më 8 gusht 2023 Në ora: 13:10
Lulzim Basha

Është për t’u përshendetur fakti, se është mirë që ka media si gazeta më e madhe gjithkombëtare “BOTA SOT”, e cila mundëson botimin dhe promovimin e opinionit intelektual e mediatik gjithkombëtar; si dhe faktin tjetër se ajo është gazetë e lirë , e pavarur , si media ku ballafaqohen mendime e këndvështrime të ndryshme dhe jo politikisht të njëanshme dhe si një media e gazetë jo mercenare e politikës dhe as e parasë e korrupsionit , dhe si një media shumë e kujdeshme dhe pastër etikisht. “BOTA SOT” gazetë e promovimit të vlerave demokratike, kombëtare dhe proamerikane.

Korrupsioni në Shqipëri është bërë epidemi e rëndë jo vetëm politike por edhe sociale sa që pothuajse duket dhe jo vetëm që duket por korrupsioni funksionon si dicka normale dhe e ligjshme; si ligj, mjet, “moral” e lubrifikant për të vënë në levizje gjithë sistemin, atë: qeverisës,juridik,politik,shoqëror,ekonomik, shëndetsor, akademik, arsimor, mediatik e kulturor.Deri aty ka mbërritur puna sa që nuk beson njeri në se dikush thotë se i është bërë ndonjë sherbim nga zyrat dhe institucionet e shtetit pa paguar ryshfet.Kjo do të thotë se ligjin në Shqipëri e bën i forti, dhe ky i forti është korrupsioni dhe politika e parasë së pisët dhe e krimit të korrupsionit.

Është e vështirë dhe e pamundur që Shqipëria të clirohet nga korrupsioni pa ndihmën vendimtare të SHBA-ve në gjëndjen se si korrupsioni është instaluar dhe është shtrirë kudo në Shqipëri , ashtu sikurse që as nuk do të shëmbej komunizmi në Shqipëri dhe as në botën ishkomuniste pa kontributin vendimtar të SHBA-ve; ashtu sikurse që nuk është e sigurtë paqja dhe siguria në Ballkan dhe as në botë pa SHBA-të.

Nuk do të clirohej e të pavarësohej Kosova pa ndihmën vendimtare të SHBA-ve

Së pari, demokratë ndërgjegjsohuni dhe qëndroni pro-SHBA-ve dhe jo pas interesave të ndonjë individi të shpallur “non grata” për korrupsion nga SHBA, mbështesni alternativën e duhur antikorrupsion dhe pro-SHBA që sot për sot është Basha i cili ka mbështetjen edhe të SHBA, Britanisë e BE-së.

Pra, shqiptarët duhet të mbështeten te SHBA dhe t’i besojnë Bashës në betejën kundër korrupsionit.Ky është imperativi sot. Në vend që sot e gjithë politika opozitare të ishte e bashkuar ashtu si me 25 Prill 2021, dhe që prej asaj kohe korrupsioni i qeverisë vetëm sa është rritur, dhe SPAK po bën batërdinë me arrestime qeveritarësh,ministrash e lloj-lloj funksionarësh të rilindjes socialiste.

Foltorja për cudi të madhe nuk dëgjohet askund për të thënë një fjalë të mirë për Vetting-un dhe për SPAK-un.

Pse po qeveris akoma në Shqipëri korrupsioni?

Shqiptarët në vend që të reagojnë ashpër kundër këtij realiteti dhe në vend që të shohin e të dëgjojnë SHBA-të, në vend që ta mbështesin Vetting-un në Drejtësi dhe Vetting-un për politikën, dhe në vend që ta mbështesin reformatorin Basha dhe PD-në si e vetmja shpresë për ndryshimin, shpresë për demokracinë,për antikorrupsionin,për integrimin, por shumica e shqiptarëve sot vazhdojnë e dëgjojnë akoma cfar shpifin e intrigojnë ; dëgjojnë se cfarë sajojnë akuza e alibira, gënjeshtra e mashtrime korrupsioni, hajnija, Rilindja dhe sidomos Foltorja kundër Bashës.

Korrupsioni ,kthetrat e tij kanë kapur e paralizuar gjithcka, saqë SHBA-të përditë e më shumë po mbështesin Shqipërinë që të clirohet nga prangat e korrupsionit, me sanksionet non grata ka ndëshkuar ishkryreministrin sot kryefoltorist, ndërsa Vetting-u po e godet rëndë korrupsionin qeveritar.

Prandaj janë bashkë edhe Foltorja edhe Rilindja kundër opozitarizmit të PD-së, janë bashkë kundër Bashës sepse Lulzim Basha është partneri më i besueshëmi i SHBA - ve kundër sistemi të korrupsionit dhe kundër narkoshtetit në Shqipëri.

Shqiptarët me që janë populli më proameriksan në Botë , duhet t’u besojnë SHBA-ve dhe atyre të cilët mbështesin SHBA-të për të mirën e Shqipërisë, pra duhet t’i besojnë Bashës.

Sepse Basha sot është politikani i duhur për shqiptartët që ai të jetë Kryeministër sepse ai është politikani më demokrat, më i aftë dhe partneri më besnik i SHBA-ve, dhe politikani më i sinqertë para shqiptarëve.

Dhe prandaj edhe elita e re politike e PD-së dhe rinia demokrate e zgjodhën atë kryetar të PD-së. Këto të vërteta u takon edhe intelektualëve që t’i artikulojnë, që të shkruajnë dhe që t’ia thonë opinionit.

Nuk e di se cfarë duhet më shumë për të mësuar dhe për t’u bindur opinioni publik dhe shoqëria shqiptare për atë që është reale: se në Shqipëri është instaluar një regjim korrupsioni gjatë tërë këtij tranzicioni 30 vjecar, regjim i cili duhet ndëshkuar.

Pavarësisht se tashmë pushteti i Edi Ramës ka degraduar, ka falimentuar dhe është diskredituar nga keqqeverisja e superkorrupsioni,si qeveria më e keqe e tranzicionit e ndoshta si rast unikal europian për korrupsion qeveritar e shteteror, por ai vazhdon të qeverisë. Dhe, pse ai vazhdon të qeverisë ?

Arësyeja se pse ai qeveris është e thjeshtë. Arësyeja është bashkëkorrupsioni politik i gjithë politikës së vjetër që doli nga shtrati i komunizmit dhe që zbatoi platformën KATOVICA.

Partitë politike shqiptare janë faktorët e aktorët politik që më shumë sillen e veprojnë si armike të shqiptarëve, ato kanë ndërtuar sistemin korruptiv të partitokracive të pandëshkueshme dhe jo llogaridhënëse. Partitokracia dhe deputeto-oligarkomafia me mediat kane asgjësuar demokracinë dhe funksionimin e shtetit e të shoqërisë.

Ato i vjedhin, i mashtrojnë, i grabisin, i varfërojnë , i terrorizojnë dhe i dëbojnë shqiptarët , patriotizmin , moralin dhe vlerat nga Shqipëria. Betejat politike mes këtij llumi politik janë vetëm për pushtet, për para e pasuri, për autoritet e për paligjshmëri.

Prandaj Lulzim Basha me të drejtë e ka quajtur politikën e vjetër si “Trekëndëshi i Bermudës”

Rama qeveris derisa sa të ketë mbështetës Foltorja dhe “non grata” që janë oksigjeni “opozitar” i korrupsionit; do qeverisë korrupsioni edhe përsa kohë që socialistët me fanatizëm të vazhdojnë dhe t’i shkojnë pas një qeverie edhe antisociale(liste) e të zhytur në korrupsion e cila nuk ka asgjë me politikën, as me ideologjinë e as me programin e së Majtës politike dhe as me interesin publik e kombëtar shqiptar, gjë të cilën e thonë edhe socialistët e ndershëm nëpër kafene, sepse në strukturat e Partisë Socialiste as që guxojnë të mendojnë e jo më të shprehen kundër Ramës e kundër Rilindjes, sepse janë edhe servilë por edhe fanatik pro-Ramës ashtu si janë foltoristët dhe gazbardhistët për Berishën.

Do vazhdojë të qeveris Rilindja dhe korrupsioni derisa demokratët nuk ndahen me të vjetrën politike te tranzicionit të PD-së; derisa të ketë demokratë që e mbështesin non-gratën e korrupsionit; derisa demokratët dhe opozitarët të jenë të përcarë, dhe përsa kohë që edhe mediat manipulative dhe të korruptuara të mbështesin si Foltoren ashtu edhe Rilindjen Socialiste, pra të vjetrën politike dhe korrupsionin.

Por duhet që demokracia ta ndëshkojë korrupsionin e pushtetit,duhet t’a largojë këtë pushtet korruptiv ,por demokracia duhet të ndahet edhe nga ata që SHBA i sanksionon dhe i shpall “non grata” për korrupsion,pra duhet bërë ajo se cfarë edhe veproi Basha ndaj ishkryeministrit e ishkryetarit të PD-së.

Nuk e di se cfarë duhet të bëjë Basha që të besohet nga publiku,kur shumë më përpara publikut shqiptar janë SHBA-të dhe BE-ja që e mbështesin Bashën.

Pse qënka e thënë kështu ,që publiku gjithmonë në Shqipëri u ka besuar lehtësisht gënjeshtrave e mashtrimeve dhe pse u beson me aq shumë vonesë të vërtetave edhe atëhere kur e vërteta duket qartë sic është gjëndja e rëndë ku ka precipituar sot shteti, drejtësia, demokracia dhe shoqëria, si dhe kur duket shumë qartë dhe dihen aq mirë se kush janë shkaku, shkaktarët dhe përgjegjësit e kësaj gjëndjeje.

Rama do vazhdojë të qeveris derisa publiku të ndërgjegjsohet, dhe derisa demokratët, rinia,intelektualët dhe shoqëria t’a kuptojnë dhe ta kërkojnë e gjejnë e ta mbështesin të vërtetën, dhe derisa ata t’i bashkangjiten e t’a mbështesin atë politikë që është kundër kësaj politike të derimësotme 30 vjecare e cila premton se do bën ndryshimin dhe që jep besim e shpresë për ndryshimin.

Dhe ajo është politika e cila ka mbështetjen e SHBA-ve dhe të BE-së, ajo është Partia Demokratike dhe Elita e Re e saj e cila zgjodhi Lulzim Bashën Kryetar me 29 Korrik 2023, pasi tjetër alternativë për ndryshimin nuk ka sot për sot.

Nuk ka arësye se përse shoqëria të qëndrojë indiferente karshi kësaj të vërtete, karshi këtij realiteti që duhet ndryshuar, sepse ndryshimi vetëm për në të mirë të vetë shoqërisë është.

Nëse ka zhgënjim të madh nga politika nuk ka pse të rrish indiferent e të pajtohesh me korrupsionin , vjedhjet e zullumet e saj, por duhet të reagohet kundër saj dhe jo të marrësh rrugën e eksodit e të kurbetit.

Kjo është demokracia.

Shqiptarët kane 30 vite që votojnë të njëjtën politikë pavarësisht ciklimit e riciklimit të saj, ajo është e njëjtë , korruptive dhe antipublike.

Atëhere pse të mos reagohet e të mos ndëshkohet kjo politikë?

Dhe pse të vonohet e të mos përshpejtohet ndëshkimi i politikës së vjetër të “Trekëndëshit të Bermudës” duke ia besuar qeverisjen Elites së Re Politike të PD-së euroatlantike dhe Bashës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat